fjalë e frazeologjizma të rralla


Marrë nga libri “Toponimia e Çidhnës” i autorëve
Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri,
Botimet M&B, Tiranë, 2016. Fjalë të rralla

H
► hipi: Folja hip me kuptimin merr sundimin dikush: Hipi Nemcja, hipi Zogju. Hipi përdoret dhe për të treguar një veprim që fillon a pritet të fillojë shpejt: hyni brenda se hipi shiu. Fjala është e njëvlershme me fjalën rra-rrani, me sa duket një rrënjë e hershme pa parashtesë, si tek mbërrini, mbërrajni.
► halvet / shpirti / hálvet shpirti: Stërmundim i madh. Nga turq. havlet, vetëm. Havlet shpirti, vetëm shpirti.
► has / has / hás: Lloj pëlhure e bardhë që përdorej për të brendshmet. Këmishë e brekë hasi.
► hen’soj: Përgatis barrën për ta ngarkuar. Hensova barrën time dhe atë të kalit.
► hëëësh / hëëësh: Përngjitje e eja e shiko, hajde e shih, hajsh, hësh. Përdoret me kuptimin shih atje, ja atje: hëëësh ku janë delet! Për të njëjtin funksion Çabej sjell formën eshata.
► haekeç: Ai që zgjedh shumë në të ngrënë, që nuk han çfarë t’i shërbesh. Ai është haekeç. Antonim: hās.
► hatërçor / hátërçor: Ai që bën hatër, që i ndihmon shumëkujt. E ka dheÇabej. Ai është hatërçor i madh.
► hept e m’hept / hépt e m’hépt: Tejpërtej; qosh e më qosh. I kishin ftuar njerzit hept e m’hept.
► hiç e mo dis / híç e mo dís: Gjendja e njeriut hiq frymën për të vdekur e mos vdis, midis jetës dhe vdekjes. Thuhet për dikë që vuan gjatë, që heq e nuk vdes. Ka mbet hiç e mo dis.
► hashër / háshër-háshra: Dërrasat e vogla e të holla mbi të cilat vihen tjegullat e çatisë. Kështu quhen edhe dërrasat që shërbejnë për të bërë ndarje në shtëpi që quhen bilme. Për të njëjtin kuptim Çabej, sjell formën patavër.
I-J
► jerm’ / jérm’-a: Jermë quhet misri i bluar bashkë me brrollen (koçanin) dhe që shërben si ushqim (gjellë) për bagëtitë. E përmend Çabej, në formën ermik(277), me sqarimin: maja e miellit, që vjen më ashpër se mielli i mirëfilltë. Por jerm përdoret edhe në kuptimin përçart: flet jerm.
► jagra-jugra: Flet jagra-jugra, flet pa kuptim: ai fliste jagra-jugra.
► jezullaj’ / jézullaj’: Shpat mali a kodre ku nuk bie dielli. Drurët e prerë në jezullajë digjen nër vete (bëjnë më shumë tym se flakë).
K
► këlir i: Pjesa që rrethon gropën ku ndizej zjarri në oxhak. Me këtë emër quhet edhe pjesa zbukuruese që i vihet xhupit të grave nga prapa: xhup me kolir.
► kalaveshas / kalavéshas: Nga kalavesh, veshul rrushi, bistak. Kalaveshas përdoret për të treguar një zënkë me të rrahura. U kalaveshën keqas. Fëmijët e kishin kalavesh qershinë.
► kacipup / kacípup: Galiç, as ndenjur as ulur.
► krahanez’ : Shtresa e ngricës në formë dëbore që mbetet në degët e pemëve në mëngjeset e ftohta dimërore jo prej dëborës, por prej ngrirjes së lagështisë së mjegullës gjatë natës. Kjo shtresë bëhet e trashë si dëborë.
► kin / kin / kín-i / kin-at: Kind, veshje, rrobë. A i veshe kinat? Krushqit kishin veshë kina të reja. Edhe në këngët popullore: Or akshaj or kinakuq / po t’shkojnë morrat si kakruq.
► kuni / kuni / kúni: Dikund-i, askund-i: mos shko kuni!
► kacarrup / kácarrup, iu: Iu ngjit, iu kap për trupi.
► kokorosh / kókorosh: I ngrehur, fodull.
► kashtrajs / káshtrajs- i kashtrajsun: I krisur, i hutuar, i luajtur mendsh.
► k’nell’ / k’néll’: Këndell, ndez. Këndell zjarrin. Edhe fig.: ishte k’nell’ në fytyrë, ishte skuqur si zjarri.
► kuvajse / kuvájse: Probleme. Është grua pa halle e kuvajse.
► kërc’nez’: I zemëruar, i kërcënezur.
► krajf / krájf-i: Aq sa mban një krah: e premë misrin dhe e bëmë krajfa-krajfa; mora nji krajf kashtë.