Turi i Luginës së Shërimit


Përshkrimi i shtegut turistik të Luginës së Shërimit

Lugina e ka marrë këtë emër për vlerat kurative nga shfrytëzimi i burimeve termale të Llixhave të Peshkopisë dhe pjesës malore e bjeshkës së Skërtecit, pjesë e vargmalit të Korabit.
Udhëtimi në këtë tur është 3 ditor, por mund të organizohen edhe ture një ditore. Udhëtimi ëhstë shumë interesant, ku gërshetohet bukuria natyrore kuruese e ujërave të ngrohta termale, ajri i pastër i malit, gojëdhënat dhe vendbanimet historike të vjetra dhe të reja. Ky itinerar të krijon mundësinë e qëndrimit në shtëpitë pritëse të fshatit turistik Rabdisht, një nga 100 fshatrat turstikë të Shqipërisë, ku njihesh me mikpritjen dhe gatimet tradicionale dibrane.

Shijo natyrën dhe ushqimin në fshatin e gurtë turistik të Rabdishtit

8:30 Nisja nga Peshkopia
Eksperiencë në qytetin e vjetër të Peshkopisë, ku njihesh me historinë e lashtë të qytetit, si një qendër “peshkopësh ortodoksë”. Lagjja e vjetër e qytetit me ndërtimet e saj karakteristike, rrugicat me kalldrëme dhe “pazari” të tregojnë një qytet të stilit ballkanik otoman. Vizitorët mund të shikojnë dyqane artizanale dhe punime me dorë në pazar.

9:15 Vizitë në ujërat termale të Peshkopisë
Ecje në kompleksin balnear të Llixhave të Peshkopisë dhe një njohje e shkurtër me shërbimet, trajtimet dhe historikun e kësaj qendre kurative balneare. Mund të vizitohet vaskat me ujërat termale dhe burimi i ujërave të termale.
Nga pika informuese turistike tregohet edhe “gradishta e Begjunecit”, si një pikë me rrënoja historike si dhe pjesa e livadheve të Peshkut kanë qenë qendrat e manastireve dhe kishave, nga të cilat ka marë emrin edhe Peshkopia.

9:40 Ndalesë tek mulliri i ujit të Saraçëve
Shikohet stili i veçantë i ndërtimit dhe puna që bëhet në mullirin e ujit. Shikohen burimet e ujit të ftohtë, që gjithashtu përdoren për arsye kuruese.

10:25 Vrojtim i bukurive të Luginës së Shërimit nga
“Hunda e qytetit”
Nga pika vrojtuse tek kodra “hunda e qytetit”, mund të provohen dhe shijohen bukuritë e luginës së Shërimit, burimi e ujit të ftohtë (izvori), dhe pamja e fshatrave të Bellovës, Cerjanit dhe Rabdishtit.

10:30 Ecje tek “Lugu Arushës”
Lugu Arushës është një nga kanionet e përroit të Rabdishtit. Pyjet e bukura të Boravikut me përbërje gipsi e shkëmbinj janë një mjedis i përshtatshëm për faunën e egër. Për shkak të burimeve ujore, legjenda tregon që arrinjtë vijnë nga mali për të pirë ujë dhe prandaj e ka marrë edhe këtë emër.

13:00 Dreka është e paketuar dhe marrë me vete

14:30 Ecje në plantacionet dhe agro-ferma në Rabdisht
Vizitorët mund të shikojnë plantacione me mollë, ara të mbjella me patate, tipike të zonës. Në horizont shihet gjithë lugina e Shërimit.

15:30 Vizitë në fshatin e gurtë të Rabdishtit
Fshati është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. Pozicioni malor, dhe stili i ndërtimit i gjithi me gurë si dhe rrugicat e shtruara me kalldrëm, i japin pamjen dhe emrin fshatit si “fshati i gurtë”. Vizitorët shikojnë dhe prekin me sytë dhe duart e tyre jetën tipike të fshatit.

