fjalë e frazeologjizma të rralla


Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri,
Botimet M&B, Tiranë, 2016.

Frazeologjizma të rralla

♦ Kaç e fugj: Kafsho e hidh. Thuhet për dikë që nuk kursen, që shpërdoron, që është dorëlëshuar, por edhe kur dikush punon keq: E kishte ba kaç e fugj.
♦ Deri n’t’rrefme t’pushk’s: Deri sa rreh pushka, deri ku qet pushka. Përdoret për të treguar një distancë deri 500-600 metra.
Kraje polic e bith’ magjer: Kryet polic e bytha gomar. Thuhet për dikë që ka çrregull të dukshëm në veshje.
♦ Kallaj pa nishadër: Një zgjidhje e shpejtë, e përkohshme , jo e qëndrueshme, jo e sigurt. Kallaji i vënë pa pastë (nishadër) nuk qendron gjatë në enë.
♦ Bejë e gjer: Mbaj e sill, por dhe mbaj e bjer. Përdoret për të treguar momentin kur dikush rreh dikë pa pushim. Fjala gjer, përdoret në dy kuptime: bjer-i, me i rënë dikujt, dhe kuptimi i dytë, sill – me prurë, me e ngritë më këmbë.
♦ Rref e shtajp’: Rrih e shtyp, dhunë. Përdoret për të treguar se dikush i është nënshtruar një dhunë të vazhdueshme. Vajza nuk mundi të durojë dhe iku. Rref e shtajp, rref e shtajp çdo ditë.
♦ Ra e diç: Vdiq aty për aty.
♦ E dhan’ e zotit: Thuhet për dikë që ka ndonjë të metë trupore: ia ka dhanë Zoti.
♦ Fap e fap: Onomatope: Lidha çenin ham-ham/ Dy pordhë pam-pam.
♦ Fat gjur e beft kacup: Përdoret me kuptimin: shumë i pafat.
♦ Krajet xhëk e menen carrok: Koka xhok – bardhë (me thinja, bardhë si gjogu), mendja carrok – fëmijë. Përdoret me kuptimin burrë i thinjur, me mendje fëmije.
♦ Zehesh n’petulla: Zihesh në petulla. Thuhet për dikë që është i egër, i sertë në komunikim. Zihesh kur nuk e pret, duke ngrënë petulla.
♦ E bam’ kal’: E bamë kalë. Përdoret me kuptimin: ramë në ujdi, e bindëm dikë, e detyruam të pranojë. Mezi e bamë kalë me shkue.

Fjalë të rralla

► ç’nrak: Ai rrinte ç’nrak. Qendrim jokomod.
► çakrravaj’: Sende të ndryshme shtëpiake, të imëta.
► ç’naj’: Çini. Enë në formën e pjatës prej tunxhi. Enë e ardhur nga Kina, çini, kineze.
► çësnar: Quhet trau që vihet nga kulmi i çatisë drejt e në qoshe të saj. Trau i qoshes, qosnar, çësnar.
► çajç: Quhet majuca e opingave, pjesa e mbledhur para gishtit të madh të këmbës. Çyq-i, pjesa kyç. Me këtë kuptim: tyta e armës apo edhe buza e ibrikut. Çajçi i pushkës i zinte në tokë. Më është grisur çajçi i opegës.
► çiçevetëm: Vetëm, vetëm si qyqe, qyqevetëm. E njëjtë me fillikat te Çabej.
► çfetër: Boçja e gështenjës, pjesa gjëmbore.
► çohet: E njëjtë me ndërzehet te Çabej. Çohet gjendja e afshit tek bagëtitë; Çabej e quan të ethurit, gjendja biologjike e çiftëzimit. Pas çiftëzimit vjen faza e vëzhgimit nga blegtorët, për të vërejtur nëse mbajti ose jo bagëtia. Nëse bagëtia brenda tre javësh nuk kërkon të çohet sërish, thuhet se ka mbajtë. Përdoret dhe me kuptim konotativ, për të treguar persona që merren shumë njëri me tjetrin.
► çirak: Në burim, nga turq. çirak, nxënës, shegert. Fjalë e njëjtë me çka shkruan Çabej. Në të folmet e zonës fjalës i është shtuar kuptimi u rehatua, u kënaq: E bani Zoti çirak. Merre, u bëfsh çirak! Edhe në frazeologji: Ja çirak, ja çipllak.
► çigene: Grua e përdalë, kurvë. Përdoret vetëm për gjininë femrore. Oj filane, oj çigene / Hullu, hullu pak tetene (këngë), sipas nesh: Oj filane (emri), oj cigane / Afrohu, afrohu, më këndej. Tetene, tetëhe (për këtu), tetene, me zgjerim.
► çethun: Njëllojë me të ngjethur, të rrënqethur. Drithërima nga të ftohti, nga ethet, nga emocione të forta. Për më shumë shih edhe tek Çabej.
► çenth’s: Njësoj me klisheza te Çabej për qejzit e thojit. Më kanë dalë çentha (spicat e thonjve).