nekrologji | Sherif Dervishi, biri i Dardhës

Sherif Dervishi, këngëtar dhe rapsod, u nda nga jeta më 21 nëntor 2019. Dervishi ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pas një hemoragjie cereblare, e cila rezultoi fatale.
Ai ishte biri i Dardhës që e deshi dhe ju përkushtuar lindi në Lugjej në vitin 1961, në nje familje patriotike të Dali Dervishit. Në këtë familje ishte traditë dhe kënga por Sherifi qe në fëmijëri u ngjit në skenë e ra në sy për zërin e tij të veçantë.…

Lexo më shumë

Elegji për një mik, një shok, një vëlla, një njeri që se tret dheu.

Eh, more Nexh Tomçini ç’na bëre…
Ai iku…
Nexh Tomçini sot nuk merr më frymë…
Nuk flet…
Nuk qesh…
Nuk përgjigjet në telefon…
Shoku im…
Miku im…
Vëllai im…
Njeriu që për mirësinë që përcolli…
S’e tret dheu…
Nuk e di ku do të prehet…
Në Pollozhan pranë Hasanit të Tomçineve…
Në Tiranë pranë Merzes…
Të mirës Merze…
“Nënë Terezës” Merze…
Pranë Sefedinit që iku duke fluturuar…
Nuk e di…
E pse ta di tash kur nuk do të më vijë më zëri…
Gushteve të nxehta kur bisedonim gjatë në telefon…
Unë nga Mali i Robit…
Ai nga Tirana…
Çdo vit…
Edhe këtë vit…
Këtë gusht që iku për të mos u kthyer më në biseda…
Zëra plot mall…
Eh mor Nexh ç’më bëre…
Eh mor Sulë ç’më hidhërove…
Pelin për mua germat që shkrove…
Pelin…
Pelin…
Pelin…
Nexhë !…

Lexo më shumë

Rrëfenjë sipas lojës popullor “e ka kush e ka” – fajin, pse jemi në gropë… e nuk na begenisin në Evropë…

Konaku i burrave për një çast ra në heshtje. Soba në mes të odës, skuqur nga të dy anët, bubullonte nga drutë e thata të dushkut që i zoti i shtëpisë i ngucte nëpër derën e vogël prej llamarine.
Burrat, nga kryet e vendit deri tek dera e odës ishin rrahur njeri me tjetrin si është zakoni.
Njeri i binte e tjetri ia mbante.…

Lexo më shumë

Dibra e “ka” adet, nga një bidat nxjerr përvjet…

Po, po, thoni po të doni jo.
E ka filluar me Ali Pashën në betejën e Torviollit më 29 qershor 1444…
E ka vazhduar për një çerek shekulli në 18 nga 25 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit zhvilluar në trevën e saj…
E ka vazhduar me Hajredin Pashën më 1844 ku në fushë të Gjoricës la “Jo më pak por dymbëdhjetë mijë…”
E zhveshi në brenavekë, e hipi në kalë lidhur pas samarit dhe e përcolli drejt Prizrenit Hisni Pashën në “loxhën” e madhe që i bëri, duke ia marrë të gjitha, pa i lënë kohë të shkrepte një fishek të vetëm…
Udhë e mbarë, or Hisni pasha,
Se Nand Malet i ke përmbrapa!…

Lexo më shumë
1 2 3