Homazh për shkencëtarin dhe studiuesin prof. dr. Agim Pirdeni


Ishte lajm i hidhur ndarja nga kjo jetë e një tjetër biri të nderuar të komunitetit dibran të Tiranës, të një personaliteti të veçantë të fushës së paleontologjisë Shqiptare, Prof. Dr. Agim Pirdeni.
Shkencëtari Agim Pirdeni rrjedh nga një familje e nderuar me prejardhje nga Dibra e Madhe, ku prindërit e tij, si pasojë e genocidit sllav, largohen nga Dibra e Madhe në shtatorin e vitit 1913 duke u vendosur përfundimisht në Tiranë.
Agim Pirdeni, ka një kontribut gati 50 vjeçar në fushën e shkencës së gjeometrisë, zbulimeve dhe të paleontologjisë urbane. Ai hodhi themelet e kësaj shkence, duke kryer studime në çdo cep të Shqipërisë, duke përgatitur breza të shumtë studentësh e duke udhëhequr disertacionet dhe tezat e tyre.
Ka shkruar një serë artikujsh shkencor e akademik, mbi shkollat e larta, si “Paleontologjia dentare në vitin 1987”, “Paleontologjia urbane”, studim mbi “Mikrofaciet dhe foraminiferet bentonike triasike ne Albanide”, 1988 etj.
Ai mbylli sytë në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten Ermira Pirdeni dhe dy djemtë e tij. Trupi i tij u varros me të gjitha nderimet në qytetin e Riminit, Itali, më 28 korrik 2019 nga bashkëkombas, miqtë dhe të afërmit e tij.