fjalë e frazeologjizma të rralla


Frazeologjizma të rralla

Kamtrupthi: Këmbëtrupthi. Thuhet për dikë që nuk tregohet i kujdesshëm dhe hyn në një problem pa e gjykuar shumë. Mos shko kamtrupthi. Filani gjith herësh kështu ka shkuar, kamtrupthim. Mos shko ku të çojnë këmbët.
Pallajermas. Nga jerm, në tym, kuturu, me përforcim emocional (si pallë). Thuhet për dikë që s’tregohet i vëmendshëm, që nxitohet. Ke shkuar pallajermas.
Çilu gjur e çilu dru: Çilu gur’ e çilu dru. Thuhet për dikë që nuk flet: Ai çilu gjurë e çilu dru. Nuk e hap gojën.
Hije e duk: Híje dūk, kllájk e trúp: Hije e duk, kllajk e trup. Kjo shprehje përdoret për të treguar dikë që në pamje është mjaft i paraqitshëm, por në fakt kur ta njohësh nga afër të lë shije jo të mirë. Ka hije (hijeshi) e duk (pamje), fuqi e trup. Për fjalën kllajk (fuqi), nuk gjejmë burim.
N’kashtë e n’kallajë / beq e zotnajë: Në kashtë e në kalli beg e zotëri. Thuhet për dikë që ka vetëm pamjen e jashtme.
Bie fjala e çet’ fjalën: Bie fjala e nxjerr fjalën. Kjo shprehje përdoret në bisedë kur dikush kërkon të ndërhyjë apo të zhvillojë mendimin sipas një teme që preket në bisedë.
E pret maj kallajë: E pret mbi kalli. Thuhet për dikë që flet pa u menduar.
Si hëxha, xhemati: Si hoxha xhemati (besimtarët). Njësoj me si peni, gëzofi.
Hasmi i kosharit: Hasmi i kosharit. Thuhet për një kafshë shtëpiake që nuk kryen asnjë pune, përkundër të ushqyerit me misër. Kjo njësi përdoret edhe për dikë që nuk kryen punë dhe vetëm ulet në sofër.
Shiçir si diç beba e m’la sahatin e unuerin, Shíçir sí díç béba e m’la sáhatin e únuerin: Shyqyr që vdiq babai e më la sahatin e unorin. Përdoret për të treguar dikë që zë ose mezi pret të zërë vendin e dikujt.
I erth n’rruk: I erdhi në rrung … për ta gjuajtur kiklën, topin. Njësoj me i erdhi në çark.
E thau n’kanar: E thau në kandar. Shprehje që lidhet me një anekdotë popullore. Dikush deshi t’i shiste lesh të lagur dikujt në pazar. I thanë atij që po e peshonte: kij kujdes, se leshi është i lagur. Dhe ai u përgjigj: nuk ka gjë, e thaj n’kanar. Thuhet për dikë që ta hedh me shkathtësi.
En kashnajk’: End kashnikë, end shajak. Thuhet për dikë që bën lëvizje të kota, lart e poshtë, që shkon e vjen si shuli ndër liq në endjen e kashnikut. Kam enë (endë) kashnajk nja dy orë dhe pastaj ika.

Fjalë të rralla

bushtaj’: Quhet kështu një vend me shkurre të dendura, që s’kalohet dot, duket pyll bushi, bushtaj.
berres: Një varre prej druri që shërben për të thyer plitat e arës. Ndoshta nga bjer e rreh.
bgjajnt’(i/e: I pistë, i fëlliqtë. Pushka në gra është pushkë e bgjajntë. S. K. i delshin rranjt’ / Se ka shtaj’ ni pushk’ t’bgjajnt’ (pop.). Më është bgjajë kryet. Në burim nga lat. paganus, pagan, i pakrishteruar. Te Buzuku: i bëgamë.
bullesk’: Një grua e shëndoshë. Në të folmet veriore: bullë: As jam bullë, po jam e kshtenë / Veç fatkeqe paskem kenë (Shkodër). Këtu, me zvogëlim.
bren’: Brenë, branë, lesë për të shkriftuar tokën e pluguar, trinë druri. Një shalcë druri druri e thurur me thupra shkoze dhe që shërbente për të thyer plitat në arat e përgatitura për mbjellje. Përd. dhe figurativisht: e ka brenuar, e ka rrafshuar këtë problem; edhe me kuptimin e ka shtypur dikë.
brezhd’: Brazhdë, brezhdë, aq ujë sa duhet për të ujitur. Njësi matëse për vaden – ditën e ujit: zakonisht një brazhdë kishte 20-24 litra ujë në sekondë: kemi shti katër brazhdë ujë për vaditje. E njëjta në burim (të dyja të ardhura nga sll.) me brazdë, brazdat, që Çabej e referon te hulli.
burosk’: Arkë në të cilën mbahej kripa. Çabej sjell formën boskë: Kral Pashiqi, kraje buroskë / Për tefna ka dalë n’Hinoskë (pop.).
bram: Çfarë mbetet në formë lënde nga shkrirja e gjalpit. Për më shumë shih edhe Çabej(234).
bulegj: Një tufë flokësh që u lihej fëmijëve në ballë kur qetheshin, kreshtë, krep. Në bulegj vihej edhe ndonjë pare apo varg me rruaza për t’i mbrojtur nga syri i keq. Çabej e afron me fjalën bele, që do të thotë nishan, shenjë.