fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

Kamtrupthi: Këmbëtrupthi. Thuhet për dikë që nuk tregohet i kujdesshëm dhe hyn në një problem pa e gjykuar shumë. Mos shko kamtrupthi. Filani gjith herësh kështu ka shkuar, kamtrupthim. Mos shko ku të çojnë këmbët.
Pallajermas. Nga jerm, në tym, kuturu, me përforcim emocional (si pallë). Thuhet për dikë që s’tregohet i vëmendshëm, që nxitohet. Ke shkuar pallajermas.…

Lexo më shumë

anekdota e muajit

Shkon njëherë ndrikulla tek kumbara, ku po i ankohet se nuk shkonte mirë me njerëzit e shtëpisë.
– Kam një vëlla, kumarë, por me thënë të drejtën si vëlla të vetëm që e kam nuk po shkoj mirë hiç, nuk më respekton sa duhet dhe, e di, fajin ma ka vëllai jo kunata.
– Ndodh, moj ndrikull, ndodh, por bëj durim se ku dihet se çfarë halli ka dhe vëllai yt, – ia ktheu kumbara.…

Lexo më shumë

Plaka në bjeshkë

Legjenda e bukur e plakës në bjeshkë ka bredhur në të gjitha viset shqiptare. Tregohet në Jug e në Veri. E nuk ka se si të shpëtojë Dibra pa këtë legjendë vërtet të bukur, e cila në vetvete tregon vetë gëzimin që tregonin njerëzit për ardhjen e pranverës pas një dimri të gjatë e të ftohtë.
Tregojnë të moshuarit se në kohë të hershme dhe dimrat kanë ardhur mjaft të ftohtë, me reshje e ngrica akulli.…

Lexo më shumë

Kronikë e disa jetëve të humbura

Nga Sulejman Mato

Sapo mbarova së lexuari një libër me disa tregime befasuese dhe mendova të hedh sa më parë në letër mbresat e mia të para. Tregimet e këtij libri, siç thotë dhe vetë autori, janë mbresa të ruajtura gjatë në memorie e që na jepen me një freski dhe profesionalizëm admirues.
Libri hapet me tregimin “Kolevica kundërshton diktatorin”, kushtuar inxhinier Kolevicës, mikut tim poet, me një hije të vjetër trishtimi në sytë e tij të kaltër… Ata që nuk e kanë njohur inxhinier Petraqin, le të lexojnë tregimin e Orhan Sakiqit, i cili trajton një çast ku personaliteti i tij shfaqet në përballje me diktatorin e kohës.…

Lexo më shumë

“Një jetë maleve”, Kujtime 2, me autor Bashkim Lleshin

Në këtë libër përshkruhet aktiviteti i inxhinierit gjeolog Bashkim Lleshi në Gjeologjinë e Bulqizës në vitet 1969-1976, në fillim në Ekipin e Lurës të Ekspeditës gjeologjike të Peshkopisë e më vonë në Ekspeditën gjeologjike të Bulqizës, përpjekjet si gjeolog i ri në vendburimin e kromit të Bulqizës dhe më vonë si kryegjeolog i kësaj ndërmarje. Në faqet e këtij libri pasqyrohet puna shumë të madhe që është bërë në ato vite për kërkim zbulimin e shfrytëzimin e mineralit të kromit në vendburimet e Bulqizës, Batrës, etj.…

Lexo më shumë

SHËNIME PËR LIBRIN ME POEZI TË MIRANDA SHEHUT – XHILAGËS “KJO DHIMBJE ËSHTË IMJA”, Tiranë, 2018

Libri përmban 100 poezi në 159 faqe. Autorja shtjellon estetikisht meditimet e saj dhe ndjenjat e emocionet e saj. Libri nuk ka parathënie, siç ndodh rëndom në botime. Duket, autorja nuk ka dashur të ndikojë te lexuesi në receptivin e poezive të saj. Unë nuk jam kritik letrar. Thjesht, si lexues, do të them pak fjalë në trajtë shënimesh.
Te stili individual i aksh shkrimtari a poeti, domethënë, te mënyra si i shpreh mendimet ai, besojmë se përshfaqen veti të veçanta të karakterit të tij; p.sh.,…

Lexo më shumë

Bashkimi shqiptar në ritin e festimeve të Nevruzit

Riti…
I pari: Ata pres?
I dyti: Me kalë e me thes.
I pari: A ta pres or gegë?
I dyti: Me kalë e me shegë.
I Pari: A ta pres or toskë?
I dyti: Me kalë e me plloskë.
I pari: A ta pres?
I dyti: Preje…

Dita e Nevruzit (Jetë e re) si festë pagane, e lidhur me pranverën, me “bukoliket” dhe “gjeorgjiket”, bujqësinë dhe blegtorinë, me pemëtarinë e vreshtarinë në veçanti festohet nga banorë të krahinave të ndryshme të Shqipërisë në vlerë të kohëve të lashta mbushur me rite parakristiane.…

Lexo më shumë

Mallkimi i sheh Murat Begut

Historia që po tregojmë ka ndodhur këtu e pesqind e ca vite më parë, në fshatin e Allejbegisë. Sheh Murat begu, njeriu që ndërtoi xhaminë e këtij fshati, ka qenë në atë kohë njeri me shumë influencë, jo vetëm në fshatin ku banonte, por dhe në rrethinat për rreth. Thuhej se kishte miqësi të ngushtë me Agollet e Kërçishtit dhe me gjithë paritë e zonës dhe thirreshin për çdo sebep.…

Lexo më shumë

Një jetë që ua përkushtoi të sëmurëve

25 marsi i këtij viti erdhi tamam si një ditë pranvere, me një diell tejet të shndritshëm e me një rritje temperature. Për natyrën, vërtetë qe një ditë e bukur, por për ne dibranët që banojmë në Tiranë, e për një grup shokësh që rrinim bashkë ,erdhi si një ditë e zymtë… Në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, ndërroi jetë, në moshën 84 vjeçare, Dr.…

Lexo më shumë
1 2 3