Muharrem Gjoka, burri i mirë i Dardhës dhe Dibrës


Njëri prej djemve të mirë të Dardhës dhe Dibrës, quhet Muharrem Gjoka, njeriu që edhe pse iku shpejt nga vendlindja e tij Zall-Dardha, kthen koken pas shpeshhere dhe gjindet pranë njerëzve dhe vendit të tij. Por nuk thonë kot që mbi vështirësi, ndodh që njeriu ndërton edhe një lumturi dhe si duket rrugëtimi i tij i kahershëm, i shërbeu si një shkollë e dytë, por edhe si një trampolinë për njeriun e mirë, fisnik dhe human i cili sot gëzon respektin e të gjithëve. Muharremi lindi në vitet e luftës, më 16 qershor të vitit 1943, por siduket kjo femijëri e bëri më të fortë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, ndaj në moshë fare të re, mori “arratine” nga fshati dhe eci rrjedhshëm, ashtu si Drini plak, nëpër shtigjet dhe vendet e ndryshme të Shqiperise. Ishte fare i vogel, kur me një trastë në shpinë, ai del nga dera e shtëpise bashkë me kushurinjte e tij, Sinanin, Xhaferrin dhe Osmanin dhe niset për në “kurbetin e largët”, por brenda kufijve të Shqipërise. 16 vitet që kishte mbi supet e njoma, nuk e trembën djaloshin darnjan të guxonte për një tjetër jetë, në shërbim të familjes dhe Atdheut. Me bukën me gjizë me vete, orët e gjata të rrugës së vështirë e dërguan drejt Kurbneshit dhe më pas në Skuraj afër Milotit, aty ku ndodhej kantieri “Rruga Ura”. Kësisoj Skuraj bëhet stacioni i parë i udhëtimit të përhershëm dhe të përjetshëm, që Muharrem Gjoka zgjodhi në jetën e tij, duke afrimuar cilësi të jashtzakonshme, të njeriut punëtor, korrekt, kreativ, por edhe drejtues i aftë. Aty ai mori mësimet e para për jetën dhe jo pak por katër vjet, duket se e poqën më shpejt se vitet, që tashmë kishin shkuar tek 20-ta. Vitet e shërbimit ushtarak e largojnë prej ketu dhe mbrojtja e Atdheut e kërkon në Bilishtin e larget, në kufirin me Greqinë.
Prej aty, ai shërben syshqiponjë edhe në Poçarin e largët në Leskovik, por duke lënë gjurmët e mira të një dibrani te guximshëm e patriot dhe të një ushtari e djali të mirë. Tre muaj përpara se të mbyllte vitet e ushtrisë, ai martohet me një vajzë po kaq të mire nga familja Hyseni në Reç e cila quhej Xharie dhe do të ishte bashkshortja dhe bashkudhetarja e jetës së tij.
Sherbimin ushtarak e kreu me sukses dhe sërish do t’i rikthehej punës, aty ku e la, në këtë kantier të Rruga Urës, por që tashmë kishte një tjetër stacion, në Ndërfushas të Mirditës. Vitet e ushtrisë i kishin dhënë personalitet e duhur djaloshit dibran, që tashmë merrte përsipër edhe role të tjera të drejtimit. Në ato vite hapja dhe ndërtimi i rrugëve kishin marrë një tjetër zhvillim dhe aty vinin shumë punëtorë nga fshtara dhe qytete të vendit.
Kësisoj Muharrem Gjoka aty bashkohet edhe me bashkfshatarët dhe miqte e tij të mirë, Met Sula, Isuf Poleshi, por edhe mjaft te tjerë që erdhën nga zona e tij. Nga njëri fshat në tjetrin, si në Spaç, Shupal, Reps, Arrëz, Miliska, Fierzë, Gropa, Haprripe etj, Muharrem Gjoka stamponte çdo ditë me punën dhe sjelljen e tij, emrin e mire, duke fituar një personalitet të padiskutueshëm. Më pas në vitin 1967, cilësitë e tij dhe vrulli i punës e afirmojnë edhe në Vaun e Dejes, madje aty edhe kreu stduimet e shkolles së mesme teknikem duke rritur më shumë nivelin e tij jo vetëm professional, por edhe intelektual.
Tashme shkollimi i jep mundësinë edhe të zgjidhet në detyra të rëndësishme, duke qënë edhe drejtuesi i transporit dhe jo rastësisht ai mori përsipër mjaft punë të mira në asfaltimin e rrugëve të Pukës, Shkodrës, Kukësit, Bulqizës, Rrëshenit, etj. Viti 1979, solli një shpërblim të gjithë këtij angazhimi dhe pune titanike, duke u pozicionuar në qytetin e Laçit, ku zgjedh edhe të banojë me familjen e tij të re dhe aty vijon të jetojë e kontriboj për shumë vite. Pas viteve 90, kantieri ku ai punonte, Rruga Ura u privatizua, konkretisht në vitin 1994, por Muharremi vijoi të ishte sërish aty, si drejtues kantieri deri në vitin 2002.
Dy vjet më pas, pra në vitin 2004, ai del në pension, por kjo shkëputje, asnjëherë se ndali atë në vrullin e përjetshëm të angazhimeve dhe punëve të mira në dobi të familjes dhe vendlindjes, Dibrës dhe Shqipërisë. Muharrem Gjoka, mbetet në ajkën e njerëzve të mirë dhe burrave të ndershëm e të përkushtuar të Dibrës, që përmes punësm fjalës, sjelljes, por mbi të gjitha veprave të mëdha në shërbim të komunitetit, kanë një vend te merituar në shoqëri dhe komunitet.
Veprimtaria më e fundit në muzeun historik kombëtar në Tiranë dedikuar legjendës së burrnisë dhe mençurisë së Dardhës, Met Sula, kishte emrin, përkujdesjen dhe mbështetjen e tij, ashtu si shumë këngë dibrane të sponsorizuara, apo aktivitete bamirësie e sportive, që gjejnë gjithnjë dorën dhe zemrën e tij të pakursyer. Gazetari i mirënjohur sportiv I RTSH Defrim Methasani, organizoi pak kohë më pare në Dibër, një aktivitet dhe festë të madhe sportive.
Në udhëtimin e tij “Kthim në vendlindje”, ai kishte edhe mbështetjen dhe bujarinë e Muharrem Gjokës, që u bë krah me dhuratat për nxenesit dhe rininë e fshatit Sohodoll, por ishte edhe vetë i pranishëm, me grupin e zgjedhur dhe elitar që gazetari kish marrë me vete nga Tirana për në fshatin ku lindi, duke e promovuar më së miri atë. Ai është mbi të gjitha një prind, që ka tre trashgimtarë model dhe djem të shkëlqyer, si Lutfiun, Edin dhe Gentin, tre djem që kanë ndërtuar me mund dhe djersë biznesin e tyre dhe janë super korekt me shtetin dhe idnidividin. Prej vitesh Muharremi është edhe gjysh, sepse i gëzohet katër mbesave dhe një nipi, por mbi të gjitha është edhe një mik i mirë, që gëzon një reputacion të admirueshëm kudo, në familje, shoqeri dhe komunitet. Rrugëtimi i tij drejt Zall-Dardhes, do të vijoi përsëri, sepse një tjetër ide i ka lindur në kokë, për të mundësuar një dokumentar për familjen dhe vendin e tij, si një shërbim madhor në njohjen e brezave me origjinen e tyre dhe të parët dhe si një mesazh për ata që do të vijnë… E pra, burrat e mirë, nuk mund të bëjnë ndryshe…!

