Munir Shehu, ky humbës i madh

D  E  B  A  T  I


“Bulqizakeja”, me “fjalë e muzikë prej Munir Shehut”

“Bulqizakja” u kthye në një temë kryesore debati në median sociale dhe lokale, pas lajmit se kënga ishte 100 vjeçare dhe një studiues kishte arritur të “mblidhte tekstin origjinal” të saj.
Botuesi i librave të Munir Shehut reagoi përmes një statusi në Facebook, duke theksuar se “kënga “Bulqizakja” është një krijim me tekst e muzikë të Munir Shehut.

Lexo më shumë

Rrugët lidhëse me Rrugën e Arbrit në Katër Grykët, Muhur e Luzni për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit historik e malor të kësaj zone

Agim Totraku duke mbajtur referimin.

Me përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit do t’i jepet një hop zhvillimit të mëtejshëm jo vetëm ekonomisë, por dhe zhvillimit tëturizmit historik e malor të kësaj treve.

SHTRIRJA GJEOGRAFIKE
Në perëndim të trevës së Dibrës e në lindje të Matit, në zemër të masivit malor që i bashkon këto dy treva me tradita e me histori, që shkojnë deri thellë në histori, brenda një kështjelle madhështore natyrore e legjendare, shtrihen Katër Grykët.…

Lexo më shumë

Strehë të ngrohta për njerëz

Skënder Kërçishta, anëtar i bordit drejtues të projektit “Shtëpi për të pastrehët”

Projekti “Shtëpi për të pastrehët” zgjerohet e zgjerohet çdo ditë e më tepër. Nuk është thjeshtë dibranët për dibranët, por shumë më tepër se kaq, duke shtuar dhe elementë të tjerë përveç shtëpive, siç është komplekse vetë jeta njerëzore. Skënder Kërçishta, njeriu që kam pranë, që flet pak e punon shumë, ka marrë shumë goditje në jetë. Fillimisht ndërroi jetë djali i tij, student për teologji në Kajro e më pas bashkëshortja e tij e nderuar.

Lexo më shumë

Lura, vatra e vëllazërimit

Gjurmët e mbresave në Lurë rrezatojnë përmes zemrës dhe fjalës së njerëzve të mirë, përmes artit e këngëve, janë shenja të forta vëllazërimi. Ndaj nga shpirti burojnë vargjet:
Lum çka le toka lurajne
Lum ç`petrita përkundi djepi, Dritë lirie dhe tramundane,
Bij të besës, sokola shkrepi. Nëpër mote në fole t`barotit, Për atdhe e dritë të betimit, Lurë moj bijë e Kastriotit,
Lurë moj vatër e vllaznimit…

Kur më ftuan lurianët me 25 gusht të këtij viti, ndjeva një emocion të veçantë, se do të udhëtoja drejt kësaj treve magjepsëse për herë të pestë pas më shumë se dyzet viteve.…

Lexo më shumë

Udhëtim drejt Lurës së shkretuar 

Edhe peizazhi rrethues i Lan Lurës të linte shijen e hidhur të katastrofës ma të pamëshirshme mbi pyjet me bredh, ah, rrobull, etj. që në vitet 1980 rrethonte shpatet e kësaj rrafshnalte prej rreth 100 hektar e lartësi mbi nivelin e detit 1363 metra. Sigurisht mund të shkruajmë se për nga pozicioni gjeografik, për nga forma e relievit e botanikën e llojeve do ta kishin zili zvicranët, austriakët apo Italianët e krahinave veriore.

Lexo më shumë

Edmond Zhulali, karriera artistike nisi me një kitarë

Ndoshta më shumë se sa për talentin, ai fëmijë u fiksua në atë kohë për “veshin” e muzikës që kishte. I mbante mend të gjitha meloditë që luante, edhe pse nuk kishte bërë kurs. E për më tepër nuk bëhej fjalë për nota muzikore, në atë kohë. Madje edhe këtë kitarë e përdorte vëllai i tij i madh, Kadriu. Kur ai ikte në punë, vogëlushi hipte mbi stol, e zbriste nga muri, e vendoste në dysheme dhe ashtu siç ishte shtrirë, filloi të disiplinonte tingujt, deri sa t’i përngjasonte me ndonjë motiv që kishte dëgjuar në radio.

Lexo më shumë

Naim Plaku, bashkëpunëtor i urtë e krijues i spikatur

Naim Plaku nuk ishte thjeshtë një talent krijues në fushën e poezisë së këngës. Ai ishte një gjurmues e mbledhës i vlerave të folklorit, një përpunues e klasifikues i tyre dhe një botues e promovues i kualifikuar e serioz. Me botimet e tij studimore ai ka pasuruar opusin e etnologjisë kombëtare si dhe ka prezantuar me dinjitet vlerat e trashëgimisë së zonës së tij.

Lexo më shumë

Nderimi për ata që pamundësuan devijimin e Radikës

Nga Halil RAMA

Në kohën kur shkroi romanin me titullin sinjifikativ “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, shkrimtari i mirënjohur Teodor Laço as që e kishte çuar ndërmend tentativën e ndokujt për të ndryshuar dhunshëm rrjedhën e lumit Radika. Por para pesë vitesh, ashtu si edhe pjesa më elitare e shoqërisë shqiptare, Laço iu bashkua protestës së banorëve të dy Dibrave dhe të shoqatave mjedisore kundër devijimit të Radikës në lumin Vardar.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Fjalë të rralla

G
► gërga: I pamundur për të lëvizur: ka mbet gërga te shtëpia.
►gargere: Në vështirësi, gjendje e vështirë. Me sa duket nga it. carcere, burg.
►gatrraç: Një njeri i ngathtë, që vonohet në kryerjen e një pune. Njeri i ngatërruar.
►garavaj’: Zhurmë, potere: Ç’është kjo zhurmë e garavajë / Bahet dasëm n’kët shtëpajë (pop.).
►gërvaj’: Thuhet për trupin e ndonjë kafshe të coftë e të mbetur diku.…

Lexo më shumë
1 2