GJURMË TË MENÇURISË

Dibra gjatë historisë së saj ka nxjerrë prijësa të shquar që kanë udhëhequr luftëra të rëndësishme për mbijetesë, ruajtjen e trojeve, gjuhës, identitetit kombëtar, traditave e zakoneve etj. Besa, trimëria, bujaria e mikpritja janë manifestuar brez pas brezi në trevën e Dibrës. Bashkëudhëtare me këto virtyte të larta morale e patriotike ka qenë edhe zgjuarsia e mençuria, shfaqur në kohë lufte e paqe.…

Lexo më shumë

FestFolk Klosi 2019, veprimtari e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore

 

Kaloi një vit, që Klosi, për herë të parë, në festivalin e parë folklorik, më 16 shtator 2018, ishte qendra e kulturës mbarëkombëtare. Vërtetë qe ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të komunitetit klosjan.
Dhe përsëri, në ditën e bukur të vjeshtës së dytë, 13 tetor 2019, u organizua Festivali i Dytë Folklorik Kombëtar “FestFolk Klosi 2019”!…

Lexo më shumë

Vlerat dhe veçoritë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibër

O moj Dibra, heroinë
Në kohë që po studioja librin e Sakip Camit “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibër”, më vjen një video nga një lab, kënga smokthinjote “O moj Dibra, heroinë” kënduar në vitet 1970. U çudita, por dhe u mrekullova që një grup tepër karakteristik i Smokthinës, nga jam dhe vetë, ti këndojë Dibrës heroinë. Kjo këngë më frymëzoi për të hedhur në letër disa mendime që të përforcoja më shumë punën e studiuesit Sakip Cami, për një nga periudhat më të lavdishme dhe më heroike, por siç shprehet dhe gjenerali shekullor Rahman Parllaku, ajo “është një luftë e lavdishme që e renditi popullin shqiptar në krahun e fituesve”.…

Lexo më shumë

Nazif Bodini, mësuesi dhe veprimtari i kulturës së brezave

Jeta dhe puna e njeriut ngjajnë fort me mineralet e çmuara. Ata sa më fort kohë që të kalojnë nuk treten, por shndërrimin dhe bëhen edhe me të forta. Kështu të ndodh edhe me Nazif Han Bodinin e Selishtës së Katër-Grykëve, njërit prej 9 Maleve të Dibrës. Sinqerisht, kur mora vesh se ky intelektual virtuoz e me talent ka 80 vjetorin, ndjeva krenari e përmallim, por edhe një peshë të rëndë me shpirt e në mendje, sepse s’është e lehtë të shkruash për këtë mjeshtër të palodhur të arsimit e të kulturës.…

Lexo më shumë

PËRKUJTOHET 76 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT AHMET CAMI

Me datën 18 tetor 2019 , ora 12.00, në sheshin e shkollës 9 vjeçare “Ahmet Cami” në Gjoricë të Sipërme u zhvillua ceremonia e 76 vjetorit të rënies së dëshmorit Ahmet Cami.
Në këtë ceremoni përkujtimore organizuar në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut morën pjesë veteran dhe pasardhësit e veteranëve të LANÇ, nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Ahmet Cami” Gjoricë dhe Shkollës “Fasli Cami” Viçisht, familjarë dhe të afërm të dëshmorit Ahmet Cami, drejtues të organizatës së veteranëve të rrethit, të komunës , drejtues të pushtetit vendor, qytetarë dhe banorë të Gjoricës , Shupenzës, Bulqizës, Peshkopisë , Dibrës së Madhe etj.…

Lexo më shumë

Dr. Filip Cfarku, themelues i reanimacionit pediatrik bashkëkohor në Spitalin Rajonal të Dibrës

Rastësisht, duke parë një dokumentar mbi Mustafa Qemal Ataturkun, kur historiani tha se prindërit e tij kishin origjinën nga Stebleva, në mënyrë reflektore, mendja më shkoi tek kolegu dhe shoku im i ngushtë, dr. Filip Cfarku, i cili, gjithashtu, është nga ky vend i bukur dhe piktoresk. Një ditë, duke biseduar në telefon me dr. Filipin për personalitetin e spikatur shkencor dhe njerëzor të dr.Qemal…

Lexo më shumë

Rrugës së re të Arbrit, në gjurmët arbërore

 

Lugina e lumit të Tiranës, të cilës i bën roje Dajti kryelartë, na ofronte pamje të mrekullueshme. Trajtat e shkëmbinjve laroshë dhe të gurëve, të krijuara me shekuj, kombinimi i shumë elementeve të ndryshme që përbënin një tërësi harmonike, dukeshin si t’i kishte formësuar dora e skulptorit.

Ftesës së mikut dhe shokut tim, Dori Bulkut, për të bërë një rrugëtim në këmbë nga Tirana deri në Peshkopi, Rrugës së Arbrit, 75 km të gjatë, së bashku me të dhe shokët e tij, e kisha pritur me kënaqësi të veçantë.…

Lexo më shumë

“Qytetar Nderi i Dibrës” sipas shijes partiake

Të gjitha këto argument dëshmojnë se zgjedhja për shpallje “Qytetar Nderi të Dibrës” kërkon një analizë të thukët dhe një përgjegjësi morale, etike, njohëse dhe kombëtare, të argumentuar, duke shmangur interesat personale dhe politike, ngas kjo është në dëm të seleksionimit të drejtë. Së pari duhet të çmohet kontributi qytetar, gjithëkombëtar e pastaj ai territorial.

Ndarja dhe shpallja e personave “Qytetar Nderi” për kontribute të veçanta në interes të qytetit të Dibrës dhe ata kombëtare nga fushat e ndryshme, është një ide e mirë, por atëherë kur ata shkojnë tek individë meritues.…

Lexo më shumë

“Zonja asnjeri dhe zoti askurrkush” shpreh pamundësinë për të asimiluar përvojat tona


Poeti Agron Tufa vjen në këtë vjeshtë me vëllimin e ri poetik “Zonja asnjeri dhe zoti askurrkush”. Për të folur rreth këtij libri, ai është ftuar në disa studio dhe emisione letrare, ndërsa ne për lexuesin e gazetës kemi zgjedhur të botojmë intervistën e tij në emisionin e mëngjesit në Top Channel. -Redaksia

Libri poetik është akumulimi i kësaj energjie artistike.

Lexo më shumë
1 2