Urdhëri “Naim Frashëri” për ansamblin “Kuvendi”


Nga ILMI DERVISHI

Me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Ansamblit Artistik Kuvendi i Zall Dardhës me inisiativën e Presidentit të Ansamblit Z. Neshat Ndreu u mblodhën këngëtar e muzikant, valltar të të gjitha moshave nga Dardha për të dhënë një koncert me rastin e 70 vjetorit të krijimit, që daton vitin 1949.
Ansambli i Dardhës ka breza të tërë artistësh, me fillimet e para si Riza Poleshi e Xhevahire Gjoka, muzikani e themeluesi i tangos shqiptare Muharrem Xhediku, me Mjeshtrin e Madh, artistin shumëdimesional Haziz Ndreu, Mjeshtër i Madh Lirie Rasha, Mjeshtrin e Madh Qerim Sula, Sajhe Poleshi, organizatori, krijuesi dhe interpretuesi Xhelal Çerpja, këngëtarin vurtuoz Sherif Dervishi etj. Zall Dardha ka dhe këngëtar të tjerë, më të rinj por me një njohje për këngët e tyre si Bledar Kaca, Rrushdi Dervishi, Metush Luca, Gentjan Dervishi, Mentor Topuzi…
Në përbërjen e ansamblit në vite ka patur valltarë të njohur qe në vitin 1957 grupi i valleve të Zall Dardhës përfaqësoj Shqipërinë ne Festivalin Botëror të rinisë në Moskë, ku dhe u vlerësuan. Të tillë ishin Qazim Selimi, Dostan Topuzi, Shaqir Shira, me brezin e art si Avdi Ndreu, Hysen Ndreu, Lazam Sula, koreografi dhe valltari Avni Ndreu, Muharrem Sula, Muharrem Gjoka e Medi Hysa, Dostan Rama, Arif Hysa, duke vazhduar me më të rinjët, Rasim Shira, Avdi Rama, Baftjar e Neshat Ndreu, Faik Sula etj. Ansambli kishte dhe valltare që i dhanë ritëm e gjallëri valles si Lumie Shira e Hazbie Rasha, Zana Ndreu e Fitore Sula, Manushaqe e Revie Dervishi, Lirie Cani e Defe Ndreu etj.
Muzikant dhe orkestranti si Neki Ndreu e Zaim Kaca, Qemal Toluli, Muharrem Poleshi, Naim Cala e tjerë.
Drejtuesit e këtij Ansambli me presidenti Neshat Ndreu, Lirie Rasha Drejtuese, Avni Ndreu Keorograf, drejtues muzike Xhelil Imeri, përgjegjës orkestre i ndjeri Sherif Dervishi e Zaim Kaca me 15 nëntor, në pallatin e Kulturës në Kamzë dhanë një koncert madhështor, jo vetëm për dernjanët e dibranët por me një publik më të gjerë. U kënduan këngë, u hodhën valle, e mes shumë vlerësimesh për artistë të këtij Ansambli në vite, vjen dhe vlerësimi i Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, i cili i akordoi Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit Parë për Ansamblin Artistik “Kuvendi” i Zall Dardhës.