“Kronike e jeteve te humbura” nga dr. Orhan Sakiqi


Ditët e fundit, doli në qarkullim nga shtëpia Botuese M&B,  botimi më i ri,   me titull:”Kronikë e Jetëve të Humbura”, me autor  Dr. Ing. Orhan Akil Sakiqi.
Libri përmban ngjarje të jetuara nga jeta e autorit Sakiqi, pjesë e kujtimeve të jetuara  ndër vite, që nga fëmijëria e deri më sot. Autori, ngjatjet më të spikatura, së bashku me gëzimet dhe hidhërimet e jetës, të gërshetuara edhe me hapësirat kohore,  i ka sintetizuar në këtë botim.
Renditja e tregimeve  është bërë nga autori jo duke ndjekur kromologjikisht rrjedhën e viteve, por duke i dhënë hapësirë më të gjërë, personazheve të njohura e të panjohur nga ai.Në fund të librit janë renditur disa artikuj të shkruar në kohë të ndryshme në shtypin e kohës, për të cilat z. Orhan Sakiqi i ka vendosur në libër pasi mendon se e ruajnë aktualitetin e tyre edhe sot.
Libri fillon me hyrjen nga autori dhe me parathënie nga studiuesi e shkrimtari i njohur Sulejman Mato. Libri  i dedikohet në hyrje me një fotografi të veçantë prindërve të autorit, me prejardhje nga Dibra e Madhe.  Botimi i librit “Kronikë e Jetëve të Humbura”, u mundësua nga dy djemtë e autorit Eglin dhe  Erald Sakiqi.
Dr. Ing. Orhan Sakiqi,  është anëtar i “Këshilli të të Urtëve” në Shoqatën “Bashkësia Dibrane” në Tiranë e një personalitet i respektuar i komunitetit dibran në Tiranë.  Ka botuar  mjaft artikuj problemor mbi urbanistikën dhe inxhinierinë civile urbane, në shtypin e përditëshëm dhe periodik, si dhe librat: “Gjurmët e Shallvares”-2009,  “Homazhe e Mesazhe”-2011, “Infrastruktura e Tiranës”-2014,  “Profile Kolegësh”-2017.
Për të gjithë kontibutin e tij disa vjeçar,  është vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Tiranës” dhe është dekoruar në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.
Librin mund ta gjeni duke kontaktuar me autorin, pranë zyrave të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë ose pranë librarisë së botimeve M&B, rrjetit të librarive Adrion ose libraria Art’s te stacioni i trenit në Tiranë.