16:30 Akomodimi te shtëpitë pritëse.
Darkë tradicionale familjare
Rekomandohen për shtëpi pritëse
Sabri Shahini 0695114003/ 0683240675 guesthousesabriu@gmail.com

Fitim Goleci 0696429888
guesthousefitimgoleci@gmail.com

Ngjitje dhe ecje në Bjeshkën e Rabdishtit

8:00 Mëngjesi ke shtëpia pritëse

9:00 Vizitë në Bjeshkën e Rabdishtit
Ecje malore e moderuar në këmbë dhe për çantat përdoren kuaj ose mushka. Rrugës për në bjeshkë peizazhi është shumë i bukur, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik. Udhëtimi zgjat 3.5 orë.
12:30 Dreka është e paketuar dhe marrë me vete

16:30 Vizitë në fshatin Zagrad
Fshati Zagrad ka një peizazh të bukur rrëzë malit të Skërtecit, nga i cili ka marë edhe emrin si Guri i Zi. Shtëpitë janë prej guri dhe rrugët me kalldrëm.
Shtëpitë e pakta në numër kanë bagëti të imta, bletari, dhe shquhen për pataten.

16:30 Akomodimi tek shtëpitë pritëse
Xhevit Feta 0682338056
19:00Darka në shtëpinë pritëse

Turi i qytetit të Peshkopisë

8:00 Mëngjesi ke shtëpia pritëse

9:00 Ecje në monumentet e kulturës
dhe natyrës së Bellovës
Një peizazh i mrekullueshëm i grykës së malit të Skërtecit të ofron natyrë të mrekullueshme, ku legjendat dhe monumentet e natyrës ndërthuren me njëra-tjetrën. Vizitohen rrënojat parahistorike të “Kepit të Qytetit”, një vendbanim i hershëm arkeologjik, shpella e Bellovës, një monument natyre, si dhe burimet ujore të Bellovës, një hidromonument i natyrës.

12:00 Dreka në Peshkopi
Restorant “Natyra e qetë” në lagjen Llixha, Restorant EIBA tek lagja e vjetër ne Peshkopi, Restorant “Kica”, ose Restorant “Zerja” në kodrat e qytetit.

14:00 Turi i qytetit të Peshkopisë
Fillon në lagjen e vjetër, ku vizitorët njihen më historinë e vjetër të lagjes, te godina e bashkisë Dibër, ish godinën e vjetër të bashkisë së parë të qytetit, që daton në vitin 1920. Pastaj vazhdon në bulevardin kryesor të qytetit. Ecje përgjatë bulevardit dhe vizitë te Zyra e Informacionit Turistik, ku mund të njihen me atraksionet turistike të Dibrës dhe të blejnë suvenire të ndryshme. Një qëndrim para bustit të Skëderbeut, i cili, ndryshe nga qytetet e tjera, Skënderbeu është në këmbë dhe pa përkrenare, duke qenë se ai është bir i Dibrës. Ndalesë te muzeu i qytetit të Dibrës, ku janë pavijonet e arkeologjisë, etnografisë dhe historisë.

16:00 Kafe ose birë në një nga baret e shëtitores

16:30 Vizitë në lagjet e qytetit
Vizitorët njihen me ndërtimet karakteristike të qyteteve në kohën e komunizmit dhe organizimin social dhe shoqëror. Vizitojnë një qendër të fortifikuar si dhe stadiumin e qytetit.

17:00 Akomodimi në hotel
Sugjerohen:
Guest House “Konaku” 0692053492
hsalkurti@gmail.com
Agro-turizëm Dashe Zerja 0699377337 fabianzerja@gmail.com
Guest House “Uka” 0673625835 udhetomegresin@gmail.com
Kampingu “Kapxhiu, Peshkopi”
069-2258182 campingpeshkopi@gmail.com
Hotelet e qytetit
Adresat i gjeni tek www.visitdiber.al
19:00 Darka
Rekomandohen larmi darkash si ne restorane dhe darka familjare.