Menaxhimi i fermave blegtorale, qëndrueshmëria dhe sipërmarrja nga të rinjtë


Në kushtet e sotme të zhvillimit te vendit,veprimtaria prodhuese e fermave blegtorale për të imta eshte nje aktivitet fitimprures duke shfrytezuar resurset natyrore te territorit të bashkisë Diber me hapasira kullosore,livadhore mbi 5400 ha dhe tokë inproduktive dhe djerrëmbi 4500 ha.Kjo situate krijon kushte per nje zhvillim mëtë shpejtë te blegtorise kjo e mbeshtetur edhe nga politikat e zhvillimit te shtetit nepermjet skemave mbeshtetse kombëtare te subvecionit dhe poashtu aplikimeve te IPARD II dhe AZHBR.Organizata e shoqerise civile “ AGRO EKO DIBRA” në Bashkinë Dibër aplikoi dhe po zbaton projektin “Menaxhimi i qëndruesheëm i fermave blegtorale ,qëndrueshmëria dhe sipermarrja nga të rinjtë ” me synim plotësimin e nevojave të tanishme dhe në të ardhmen për produktet blegtorale,afrimin e të rinjve në krijimin e tufëve të reja ,mbrojtjen e mjedisit , ndaljen e ç’popullimit dhe emigrimit në funksion të zhvillimit ekonomik rural .
Projekti zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP.
Projekti synon të afrojë sa më shumë të rinj në mbarështimin e blegtorisë në përgjithësi dhe të imtat në veçanti. Projekti po zbatohet në një territor mjaft të gjërë të Bashkisë Dibër dhe përfshin katër njësi administrative, Maqëllarë, Melan , Tomin dhe Muhurr dhe do zgjasë për një periudhë6 –mujore (tetor 2019-mars 2020).
Nxitja dhe hapja e fermave te reja me blegtori te imët ,të leshta dhe të dhirta duke afruar bashkëpunim dhe rritje te kapacitetev të fermerëve sipërmarrës për leverdisshmërinë ekonomike dhe mundësinë gjithnjë në rritje të kërkesave të tregut me produkte blegtorale të zonave të pastra të Dibrësështë objektiv i një bashkëpunimi aktiv midis fermerëve ,shoqatës Agro Eko Dibra dhe pushtetit vendor, duke bashkëvepruar edhe me partner të institucioneve të shtetit si AREB-Dibër,AZHBR,AgroPika dhe ASHVMB-Dibër.
Rrethi i Dibrës ka pasur tradita të shkëlqyera në mbarështimin e menaxhimin e fermave blektorale. Malet që e rrethojnë nga të gjitha anët, pllajat e luginat e bukura, kullotat e pafund dhe me një bimësi të dendur e të shumëllojshme, e bëjnë plotësisht të mundur mbajtjen e një numri të konsiderueshëm të imtash. Të gjitha këto territore përshkohen nga ujra e burime të pastra, që i shërbejnë si blegtorisë, ashtu dhe fermerëve që kujdesen për to. Tregimet gojore na thonë se nuk kanë qenë të pakta familjet që kanë pasur njëmijë të imta çdonjera, kurse një prej tyre në Kala të Dodës, thuhet se ka disponuar 12 mijë krerë. Kjo traditë e bukur është përcjellë ndër breza, për të ardhur si e tillë deri në ditët tona.
Por, kohët e fundit, duket sikur problemi nuk shkon në linjën e duhur. Të gjithë jemi dëshmitarë të një largimi masiv të njerëzve për një jetë më të mirë. Për pasojë, kjo dukuri është shoqëruar me një pakësim drastik të numrit të krerëve, qoftë në të trasha dhe në të imta. Normalisht, arsyet janë të shumta. Humbja e interesit nga të rinjtë për tu marrë me këtë profesion të vështirë, tregjet e pasigurta për mishin e qumështin, mungesa e subvencioneve shtetërore në masën e duhur ka bërë që në finale, numri i krerëve të bagëtive të ulet ndjeshëm. Sektori i veterinarisë në Drejtorinë e Bujqësisë po zhvillon një census, apo një inventarizim të blektorisë, dhe nga rezultatet paraprake duket që ajo është përgjysmuar.
Pikërisht, për të ndalur sadopak këtë hemorragji të numrit të krerëve në blektori, projekti në fjalë merr përsipër të bëjë një përpjekje modeste duke dhënë kontributin e tij. Ai synon të kontaktojë rreth 60 ferma, për të bërë vlerësimin e gjëndjes, nevojat dhe problemet që ata kanë. Të paktën 45 persona, kryesisht të rinj, do trajnohen, lidhur me kapacitetet menaxhuese të fermave blektorale, në bashkëpunim me ekspertë të Agro Pika Dibër dhe AREB – Dibër.
Takimet e deritanishme, që specialistët e projektit kanë zhvilluar me fermerët e rinj në Maqëllarë e Tomin kanë pasur shumë interes. Këtë e ka dëshmuar pjesëmarrja e kënaqshme e blektorëve të rinj, por dhe problemet që ata kanë ngritur. Takime të tilla kanë shërbyer për njohjen e fermerëve me njëri tjetrin, shkëmbim eksperiencash, rritje të ndërveprimit të tyre dhe të fituarit e njohurive shkencore nga referimet e specialistëve të projektit.
Projekti “Menaxhimi i fermave blektorale dhe sipërmarrja nga të rinjtë” është ambicioz dhe synon rezultate konkrete.
– Po punon për të përgatitur një hartë të fermave blektorale dhe sipërfaqeve kullosore, sipas kapaciteteve, në katër njësi administrative nga një ekspert.
– Do të hartojë një katalog profesional për shërbimet per 150 fermat blektorale me tregues profesional, financiar e mjedisor.
– Do të përgatisë e të shpërndajë 300 fletë palosje.
– Do të operohet me 10 ferma të reja për format e zhvillimit dhe mbështetjes nga IPARD dhe skemat kombëtare.
– Do të organizohen katër Ditë të Hapura për promovimin e blektorisë së imët, si mundësi zhvillimi për zonat rurale në Bashkinë Dibër, duke kontaktuar me blegtorë, komunitetin, shkollat dhe administratat lokale.
-Do të realizohet një studim për gjëndjen aktuale të blegtorisë ne 4 njesitë administrative duke vlerësuar me nje analizë te hollesishme si numrin e krerëve në të imta ashtu edhe ecurinë e fermave blegtorale në situatën aktuale.
-Do të realizohet një plan studimi mbi metodat e ndërhyrjes dhe një plani veprimi për qëndrueshmërinë e fermave dhe afrimin e të rinjve në krijimin e fermave te reja në të imta.
-Do të realizohet një spot televiziv për ecurinë e projektit dhe promovimin e treguesëve të fermave blegtorale.
Tashmë dihet se prioritetet e Dibrës janë blektoria, frutikultura e turizmi malor. Pikërisht për këtë arsye, afrimi dhe angazhimi i sa më shumë të rinjve në projekte blektorale do të bëjë të mundur rritjen e numrit të krerëve dheshtimin e kujdesit ndaj mjedisit. Fshatrat e malet po zbrazen pak nga pak dhe do të jetë shumë e vështirë për ti ripopulluar, ndaj duhet të nxitojmë në nisma e projekte të tilla që ngjallin shpresë.

* Ky botim është realizuar per shkrimet ne gazeten lokale në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e këtij publikimi, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi e Agro Eko Dibra dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).