Dy martirë të lirisë – Ali Pustina i Dibrës së Madhe dhe Haxhi Mehmet Alcani i Çermenikës


Ali Pustina nga Dibra e Madhe ka qenë i njohur si organizator dhepjesëmarrës i kryengritjeveantiosmane dhe antiserbe të zhvilluara në fillim të shekullit të 20-të në trevat e Dibrës, Çermenikës dhe Gollobordës.Aliu ka lindur në vitin1885 në familjen e njohur Pustina të parisë së Dibrës së Madhe.Babai i tij, Nuredin (Nurçe) Pustina ishtenjë figurë e njohur dhe prijësi kryengritjeve antiosmane në trevat e Dibrës dhe më gjërë.
Ali Pustina ishte antar i Klubit atdhetar “Bashkimi Dibran”,i themeluar në Dibër më 26 dhjetor 1908, i cili synonte mbështetjen dhe përhapjen e kulturës, gjuhës shqipe, si dhe organizimin e një kryengritje të armatosur antiosmane, me qëllim zgjimin e ndjenjave kombëtare, mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si rezistencë ndaj pushtimit të gjatë shumëshekullor otoman.(H. Stërmilli: “Dibra në prag të historisë”, Tiranë 1940).
Në vitin 1908, gjenerali turk Durgut Pasha, ishte dërguar në Shqipëri për çarmatimin e kryengritësve dibranë. Me të mbërritur në Dibërtë Madhe, Pashai turkurdhëroi menjëherë burgimin e parisë sëqytetit. Një nga të ndaluarit ishte Ali Pustina, i cili ishte iakuzuar nga turqit se bënte propagandë kombëtare, përhapte libra shqip dhe armatoste popullinme armë(T. Toçi: Revista “Shqiponja Arbnore”, 1943).Pas arrestimit, Aliu u dënua me vdekje.
Terenc Toçi(1880 – 1945), shkrimtar dhe publicist i njohur me origjinë arbëreshedheish-Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë në periudhën e Monarkisë së Mbretit Zog I, nërevistën e botuar prej tij,“Shqiponja Arbnore”, ka përshkruar një episod interesant, i ndodhur mesAli Pustinës dhe Durgut Pashës,që flet për zgjuarsinë,qëndrimin heroik dhe karakterin krenar tëdibranit trim:“Durguti, – shkruan Toçi, – para se të vërtetonte dënimin e të urdhënonte vdekjen e Pustinës, e thirri të dënuarin i cili ishte mveshun me teshat kombëtare dhe mbante mbi kokë fesin e bardhë shtrembtas, gati tuj mbulue njërin sy. Ay e kqyri pak gati me nënqeshje, por mandej ia plasi: “E qysh guxon ti or dreq, me u paraqit para mejet me ksulën mbi sy?” Pustina me një gjak të ftohtë të çuditshëm u gjegj: “A keni punë me mue, a me ksulën time”. E tuj kenë se Pasha i idhnuem i urdhnoj rreptësisht me e hjek kësulën, i dënuari ja priti: “Asht zakon i shqiptarëve me e mbajt në këtë mënyrë kësulën, e prandaj kjo kësulë ka me ndërrue vënd kur ka me u rrzue koka ime”. Durgutit… i bani përshtypje tërheqëse guximi përbuzës i një njeriu që ishte mbi prakun e vdekjes, dijti pastaj me e mbajtë hidhërimin, i ra me dorën e djathtë mbi shpatulla Pustinës dhe i tha: “Mbaje si të duash, or arnaut, kësulën tënde. Sjellja jote është e një njeriu të egër, por tregon trimni, prandaj un po të fal jetën e të çoj në Anadoll, n’internim të përjetshëm”.(Toçi, 1943).Dyditë pasi Pustina ishte nisurnë internim nën një ruajtje të fortë, shkruan Toçi.Në rrugën ndërmjet Strugës e Dibrës së Madhe, me një “dhelpëni malsorësh”,Aliu u iku ushtarëve dhe doli në mal. Pas kësaj Durgut Pasha ia dogji shtëpinë dhe ia internoi familjen në Manastir(Toçi, 1943).Pas arratisjes nga taborri i Turgut Pashës, Aliu strehohet në Neshtë, në shtëpinëe mikun e tij Haxhi Mehmet efendiut, ku qëndroi rreth 4-5 vjet (Almeta, 2004).
