Jufkat e Dibrës…


Jufkat e Dibrës tashmë janë një ushqim që janë të njohura kombëtarisht dhe nërkombëtarisht.
Më poshtë do ju përcjell një historik të shkurtër rreth krijimit të jufkave të mbledhur nga vetë unë duke takuar njerëz të ndryshëm në zonën e Dibrës së Madhe dikur ka qenë një Dibër.
Jufka daton të jetë një produkt ushqimor shekullor. Ky produkt është prodhim autokton i zonës së Dibrës së Madhe. Ka përbërje 100% organike me bazë miellin e grurit i bluar në mulli me ujë, vezën e pulës të rritur e të ushqyer në natyrë dhe qumësht lope të kullotur në bjeshkët e Dibrës. Pas procesit të pergatitjes jufkat priten me thikë sipas dëshirës por e mira është me një trashësi diku ke 1.5cm dhe lihen të gjata diku me një gjatësi që varion nga 10-15 cm.
Historia e jufkës është paksa interesante dhe pak sa si legjendë. Mendohet që prodhimi i tyre ka filluar që në mesin e shekullit të XIV nga familjet ortodokse ne zonën e Rekës.
Dibra, si një zonë malore dhe me një klimë relativishtë të ftohtë dimri zgjat diku afërsisht 5-6 muaj, dhe për rrjedhojë përgatitjet për dimër fillojnë që ne vjeshtën e hershme. Nga takimi me Efimin (ortodokse) një zonjë nga Reka e Epërme tregon që jufka (petka) ka një legjendë interesante ku tregon që mielli i grurit simbolizon bardhesin( zemërgjërsinë dhe mikpritjen e dibranëve), veza simbolizon berthamën (familjen) , qumshti (begatinë) është tretësi dhe bën lidhjen në këtë rast, që të 3 këto përbërës shkrihen në një dhe krijojnë jufken që del si kërc i fortë ,ku ky kërc simbolizon familjen e bashkuar dhe të shendetëshme, Efimi është diku rreth 85vjec dhe këtë histori ja ka treguar gjyshja e saj ku gjyshja e saj e kishte trashiguar nga parardhësit e saj.
Po të njëjtën histori e tregon dhe Dimitra banore po aty. Pra, nga historia e Efimit dhe e Dimitrës janë një dëshmi e rëndësishme që tregojnë se jufka është ushqim i zonës së Dibrës.
Ndërsa në Dibër të Madhe ka nje histori tjetër që tregohet për jufkat. Sipas Asimes një zonjë e vjetër që banon në Banisht, një fshat pranë qytetit, tregon që jufkat janë berë si rezultat pasi kanë proteina e vitamina. Në dimër ky ushqim shërben për të na mbrojtur edhe nga i ftohti.
Asimja nje grua me moshe diku tek të 60-tat tregon që jufka është një ndër zahiret më kryesore për stinën e dimrit ku përgatitet në kushte shtëpiake. Ajo shton, që mbaj mend kur ikja ke gjyshja e nënës sime në kohën kur isha fëmijë gjyshja mbyllte më çelës odën ku përgatiteshin jufkat.
Referuar ketyre dy tregimeve që ndava me ju unë arrij ne konkluzion që ky produkt tashmë është i zonës së Dibrës dhe zonat për rreth e njohin vëtem si produkt Dibran.
Gjithësesi duhet një studim më i gjërë rreth këtij produkti për ta përforcuar dhe ta ditur më të detajuar historinë e jufkave.
Këto dy histori janë një gur themeli për mbledhjen e të dhënave rreth jufkave të Dibrës.