Misionarja e 36 shkronjave


Ulur në karriken pranë një tavoline prej druri arre, Emria kishte mbështetur dy krahët, serioze, fytyrmendueshëm. Në dorë shtërngonte stilografin me dy gishtrinj, gadi për udhëtim në bokërrimat e brengave të kohës. Vështrimin e kishte hedhur në mur, ku qëndronte e varur në një gozhdë, fotografia e së bijës, Eradës.
Edhe pse ishin orët e vona të natës mësuese Emria, mendonte se cilat do të ishin mesazhet e fundit që do të mbyllnin dramën që po shkruante: “Ne nuk jemi për muranë”. Vërtet, bluante ajo me vete dhe sillte ndërmend, botën e madhërishme pellazgjike, kufizime trojesh, teritoresh. Kështu njëlloi hynte për të kërkuar edhe në botën e ilirëve. Por fatkeqësisht në shtigjet shpatthyme, plotë rrëpira të kohërave ne u vetmurosëm duke na dhunuar kulturën, jetën, trojet, natyrën. Gjaku ynë në dejet e kohërave kërkonte arterje të reja të zgjatueshme. Ato diku i gjenin, dikur i vetëburgosshin këtu në mes malesh me ligje të pashkruara, me kode teje primitive. E këto ligje si rriqnat në barkun e deleve rudë, herë largoheshin e herë riktheheshin me të njëjtën, egërsi e shpirtëligësi. Mësuesja e gjuhë – letërsisë, mendoi të hedh pyetjen e saj në mbyllje të dramës: “E fëmijët, përse duhet të mbyllen për fajin e ligjit të gjakmarrjes? A nuk është mbjellje krimi e psikologji terrori nëpër brezni?”
Ndërsa me shembjen e mureve e të regjimeve, fijet e brishta të jetës duheshin të bashkoheshin me shtyllat e qendresës së familjeve, fiseve, kombit. Por, jeta u trupëzua, nga rreshpet e vrullshme të kohërave të trazuara. Ndaj dramaturgja do të ulesh të shkruaj shqetësimin që brente egërsisht, mallengjyeshëm, me dhimbje therëse në shpirt, familje, fise, fshatra e qytete shqiptare: Braktisja e detyrueme e mëmëdheut, nëpërmjet gjinisë së dramës: “Ti duhet të vish, baba!” E shkruajtur me dhimbje të thella, me lotë rrëke nëpër faqe; me gjakun e zemrës, shkronjat, fjalët e fjalitë e saja të nxjerra shkulma – shkulma nga thellësite e vetëvetes dhe jetës së mijëra bashkëqyteterëve të saj. Drama u luajt nga nxansit e shkollës . U realizua më së miri artistikisht,me plotë ndjenja e mjaft prekëse, gjurmëlanse, emocionuese, drithëruese ndjenjash, për shikuesit direkt apo në ekranet e televizioneve.
E megjithatë jeta tanima në këtë qytet mbështetur në shpatet e një vargmali të mprehtë, shkëmbor, kryeneç, buzë një shtrati prroi erë ujrash minerale e mbeturinash gjithëfarëshe, nuk ndryshoi. Fatkeqësisht çifti i shkolluar në gjimnazin e këtij qyteti, në Instittin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, buzë Liqenit e pranë kalasë ilire, pas katër dhjetë vjeçarësh mësues, do të ndiqnin lëvizjet e rrathëve koncentrik të mijëra vjetëve. Për të çarë muranat e qytetit me emrin e një peshkopate mbuluar nga padrejtësitë e kohërave të pamëshirshme, tinzare, shkretuese. Por, me një piksynim atdhedashurues, me një shpirt stoik atdhetar, me një pastërti ndërgjegje e energji flakëruese: Të hapnin shkollat shqipe aty ku fisi i Etruskeve kishte ngritur qytetërimin e vetë para mijëra vjetësh, të shkëputur nga trungu pellazgo-ilir, në Peruxhia të Italisë.
Vajza Erada do t’i priste krahëhapur e gëzuar e me plotë mallëzim e gëzueshëmëri, së pari nanë Emrien e pastaj babain Adrianin, si prindër, NJËKOHESISHT krenar për misionin e tyre ma të artin, ma fisnikun, ma të guximshmin, ma atdhetarin, ma gjurmëlansin e zgjimin e një rilindje të ndjenjave arbëreshëve të rinj, të fundëshekullit të njëzetë e njëzetë vjeçarin e shekullit të njëzetë e njëtin.
E formuar në karakter të fort, këmbëngulse në vendimet e marruna, besnike e premtimit, Emria duhesh të arrinte qëllimin e saj, të ishte mëkuesja me shkronja e fjalën e amël shqipe të fëmijëve shqiptar syrgjinosur në dhe të huaj në ujëdhesën Apenine. Beteja ishte e vështirë, në takimete filluara me familjet e njohura dibrane, e jo të tilla, në qytetin e peruxhias e rrethinat e saja, në krahinën malore të Umbrias. Ajo ishte luftë idesh, konceptesh, ideologjish, bindjesh me njerëz me karaktere malsorësh, fusharakësh, një kacafytje e vërtetet. Prandaj duhesh të veprohesh e të ndërhyhesh, me një maturi e urti prej mëseusje shembullore në qytetin në një shpat mali, duke mpleksur, shkrirë në një, prirjet e psikologjinë e sejcilit prind apo çift atdedhetarësh për të arritur qëllimin final: Mësimin e gjuhës shqipe.
