Si e humbëm Lurën

Ndërsa ecim rrugëve të Tiranës, te ‘Komuna e Parisit’, Sevin Serjani, një mik dhe aktivist i shoqërisë civile, më tregon një histori sa komike aq edhe tragjike. Një ndodhi që i kishte ngjarë disa aktivistëve për mbrojtjen e natyrës, të cilët ishin nisur drejt Parkut të Lurës për të mbjellë disa pisha. Mjeti me të cilin ata udhëtonin që nga Tirana nuk e përballonte dot rrugën deri te Parku dhe aktivistët vendosin të gjejnë një makinë më të madhe, që mund të ecte nëpër rrugën e keqe.…

Lexo më shumë

Rinia, hapa përpara për ruajtjen e traditave

Dhoma e pritjes në Bujtinën Hupi, Bulqizë. (foto ilustruese)

Ndërsa shoh të rinjtë sot, tek rriten dhe të ardhmen e tyre, që hapet si një horizont i qartë, pafund e paanë, më vjen ndër mend e kaluara e brezave tonë. Një proverb thotë se kush lexon qartë të kaluarën, shkruan saktë të ardhmen. Kjo është shumë e rëndësishme dhe mendoj se është një çast shumë domethënës në jetën e njeriut.…

Lexo më shumë

Munir Shehu: Si më vodhi Radio Tirana kangën “Bulqizakeja”

Ministrisë s’Arsimit dhe të Kulturës
– Seksionit të Muzikës -Tiranë

I nënshkruemi, Mynir Shehu, mësues muzike pranë Shkollës Pedagogjike “8 Nëntori” në Peshkopi, kam nderin të ju parashtroj sa vijon.
Si çdo punonjës i kulturës në vendin tonë, që kryen nji aktivitet për të zgjanue thesarin kultural të popullit, ashtu edhe unë, mbrenda këtyne tre-katër vjetëve të fundit, për sa më kanë lejue dhe aftësitë, kam mundë me krye nji diçka të vogël, që asht pritë mirë nga populli i ynë, nga Partija dhe nga Pushteti në rreth.…

Lexo më shumë

Një natë poetike në Dibër të Madhe

Është takimi i përvitshëm i klubit letrar “Dibra art”, por këtë vit një jubile i veçantë i tij. Është 35 vjetori i formimit të këtij klubi letrar, që tashmë ka hyrë në histori dhe po bën histori. Kanë ardhur artistë nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria dhe Kosova. Si zor të gjesh qytete të trevave shqiptare, që të mos kenë të paktën një përfaqësues në këtë tubim krijuesish e publicistësh.…

Lexo më shumë

Talentet që “shpëtuan” nga riatdhesimi familjen Tonuzi

Olsi Tonuzi, vjen nga një fis jo pak i dëgjuar në Allajbegi. Ndoshta atëherë kur jo vetëm fshati, por dhe Dibra i kishte me pikatore njerëzit që dinin shkrim e këndim, ky fis kishte nxjerrë njerëz të shquar, që kishin mbaruar akademinë ushtarake në Itali, Spanjë, apo diku tjetër. Të ditur, krenarë e nacionalistë deri në fund, ata nuk mund të bashkëjetonin me sistemin e ri komunist, që u instalua në Shqipëri.…

Lexo më shumë

Skënder Cala, “Mjeshtër i Madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare

(Foto kopertina e librit dhe Skenderi)

Për artistin e mirënjohur Skënder Cala, regjizor, këngëtar, aktor , që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj, në filmat e ish-Kinostudio “Shqiperia e Re”, “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj., që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe akto), në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes , autori Halil Rama ka shkruar librin monografik me titull: “Skënder Cala, “Mjeshtër i Madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”, botim i Shtëpisë Botuese M & B.…

Lexo më shumë

Dibrani që desh të blinte një kuintal me gjilpëra!

Në Shkodër ishte hapur fjala se në Dibër, një tregtar me emrin Perviz, ishte shumë i zoti. Thuhej se ai kishte pasuri të madhe, që askush nuk matej me të jo vetëm në Dibër, por edhe gjetkë. Mirëpo, kurioziteti dhe njëherazi zilia që përcillej nga lajme të tilla, e nxiti një nga tregtarët më me emër në Shkodër, që ta ftonte tregtarin dibran në qytetin e tij, për t’u njohur nga afër çfarë njeriu ishte ky Pervizi i shumëpërfolur.…

Lexo më shumë

Poezia e Barie Çupit në vëllimin poetik “Vargonjtë e fatit”

K r o n i k ë


Tetori, muaji i letërsisë, u kujtua me aktivitete edhe në shkollën 9 vjeçare Shefqet Tançi në qytetin e Bulqizës, një nga shkollat me numër më të madh të nxënësve. Poetë nga Tirana si Kozeta Zavalani, Ilmi Dervishi, Anila Kodra iu bashkua dhe poetët bulqizakë Barie Çupi e Arben Alliu të cilët u priten në Bibliotekën e shkollës nga drejtori i shkollës zoti Gazmir Sejdi.

Lexo më shumë

“Kushëriri i ëngjëjve”

“Kushëriri i ëngjëjve” është nga librat më tërheqës që ka shkruar Kadareja. I kushtohet baletmaestrit të madh shqiptar që jeton e punon në Francë, Angjelin Preljocajt. Por Kadareja si siguron bazën e nisjes, nga ajo bazë, bombardon me artin e tij, edhe skajet më të largëta të globit. Mjetet artistike që përdor shkrimtari janë të shumta. Është veti e këtij shkrimtari që të mos ketë troje të ngulitura rreptësisht.…

Lexo më shumë

Naim Berisha, profil i një krijuesi të veçantë…

Me emrin e Naim Berishës lidhet një krijimtari e gjërë dhe e larmishme letrare, me fokusime emocionale të ngjeshura rreth kujtesës, si bartëse e të ndodhurës dhe mesazhim në kohë. Gjithashtu me emrin e tij lidhet talenti muzikor, si krijues tekstesh e muzike, si interpretues kënge me një profil të veçantë, që përcjell një botë të tejndezur nga pasioni për të bukurën, për traditën dhe risitë e modernitetit.…

Lexo më shumë
1 2