Vetmia e Agron Tufës!

Shkrimtari Agron Tufa iku nga shtëpia e tij dhe gjeti strehë dikund në Zvicër. Ai nuk u ndie sigurt më në shtëpinë e tij. U frikësua më tepër për fëmijët dhe gruan, se një ditë mund të ishin cak i ndonjë çmendurie kriminale.
Por, ajo që shqetëson më tepër, kur jemi te ky rast, është heshtja, ose reagimi i vonuar i shoqërisë shqiptare.…

Lexo më shumë

Për lirinë e Agronit dhe humbjen e lirisë tonë

Agroni gjeti mënyrën për të ekspozuar para opinionit vendas dhe europian rrezikun që na kanoset ne që jetojmë këtu nga një e ardhme pa liri, sepse institucionet e quajtura demokratike të këtij vendi, në fakt, janë kthyer në institucione të dhunës.

1.
Kjo foto është në një nga netët e fundit në Tiranë me Agronin dhe Elvanën. Ndenjëm deri vonë – si kurrë më parë – dhe nuk ndaheshim dot.…

Lexo më shumë

Tre dimensionet e tim xhaxhai dhe një kauzë e humbur për të tjerët

Hekuri, thonë rrifet sa është i nxehtë, por të nxehtë, e rref veç ai që di se ku ta kapje, ku ta mbështesë, si t’i bjerë, sa t’i bjerë, si ta shtyjë, qysh ta kthejë, e së fundmi, kur ta shqimë në ujë, pra duhet një esnaf. Por meqë unë nuk jam edhe aq esnaf, thash të ftohet fillimisht hekuri e mandej, pasi i ranë të gjithë me ç’mundën, ta kap edhe unë kur të dua e t’i bie sa të dua, pavarësisht se forma është e vështirë për t’iu dhënë.…

Lexo më shumë

Shqipëria, vendi i vetëm ish-komunist që nuk e kemi ba ndamjen nga e shkuemja diktatoriale

Para disa ditësh shkrimtari Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër. Siç u mësue nga deklarimi i tij dhanë publikisht, ai e ndërmori këtë hap sepse i kërcënohej jeta jo vetëm atij në person por edhe pjesetareve të familjes, bashkeshortes dhe pesë fëmijëve që kanë. Zotni Agron Tufa deklaroi se kerkonte azil si person i kercenuem per shkak te detyres si Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK).…

Lexo më shumë

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën!

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën! E kam njohur qysh kur ishte nxënës në gjimnazin e Kastriotit. Kur punonte gjithë ditën në fushë dhe shkollën e vazhdonte natën. Se hienat e komunizmit nuk e lejonin të vijonte mësimet ditën, si gjithë të tjerët! Megjithatë, me një vullnet të hekurt dhe etje të pashterrshme, ai studionte shumë dhe përpinte çdo libër që i binte në dorë.…

Lexo më shumë

Fallsifikimi i historisë – shkas për spastrime etnike

(Ky shkrim eshte botuar me pak shkurtime ne shtypin rus, “Tatjanin denj” (“Dita e shen Tatjanes) reviste nacionaliste studentore dhe ortodokse. Pas botimit te ketij shkrimi, kryeredaktori i saj u shkarkua nga puna, per “simpati” ndaj shqiptareve. Gjithashtu, nje fragment nga ky shkrim eshte botuar ne revisten me popullore ruse, te perjavshmen “Novoje Vremja” (Koha e Re’~ me psudonimin Elez Isufi.

Lexo më shumë

Reagime nga shkrimtarët shqiptarë

Bardhyl Londo:

Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij.…

Lexo më shumë
1 2