Muharrem Gjoka, i miri i të gjithëve
Enjoha vonë, por vërtet ia vlejti njohja. Muharrem Gjoka erdhi tek unë si produkt i një shoqërie dhe admirimi që unë kam për artistin e madh të këngës dibrane Qerim Sula. Fillimisht, kur vëllezërit Keta organizuan në Tiranë ndeshjen e madhe për titull Europe në boks, bashkë me Qerimin i pranishëm në ndeshje ishte edhe Muharremi, një pasionant dhe mbështetës edhe i sportit. Por së fundmi në momentet që mjeshtri i këngës vuante nga një sëmundje nga zemra, njeriu që gjindej çdo ditë dhe natë pranë tij, ishte Muharremi. Duke qenë kushëriri i Qerimit, unë njoha edhe njeriun fisnik, tashmë si një burrë që bënte diferencën dhe ishte pranë halleve të njerëzve. Në fakt kisha dëgjuar të flitej për një burrë të atyre anëve, që dhuronte shumë mirësi, edhe pse kish jetuar larg Dardhës dhe Dibrës. Por promovimi i figurës së Met Sulës, legjendës së atyre anëve ku Muharremi ideoi dhe mbështeti këtë veprimtari dhe mbështetja për Qerimin, ishin dy arsye më shumë që Muharremi të ishte më shumë pranë meje. Korrektesa, bisedat, veprat dhe mirësitë e tij, më bënë ta dua dhe respektoj më shumë, tashmë edhe si një vlerë e shtuar e Dradhës dhe Dibrës, veçmas kur dëgjoja edhe nga të tjerët të flitej shpesh për të. Së fundmi, dy nga veprimtaritë dhe eventet sportive që unë bëra për sportin, njërën në Ulqin dhe tjetrën në vendlindje, Sohodoll, me vete kisha edhe burrin e mirë të Dibrës, që nuk nguroj të bënte zakonin dhe të më nderonte më shumë miq dhe të ftuar, tashmë jo vetëm mua, por edhe traditën dibrane. Së fundmi, në vend të mbylljes, m’u kujtua një shprehje e Remarkut. Për njeriun nuk janë të rëndësishme vitet në kalendarin e jetës, por gjurmët që lë pas në rrugëtimin e saj. E pra, Muharrem Gjoka është rrugëtari me shumë gjurmë, në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, si një misionar i njeriut të punës, shpirtit human dhe ruajtjes së traditës.

Defrim Methasani