Në qytetin e Dibrës së Madhe ushtronte detyrën e tij si klerik i fesë myslimane (hoxhë) Haxhi Mehmet Alcani (1860-1915) nga Neshta e Çermenikës, Ali Pustina ishte njohur me klerikun Haxhi Mehmet Alcani, me të cilin kishin qenë të lidhur me një miqësi të ngushtë familjare.Haxhi Mehmet efendiu zhvillonte në fshehtësi një aktivitet të rëndësishëm patriotik.Ai ishte antar i Klubit patriotik “Besa” të Dibrës së Madhe dhe antar i Komitetit të Fshehtë të këtij qyteti.Në vitin 1909 Nuredin Pustina me djalin dhe të afërmit e fisit të tij, Sefedin Pustina, Shaqir Pustina, Ali Nuredin Pustina, Ibrahim Pustina, si dhe miku i familjes, Haxhi Mehmet efendiu, zgjidhen delegatë në Kongresin e Dibrës, të cilin atdhetarët shqiptarë e shndëruan në një arenë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar dhe të luftës kundër reaksionit xhonturk (F. Daci: Pesë vilajetet drejt Dibrës së Madhe të Kongresit”, Gazeta “Republika”, datë 15.05.2009; Xh. Almeta: “Çermenika-1. Përmbledhje studimesh”, 2004, faqe 35-36).
Në prag të Luftës së Parë Botorore (1912), kur disa krahina të Shqipërisë verilindore po kërcënoheshin të pushtoheshin nga ushtria serbe,Ali Pustina dhe Mehmet efendiu organizuan së bashku në krahinat e Çermenikës dhe Gollobordës rezistencën antiserbe. Me inisiativën e Haxhi Mehmetit u organizua në Lunik,në shtëpinë e Tales, një takim shumë i rëndësishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa fshatrave të Çermenikës dhe Dibrës, si H. Mehmet Alcani (Neshtë), Ali Pustina (Dibër), Destan Leka e Murat Kaca (Zdrajsh), Mustafa Shera e Xhelë Gjata (Prevall), Selman Albrahimi (Lunik), Hoxhë Moglica e Ethem Hasa (Llangë-Dibër) etj., meqëllimi shfuqizimine administratës turke në Shqipëri dhe organizimin e rezistencës luftarake kundër pushtimit serb (Alcani, Cysa: “Neshta e Çermenikës”, 2018, faqe 58).
Mbi 20 mijë forca serbe, nën komandën e gjeneralit Matoviç, u futën nëpërmjet trevave të Dibrës dhe Strugës për në territoret e Shqipërisë verilindore dhe qendrore. Haxhi Mehmet Alcani dhe Ali Pustina u bënë thirrje burrave të Çermenikës, Martaneshit dhe Gollobordës përmbrojtjen e trojeve të tyre dhe zhvillimin e luftëssë armatosur kundër pushtuesit serb. Nga Çermenika u mobilizuan mbi 300 burra të armatosur, të cilët u nisën në drejtim të Përrenjasit e Qukësit, për t’i dalë përpara ushtrisë serbe(Alcani, Cysa: 2018).
