Ramadan Perhati, luftoi si spartan, jetoi si skllav


Të shkruaj për profesor doktor Ramadan Perhatin nuk është e lehtë, sepse është personalitet i shumanshëm.
Shkak për të shkruar u bë vendimi i Këshillit Bashkiak të Dibrës, i cili me datë 30 prill 2019, me 17 vota pro, i akordoi Titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontribut të shquar si inxhinier, kryeinxhinier i Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve të Naftës dhe Drejtor Drejtorie të shpimeve të naftës i metodave të reja e bashkëkohore në kantiere”.
Ramadani ka lindur në Qafë Murrë me 20 janar 1930 në një familje me tradita të vyera dhe fisnike.
Ishin këto virtyte që ndikuan në formimin e këtij djaloshi 14 vjeçar dhe ndjenjat e atdhedashurisë që vetë i dyti, së bashku me Mustafa Bibën, rrokën armët, pushkët me gjalma të dhuruar nga prindërit e tyre, dhe u rreshtuan në formacionet e Brigadës 18 Sulmuese.
Luftoi deri në Jugosllavi për çlirimin e vendit.
Ramadani vazhdoi studimet në shkollën “Skënderbej” me vitet të përshpejtuara dhe atë të maturës e kreu në liceun e Shkodrës. Ndërsa arsimin e lartë e kreu në Moskë në Institutin IM Guplim të naftës.
Diplomimi i tij u shoqërua me Distinktivin e Argjendtë, dhënë nga Ministria e Arsimit të lartë të Bashkimit Sovjetik.
Me t’u kthuer në atdhe, emërohet specialist në komunitetin gjeologjik shtetëror të naftës, pastaj në ndërmarjen e shpimeve të naftës në Patos, ku kreu detyra të rëndësishme si inxhinier i thjeshtë, kryeinxhinier, drejtor i drejtorisë së shpimeve të naftës.
Për punë të palodhur shkencore është vlerësuar me tituj e grada shkencore.
Por kaleidoskopi i profesor Perhatit i thelloi dijet, duke botuar tekste, manuale në revista prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.
Ka mbajtur kumtesa në simpoziume, ka botuar monografi, “Zjarre e Fontana”, “Unë kamikaze naftëtare dhe Ministri”, “Një jetë për arin e zi”, e shumë artikuj në shtypin periodik e leksione në auditore studentësh.
Jo pa qëllim e titulluam “Luftoi si spartan”, sepse diktatura, pavarësisht vlerave, ia ndërpreu në mes mundësinë për të investuar për atë që studioi e punoi.
Në vitin e mbrapshtë 1975, Partia e Punës ndërmori shpartallimin e punës armiqësore në naftë, për të cilat u dënuan deri në masa kapitale.
Por për inxhinier Ramadanin nuk u gjet asnjë provë që të dënohej me heqje lirie,por dallga për ta dënuar profesor Ramadanin, njeriun me vlera, e dënon të punojë direkt si punëtor sondist, punë me turne e vështirësi, pavarësisht moshës e meritave. Ai, siç thotë dhe vetë, e ndjente veten të distancuar nga ish bashkëpunëtorët, madje edhe në radhën e bukës i rrinin larg si armik i Partisë.
Jo vetëm ai, por edhe bashkëshortja, prof.Nezihaja, u dëbua në fshatrat e Fierit, duke dhënë mësim për edukimin e brezave.
Ramadani, edhe pse në pension, nuk pushon së shkruari, duke qenë aktiv si në jetën shkencore,shoqërore e kudo, për të dhënë kontributin si intelektual.
Do të ishte e tepërt të përsëritnim punën vetëmohuese të këtij njeriu me tipare që brezat e rinj kanë se çfarë të mësojnë.