Me kohën ajo filloi të shkëpus nga thepat e këtyre shkëmbenjëve copëzat e saja që i duheshin për ti gdhendur me shkronjat, fjalën, artin e mësimdhënjes me kulturë, pasion, maturi e dashuri atdhetare. Në çdo takim asaj ju desh edhe të debatonte ashpër, duke iu rrëfyer ngjarje nga jeta, edhe t’iu jepte shembujt e atyre prindërve që ishin treguar të gatshëm që krahas italishtes në shkollat e detyruara italiane të mësonin në orët e lira shqipen gjuhën e prindërve të tyre, e atdheut ku nga ishin syrgjinosur.
Për të kuptuar më mirë realitetin e hidhur që gjeti ajo në Peruxhia dhe dëshirën e saj, ne po shkëpusim mendimin e mësueses misionare të 36 shkronjave Emries e cila i është shprehur mësuesit çidhnak e historianit Haki Përnezha: “Kemi fëmijë që flasin shqip, ka që nuk flasin fare, ka që duan të mësojnë dhe që nuk duan të mësojnë. Në këtë katrahure të gatuar nga politikanët tanë, çfarë të mundemi të shpëtojmë. Shifrat të shkruara nga zyrtarë italiane janë mbi 300 mijë fëmijë shqiptarë nga të gjitha trojet tona vetëm në Itali. Ka 10 mijë fëmijë të lindur në vit. Është për të vënë kujën. Trojet tona po shkretohen, por të paktën të mundohemi t’i afrojmë me gjuhën shqipe. Na beso se jemi shumë të lënduar nga ky realitet i hidhur.” ( F.B 12.04.2019)
Së bashku me të shoqin Adrianin ato nuk reshtnin në komunikime me organizatorët e kësaj fushate shqiptarizme të kohëve tona, të kësaj ndërmarrje që arbëreshët e italisë e kishin filluar disa shekuj më parë që të mësonin bashkëatdhetarëve të tyre, shkrimin e të folurën shqip, të festoni festat e tyre, të ndiqnin tradita shqiptare në të gjithë veprimtarinë e tyre si dhe duke hapur shkollat shqipe të zyrtarizuara me ligje, rrjedhoj e një kambëngulje të vazhdueshme. E njëjta dëshirë, të njëjtat ligjësi për mbijetesën e detyruar brenda një kombi tërsisht tjetër, por që fatkeqësisht pjesë e së cilës u banë në shekullin e XV dhe sot shqiptarët ka ndjekur çifti Skuka nga Peshkopia e Dibrës së poshtme.
Dhe rezultat i punës me plotë pasion e devotshmëri të çiftit Emrie e Adrian Skuka shfaqet plotë dritëe ardhmësi, rezultati: Me 8 prill 2019 hapet shkolla e pare shqipe në qytetin e Peruxhias, dhe ja se çfarë shkruan gazeta “Perugia Todey”:
“Hapja e shkollës u organizua nga bashkësia e shqiptarëve të peruxhias me nxënës, prindër dhe mesuesen e gjuhës e literaturës shqipe, Emrie Skuka. Prerja e shiritit u krye nga Presidenti i Shoqatës se Mësuesve Shqiptar në Itali Arjana Kosova, sekretari Nexhat Marku dhe kordinatori i Karitasit Maria Liza Peçeti.” Nga administrata e Komunës së Peruxhias morën pjesë Dramane Wague dhe këshillari Antonio Trakexhani.U organizua një koktei, ku nxënësit të veshur me kostume kombëtare dhe prindërit kërcyen valle popullore shqiptare.
Me studimin e saj historik “Sinoret e Luznisë” shkruesja e saj Emrie Skuka, pasqyroi historinë e një krahine me ngjarje të dhimbshme, të shumta, heroike të historisë që në lashtësi e deri në ditët tona, duke iu dhuruar studiuesve, mësuesve të shkollave e popullit luznak nje libër dinjitoz, me historinë e tyre. Ndërsa tani ajo i ka kaluar këto sinore pasi i ndriçoi e çimentoi me shkrimet e saja me veprime, kujdesime, me të ushtruarin e misionit te 36 shkronjave, duke punuar e sakrifikuar për të mbajtur të pashuar atdhedashurine, për të kultivuar tek emigrantët shqiptar, kulturën shqiptare, historine e tyre të stërlasht, gjeografine Pellazgo Iliro Albaniane, traditat, zakonet përtë mbajtura të pashuara ato ide e pikësynime të Arbëreshëve Nikoll Keta, Xhulio Variboba, Zef Krispit, Serembes, Skirios, Leonard de Martino, Jeronin De Radës, e qindrave të tjerëve që mësuan e shkruan historinë e shqiptarëve në Italine jugore e qëndrore, duke ju kënduar natyres, heroizmave të Shqiptarëve e Gjergj Kastriotit. E tani i ka ardhur rradha misionares së 36 shkronjave, për të mesuar me dashuri mesuseje, nane, patrioteje zemër zjarr atdhedashurie, të shkruajturën e të folmen shqip dhe pasqyrimin e jetës së emigrantëve shqiptar në krahinën e Umbrias, qytetit të Peruxhias e ma gjane nëpërmjet artikujve e librave të ndryshëm. Vazhdimësi kjo e natyrshme e asaj qe Emria kreu në atdheun e saj, Shqiperinë, Dibrën kreshnike.