Elegji për një mik, një shok, një vëlla, një njeri që se tret dheu.


Eh, more Nexh Tomçini ç’na bëre…
Ai iku…
Nexh Tomçini sot nuk merr më frymë…
Nuk flet…
Nuk qesh…
Nuk përgjigjet në telefon…
Shoku im…
Miku im…
Vëllai im…
Njeriu që për mirësinë që përcolli…
S’e tret dheu…
Nuk e di ku do të prehet…
Në Pollozhan pranë Hasanit të Tomçineve…
Në Tiranë pranë Merzes…
Të mirës Merze…
“Nënë Terezës” Merze…
Pranë Sefedinit që iku duke fluturuar…
Nuk e di…
E pse ta di tash kur nuk do të më vijë më zëri…
Gushteve të nxehta kur bisedonim gjatë në telefon…
Unë nga Mali i Robit…
Ai nga Tirana…
Çdo vit…
Edhe këtë vit…
Këtë gusht që iku për të mos u kthyer më në biseda…
Zëra plot mall…
Eh mor Nexh ç’më bëre…
Eh mor Sulë ç’më hidhërove…
Pelin për mua germat që shkrove…
Pelin…
Pelin…
Pelin…
Nexhë !
Po të dërgoj dy fotografi…
Një bashkë…
Tek Ura e Drashovicës në atë udhëtim të bukur kohës kur ishim në një zyrë…
Dhe një portret nga takimi i fundit bashkë…
Tek kolonat e Pallatit të Kulturës…
Të qeshte zemra në atë takim…
Të ngazëllehej shpirti…
Ty…
Dhe mua…
Dua të përcjell një ngushëllim…
Për të pangushëlluarit…
Sulejmanin, vëllain e madh…
Ylli yt polar…
Për Përparimin…
Melodi e shpirtit tënd
Me lutjen…
Një këngë për Nexhën…
Mbi tela çiftelie…
Mbi tastiera pianoje…
Mbi gjëmime daulleje…
Për djemtë…
Nipërit…
Mbesat…
Eh sa do të doja sot…
Fytyrën të ta ledhatoja…
Plot mall…
Plot dashuri…
Ashtu siç ishte miqësia jonë…
E madhe…
Njerëzore…

Abdurahim Ashiku, Athinë, 19 tetor 2019