Myftiu dhe kryetari Ruzhdi Lata – meteor i pashuar i tokës dibrane dhe i trojeve të shqiptarisë

 

Më 24 nëntor 2019, në Xhaminë e Myftiut “Ruzhdi Lata” në Dibër të Madhe u shënua përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të ish-myftiut dhe ish-kryetarit të Komunës Dibër, Ruzhdi Lata. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin shumë miq, shokë e dashamirë të Latës, mes të cilëve edhe z. Telat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut etj.…

Lexo më shumë

Shtegu i kodoshëve

Magazinieri i kooperativës, Nik Tuzi, ngase ndjente dhimbje koke, la në magazinë dy punëtorët e shërbimit dhe u nis për në shtëpi të pinte një tablet aspirinë, të hante edhe drekën dhe të kthehej sërish.
Teksa rrotullonte çelësin në bravë, i erdhi në vesh zëri i gruas, që nxorri një klithmë të mbytur e pëshpëriti nëpër dhëmbë diçka si “Uaaa, ç’na gjeti”!…

Lexo më shumë

Pus i thellë ky “Bunari” i Fatmir Terziut!

“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e tija kur i pashë,
Ndë Blevedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë.”
          Naim Frashëri

Fillimisht më erdhi në mendje pusi ynë i shtëpisë. Prindërit na porositnin të tregoheshim të kujdesshëm, të mos hidhnim atje mbeturina, sepse atë uji e përdornim për të pirë, për t`u larë e për të vaditur, ai ndihmonte jetën e familjes sonë por edhe të gjësë së gjallë apo bimësinë që rrisnim në kopshtin tonë të vogël.…

Lexo më shumë

Dritëhijet e pinjollëve të parë të fisit Murrja – Halili dhe Osmani

I -ASPEKTI METODIK
Punimi “Dritëhijet e pinjollëve të parë të fisit Murrja” është vazhdim i studimit “Kronologjia dhe gjeneza e fisit Murrja në Luzni të Dibrës”. Për të evidentuar pinjollin/pinjollët e parë të fisit Murrja periudha nga sot e deri në origjinë është perceptuar si piramidë dhe është segmetuar në breza bilogjikë. Baza e piramidës është gjenerata e sotme (1991-2020) dhe gjatësia e brezit bilogjik është marrë në konsideratë si periudhë kohore 30 vjeçare.…

Lexo më shumë

Misionet angleze dhe përshtypja e tyre për krerët dibranë gjatë Luftës

 

Në nëntor, siç do të kujtonte Ridëlli, veprimet e gjermanëve përreth Dibrës i kishin bindur shumë vendas se nuk ia vlente të bënin qëndresë. Prej veprimtarisë së gjermanëve misioni kishte mbetur pa lidhje telegrafike me Kajron dhe ishte detyruar që të fshihej dhe të mbështetej tek vendasit për strehim dhe mbrojtje. “Ishte tashmë një çështje mbijetese më tepër se sa çdo gjë tjetër, prandaj Toni Simkoks dhe Majkëll Lis dhe unë u tërhoqëm në shtëpinë e një pjesëtari të familjes Lita, i cili jetonte lart mbi shpatet e malit të Korabit dhe mjeti kryesor i jetesës ishin inkursionet në Kosovë për të grabitur dele.…

Lexo më shumë

Ramadan Çaushi (Halili) i Grezhdanit në Rrethimin e Shkodrës (1912-1913)

Një ditë të bukur tetori (datë 22) të 2017-ës, nga Peshkopia u nisa për Grezhdan për të parë motrën, Rrufijen. Kishte qenë sëmurë. Mora dhe Nuzin që banon në Peshkopi, nipin tim. Kur mbërritëm, shpejt erdhi edhe Njaziu, nipi tjetër. Pas pyetjeve të zakonshme filloi një muhabet i këndshëm. Kishte do kohë që s’ishim parë dhe shpejt malli dhe hallet bënë punën e vet.…

Lexo më shumë

Masakra serbe në Sopot të Zerqanit

Rrëfen për “Rrugën e Arbërit”, Isa Kola, 92 vjeç, nga Sopoti i Zerqanit, mbi bazën e kujtimeve të familjes së tij, mbi këtë ngjarje, në të cilën ka marrë pjesë edhe gjyshi i tij, Qerim Kola: Ja si u masakruan të therur me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga fshati Sopot i Zerqanit, 3 prej të cilëve vëllezër të së njëjtës familje.

Lexo më shumë

Epoka e Gjergj Kastriotit, bazament i vetëdijes kombëtare shqiptare

Dr Enver Halili
Melburn, Australi

Përmbajtja

Ky studim ka për qëllim që të kontribuojë në ndriçimin e veprës së Gjergj Kastriotit, e cila është epoka më e lavdishme e historisë jo vetëm të popullit shqiptar, por edhe atij ballkanik dhe europian. Epoka e Kastriotit u bë hallka kryesore e ndërlidhjes së kohës së re me periudhat e mëhershme historike, e cila mundësoi krijimin e bazës mbi të cilën do të ngrihej dhe ndërtohej etnia shqiptare.…

Lexo më shumë

A do të shkojnë lurasit të vendosin një kurorë në Symizë të Mallakastrës?

* Në vendin ku ka një lapidar në kujtim të heroit të popullit Gjokë Doçi?
* Në shkollën 9 vjeçare të Damësit në Mallakastër që mban emrin e Djalit të Lurës që u bë Djalë i Mallakastrës?
Për të parë si e nderojnë Gjokën e Lurës, Gjokën e tyre: “Mallakastra i nderon dhe i kujton me nostalgji bijtë e saj që janë heronj të popullit si Gjok Doçi.

Lexo më shumë

Për librin: ”Zenel Hoxha i Gjurasit” të autorit Beqir Mata

Figurat e ndritura të kombit vijnë përmes dritës së qëndresës dhe përmes provave atdhedashëse, sepse ata kaluan rrebeshe të historisë duke lënë testament për brezat vetëmohimin për atdhe e për flamur.
Ky mendim m`u përftua ndërsa mbarova së lexuari librin për Zenel Hoxhën të autorit luznak Beqir Mata,një libër që shtjellon qëndresën,mençurinë,guximin dhe bujarinë e një figure të paepur ndër beteja,i cili ishte i lidhur si mishi me kockën me popullin;dhe, me këtë libër ,autori,por edhe redaktori Xhafer Martini,sjellin nderimin dhe mirënjohjen që duhet të kemi për figura të tilla.…

Lexo më shumë
1 2 3