Me përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit do t’i jepet një hop zhvillimit të mëtejshëm jo vetëm ekonomisë, por dhe zhvillimit tëturizmit historik e malor të kësaj treve.
SHTRIRJA GJEOGRAFIKE
Në perëndim të trevës së Dibrës e në lindje të Matit, në zemër të masivit malor që i bashkon këto dy treva me tradita e me histori, që shkojnë deri thellë në histori, brenda një kështjelle madhështore natyrore e legjendare, shtrihen Katër Grykët.…