Si e humbëm Lurën


Ndërsa ecim rrugëve të Tiranës, te ‘Komuna e Parisit’, Sevin Serjani, një mik dhe aktivist i shoqërisë civile, më tregon një histori sa komike aq edhe tragjike. Një ndodhi që i kishte ngjarë disa aktivistëve për mbrojtjen e natyrës, të cilët ishin nisur drejt Parkut të Lurës për të mbjellë disa pisha. Mjeti me të cilin ata udhëtonin që nga Tirana nuk e përballonte dot rrugën deri te Parku dhe aktivistët vendosin të gjejnë një makinë më të madhe, që mund të ecte nëpër rrugën e keqe.
Një banor i zonës, që ishte aty i pranishëm, u vjen në ndihmë duke u thënë se do të përpiqej të gjente një makinë të përshtatshme, që të mund t’i nxinte të gjithë. Ndërkohë ai nxjerr telefonin dhe merr dikë, të cilit i drejton këtë pyetje: ‘Ben, a do të shkosh sot lart për të prerë pemë se kanë ardhur ca nga Tirana për të mbjellë?’

Marrë nga politiko.al.
Shkrimin origjinal mund ta lexoni këtu: https://politiko.al/si-e-humbem-luren-ekocidi-i-parkut-madheshtor-te-shqiperise-permes-fotove/?fbclid=IwAR1Ufy6NONvviOUTGbswOMX0YL13JIY0-qWJbzF0jWYzhuDaehmuEV_0c3g