Mësuesja që shkruan poezi…


Në qytetin verior të Bulqizës mësuese Barie Çupi e njohin të gjithë, simësuese e përkushtuar pas gjuhës frënge, lëndë të cilën e jep në Shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, por nxënësit dhe kolegët e saj e njohin dhe si një poete, mbasi herë pas here publikon poezi në rrjetet sociale.
Pasioni i saj për gjuhën e letërsinë, leximin por edhe të shkruajë e ka shoqëruar që në shkollën e mesme por edhe ne studimet universitare… Poezia e mësuese Barie Çupi vjen natyrshëm, e shkruar bukur e me frymëzim.
Poezia e saj vlerësohet nga lexuesit e saj, por edhe nga kolegët dhe krijues të njohur ku te poezia kanë gjetur brumin poetik që autorja ka ditur ta gatuaj bukën e mirë në magjen e sajë të krijimit artistik. / ILMI DERVISHI

Poezi nga BARIE ÇUPI

NATË ËNDRRIMTARE

Në qiellin mister,
ku yjet flenë,
përkundet e heshtur
nata ëndërrimtare.
Hëna puth ballin tënd butësisht,
dhe trupin tënd zbuluar,
puth ajo në mënyrë tinzare.

AKREPAT E ORËS

Akrepat e orës ,
nuk ndalen as në natë,
si korale syçkat e tua shkëlqejnë.
Zemra jote e brishtë,
dridhet në mëkat,
ëmbëlsisht buzët,
psherëtimat,
sekretin veç qiellit ia rrëfejnë..

Pendesë…

Në minuta shkruar dashurinë
lumturi
ankth
pengje
nga xhepi mushkërive dalin..
Në cigare djegur mërzinë
hiri mbetur
ndez e shuan mallin…

Makth…

Rrëmbemë i thash’ detit
shpëtomë
nga kjo tokë plehrash
dërgomë larg të lutem
shoqëromë
në pafundësi detrash
ngushëllomë
t’i përgjum ca makthe
që m’kan’ ngulur kthetrat
Merrmë o det
trupin ma streho
shpirtin lërma jashtë
ne qiell ma dërgo.
Atje tej çomë
zhytmë tutje thellë
dallgët e gufosura
m’i kthe në varrezë.

Zemër e thyer…

U thye ajo përsëri
ashtu si qelqi
u thërrmua
të gjitha ne mallkim
ç’kish duruar
ç’kish ruajtur
s’u pendua.
S’kish me besim
as dhimbje
as keqardhje
as fjalë për të shkruajtur.
Zemra e saj
kristal,
e brishtë,
e vërtetë
e zjarrtë
ikonë e artë
U thye përsëri
po përse
prapë nga ti !?