Sheh Mehmeti i Limjanit

Shehlerët e Limjanit me teqen e tyre, nga më kryesoret e shtatë teqeve të Dibrës, kanë shërbyer si qendër e përhapjes së Islamit në mbarë Dibrën, prej 15 brezash, duke nxjerrë shumë kuadro drejtues të Islamit që kanë shërbyer si imamë në shumë fshatra të Dibrës së Poshtme, kryesisht në zonën e Çidhnës dhe të Muhurrit etj.

Ditën e hënë, datë 09.09.2019, ndërroi jetë në Tiranë, njëri nga personalitetet më të shquara të kulturës fetare islame në mbarë Dibrën dhe më gjerë, sheh Mehmeti i Limjanit.…

Lexo më shumë

Faleminderit Zaide Çela

Një zile e zgjatur telefoni që tringëllinte me insistim në mëngjesin e të dielës së datës 8 shtator, me kapi në befasi . Një telefonatë në atë orë të hershme, sigurisht që bëhet për ngjarje jo të zakonshme  dhe mendja të shkon gjithmonë për keq. Nga ana tjetër e telefonit më fliste me trishtim Nexhmie Cami , një kolege e imja e punës në shëndetësi në Dibër e në Tiranë.…

Lexo më shumë

Prof. dr. Molnar Kolaneci – Akademiku që ndërroi jetë në Akademinë e Shkencave

Një ikje jo e zakontë ajo e Prof. Dr. Molnar Kolanecit. Ai u nda nga jeta në vigjilje të Konferencës Shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar”, që u mbajt para pak ditësh nga Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, në sallën e Konferencave të Akademisë së Shkencave. U shua krejt papritur, ndërsa ishte i ftuar të asistonte në këtë event historik.…

Lexo më shumë
1 2