Shqiponjat


Shqiponjat – Roman
Cyzia Zykë
Titulli në origjinal:
C. Zykë, Les Aigles
ISBN 978-2-268-03713-4
© 2000 Editions du Rocher
Jean-Paul Bertrand
© 2019 për botimin në shqip
Botimet M&B
Përktheu: Genc Kamberi
Redaktor: Enver Hysa
ISBN 978-9928-256-76-8
Faqe: 320
Çmimi: 1000 lekë

Është e rëndësishme të njohësh origjinën tënde.
Diktatura paranojake e Enver Hoxhës vonoi takimin tim me
tokën ku lindi im atë.
Ishte 1990-a kur për herë të parë shkela tokën shqiptare.
Shqiponjat është një roman.
Personazhet janë të frymëzuar nga persona që kam takuar.
Veprimtaritë e paligjshme që kam përshkruar, kanë ekzistuar.
Të gjitha vazhdojnë të ekzistojnë dhe sot.
Faktet historike që kam përmendur janë të vërteta.
Me Shqiponjat, unë mbyll portën e aventurës sime të gjatë
sentimentale me Shqipërinë.
Cizia Zykë

***
Cizia Zykë është aventurieri i fundit i shek. 20-të. Ai vjen si kërkues i arit me librin “Oro”, si kontrabandist me librin “Saharaja”, si gangster me librin “Parodia” dhe si romancier i suksesshëm me librat “Paranoïa”, “Fièvres”, “Alixe”…
Ky njeri u nis në kërkim të rrënjëve të tij: Shqipërisë, Tokës së Shqiponjave. Po takimi me të nuk i eci mbarë. Kur po përfundonte xhirimin e një filmi dokumentar, Cizia Zykë akuzohet për spiunazh dhe kontrabandë veprash arti. I fshehur si refugjat në Ambasadën e Francës në Tiranë, ai u largua me ndihmën e Quay d’Orsay-it.
Shqiponjat janë ata që ai kishte ndeshur gjatë peripecive të tij. Burra të tmerrshëm që një diktaturë e hekurt i kishte bërë si të marrë. Dinoja, ndërmjetësi i mallkuar, Skënderi, vrasësi me buzëqeshje prej engjëlli, Bunki, varfanjaku dhe Dhimitri, financieri i pamëshirshëm.
Shqiponjat janë burrat dhe gratë që gjatë 50 viteve ishin mbyllur në kafaz e që u hodhën në Europë në vitet ‘90.
Shqiponjat janë 3 milionë qytetarë të rrënuar që e plaçkisin vetë vendin e tyre.
Një roman realist e autentik. Katër fate të tmerrshme që dëshmojnë egërsinë dhe vetminë.
Si Shqiponjat. Nga i madhi, shumë i madhi Zykë.