Do t’i marrësh me vete apo do t’i lesh këtu


Në kohën e Zogut, një qeveritar i rangut të lartë shkon në një fshat të Dibrës dhe pyet se si silleshin nëpunësit e qeverisë me popullin e rrethit. Selim Mandri, një plak i zgjuar dhe i guximshëm, i drejtohet qeveritarit të ardhur:
– A do t’i marrish me vete këto nëpunësit që na ke sjellë apo do t’i lash këtu?
– Jo, do t’i la këtu, – foli pushtetari.
– Atëherë, boll burra të mirë janë! – foli Sela.
(Marrë nga libri Gurrat e Korabit)