“Një jetë maleve”, Kujtime 2, me autor Bashkim Lleshin


Në këtë libër përshkruhet aktiviteti i inxhinierit gjeolog Bashkim Lleshi në Gjeologjinë e Bulqizës në vitet 1969-1976, në fillim në Ekipin e Lurës të Ekspeditës gjeologjike të Peshkopisë e më vonë në Ekspeditën gjeologjike të Bulqizës, përpjekjet si gjeolog i ri në vendburimin e kromit të Bulqizës dhe më vonë si kryegjeolog i kësaj ndërmarje. Në faqet e këtij libri pasqyrohet puna shumë të madhe që është bërë në ato vite për kërkim zbulimin e shfrytëzimin e mineralit të kromit në vendburimet e Bulqizës, Batrës, etj. dhe mineraleve të tjerë të dobishëm në rethet e Dibrës e tw Matit. Përshkruhet jo vetëm puna e madhe e bërë në Ndërmarjen Gjeologjike nga kolektivi i kësaj ndërmarje por edhe interesimi i madh i organeve të Partisë e të Pushtetit në rreth e në qendër për realizimin e detyrave për kërkim zbulimin dhe shfrytëzimin e mineralit të kromit i cili për nga rëndësia vinte pas naftës në zhvillimin e ekonomisë tonë kombëtare.
Për të pasqyruar këtë punë të madhe autori i librit ka shfrytëzuar ditarin e tij personal duke i pasqyruar pothuajse të gjitha aktivitetet e kryera në ndërmarje e ministri, aktivet e ndryshme të organizuara nga organet qëndrore për kromin, takimet, mbledhjet e analizat e punës mujore, tremujore, 6 mujore e vjetore për realizimin e detyrave, përpjekjet e bëra në organizatat e masave të Rinisë e Bashkimeve profesionale dhe analizat e kryera në drejtori e në organizatat bazë të Partisë për realizimin e tyre, duke dhënë edhe detaje të kryerjes së këtyre aktiviteteve në kohën kur janë zhvilluar, pjesëmarrësit dhe problemet që janë diskutuar, pa shtuar dhe interpretuar asgjë, që lexuesi të marrë njoftim për punën e madhe që bëhej nga Ndërmarja e Rrethi deri në Ministri e Qeveri për realizimin e detyrave të planit të kërkim zbulimit e shfrytëzimit të mineralit të kromit dhe mineraleve tjerë të dobishëm të rretheve Dibër e Mat, si dhe përpjekjet e mëdha për rritjen e planit të prodhimit të kromit, sidomos të Minierave të Bulqizës e Batrës ku realizohej mbi 70% e prodhimit të kromit në shkallë kombëtare, i cili në vitet shtatëdhjetë i kaloi mbi 1 milion ton në vit.
Në fund përshkruhet puna e madhe e kryer në Seksionin e Industrisë në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit të Dibrës për realizimin e detyrave të Ndërmarjeve të Industrisë së rëndë e të lehtë të këtij rrethit, si dhe mbështetja e madhe e organeve të Partisë e të Pushtetit në rreth për realizimin e këtyre detyrave, duke arritur që për herë të parë në vitin 1977, të plotësohen detyrat e ndërmarjeve të industrisë së rrethit në të gjithë treguesit.