Ali Pustina kishte organizuar malësorët e Gollobordëskundër serbëve.Në vitin 1915, gjatë luftimevenë fshatin Okshtun të krahinës së Gollobordës,Ali Pustinau vra.Në lidhje me vrasjen e tij, Luan Pustina, nipi i Aliut, shkruan: “Ali Pustinën e vranë në pabesi ushtarët serbë, të cilët hapën fjalë se do ta çonin për ta gjykuar për kryengritjet që kishte bërë kundër Qeverisë serbe. Rrugës, në të dalë të fshatit, ata e vranë dhe e lanë ashtu të shtrirë të pakallur në dhe.Pasi lajmi i vrasjes së tij mori dhenë, erdhën fshatarët e Okshtunit të cilët e morën kufomën e tij dhe e varrosën aty ku u vra, pak hapa më poshtë rrugës këmbësore që të shpie në Okshtunin e Madh”.Lajmi i vdekjes së Aliut, shkruan nipi Pustina, u çua që atë ditë në qytetin e Dibrës së Madhe, por autoritetet serbe nuk e lejuan familjen e tij që të hapte mortin në shtëpinë e tyre. Pas këtij urdhëri familja dhe të afërmit u mblodhën fshehurazi dhe e qanë atë në fshatin Kllopçisht, por dhe aty gratë nuk mundën ta qanin dot sipas zakonit,pasi ishin nën survejimin e autoriteteve serbe.“Pasi u krye ceremonia e varrimit të Aliut, – shkruan L. Pustina, – okshtunasi Ram Hoxha, i rregulloi varrin dhe mbi të shkroi një epitaf, në të cilin thuhet: “Jam Ali Pustina nga Dibra e Madhe. Vëllezër o trima, kam një lutje të madhe, këtej kur të kaloni, ju lutem udhëtar, vëllezër o shqiptar, shpirtin të ma gëzoni, fatiha këndoni, Barbarit të Serbisë mallkime t’i thoni”.
Fshati Okshtun e quante varrin e Aliut si“varr të mirë” dhe fshatarët shkonin atje për pelegrinazh.Për të përjetësuar emrin e A. Pustinësnë kujtesën e banorëve të asaj treve, Hysen Kodra (babai i dëshmorit Siri Kodra) i vuri një shkolle fshati në krahinën e Gollobordësemrin “Ali Pustina”,i cili ishte njëvlerësimilartë që banorët e Okshtunit të krahinës së Gollobordës i bënë Ali Pustinës.Pas vdekjes sė Ali Pustinës dhe pushtimit të qytetit të Dibrës së Madhe nga ushtria serbe, familja Pustina, për t’i shpėtuar përndjekjeve të regjimit serb, u shpėrngulën nga Dibra dhe u vendosën në qytetin e Tiranës, ku jetojnë ende edhe sot e kësaj dite.
Në maj të vitit 1915, Haxhi Mehmeti u gjend përkrah luftëtarëve çermenikas, martaneshas, shëngjergjas dhe stërblevas.Ai mori pjesë me armë në dorë në luftimet kundër serbëve në Qafën e Prevallit.Ata u ndeshën trup me trup me armiqtë, në një betejë të përgjakshme e të pabarabartë.Gjatë luftimeveHaxhi Mehmeti u plagos rëndë. Ai kapet rob nga forcat serbe, të cilët e dërgojnë në shtabin e tyre.Ushtarakët e lartë serbë i kërkuan Haxhi Mehmetit t’iu bënte thirrje çermenikasve për ta pushuar luftën, që serbët t’a kishin më të lehtë të depërtonin në Elbasan dhe Tiranë.Haxhi Mehmeti nuk pranoi.Serbët e torturuan në mënyrë çnjerëzore, deri sa vdiq (Almeta,2004). Banorët e fshatrave Prevall dhe Lunik e varrosën në “Qaf’të Pravallit” dhe ai vend edhe sot quhet “Vorri i Hoxhës”.Pasardhësit e H. Mehmet Alcanit, pas kërkimeve të shumta ndër vite, identifikuan vendin ku ishte varrosur gjyshi i tyre.
Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorëve të Atdheut, me Vendimin Nr. 662, datë 27.06.2013, e shpalli Mehmet Sali Alcanin “Dëshmor i Atdheut”.Më 30 maj 2019, Qarku i Elbasanit dhe Bashkia e Librazhdit,organizuan ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Deshmorit të Atdheut, Haxhi Mehmet Alcani, të cilat u vendosën për t’u prehur përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Librazhdit.
Kur do të shpallet Dëshmor i Atdheut martiri dibran i Lirisë Ali Pustina?