Sindikata e re, lëvizje që duhet mbështetur përballë interesave dritëshkurtër
Nga Geri Emiri

“Shikoni…menojeni vetë, kur nuk e çajnë kokën për Bulqizën që punon hala, si po menokan për ne?”. Gjen fuqi të thotë fjalinë e fundit minatori i vjetër.
Mirditori me gjasë nuk jeton më. Silikoza atij dhe shumë kolegëve ja kishte ngrirë mushkëritë nga thithja e kristaleve të pluhurit që lëshonin shkëmbinjtë sa herë shpoheshin në kërkim të mineralit. Lë mënjanë librin e mjeshtrit të reportazhit të gazetarisë shqiptare, të ndjerit Fatos Baxhaku dhe rrëmoj në kompjuter.…

Lexo më shumë

Kur jetën ta prezanton ferri
Nga Namir Lapardhaja

Agron Tufa në këtë libër ka kapërcyer kufirin e perceptimit njerëzor të ndodhisë. Ai nuk e ka shpikur atë, por ka ndërtuar mbi realen një shumësi rrëfimesh. Nuk kemi një vepër biografike, por një dhembje kumbuese deri në palcë. Kemi variacionin autorial të ngjarjeve, duke i rikompozuar tërësisht ato, duke u futur në thellësinë e mendimeve, në vuajtjet e zemrës, në dhimbjet e shpirtit, edhe pse historitë e rrëfimeve janë marrë nga dëshmi konkrete.

Lexo më shumë

Ramadan Perhati, heroi i gjallë e njeriu i urtë
Nga Qazim Prejsi

Ramadan Hazis Perhati i Qafë Murrës është nderuar nga Bashkia e Dibrës me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: Për kontribut të shquar si inxhinier, kryeinxhinier i drejtorisë së Përgjithshme të kërkimeve të naftës dhe Drejtor i Drejtorive të Shpimeve të Naftës, i metodave të reja e bashkëkohore në kantiere.

Ramadan Hazis Perhati është bir Qafëmurras, i Katër Grykëve të Dibrës. Ai lindi më 20 janar 1930 nga një familje me tradita te lashta patriotike dhe Atdhedashëse.…

Lexo më shumë

Ushtimat e një mentari
Skicë nga Selman Mëziu

Nuk kemi ditur shumë. Ngjarjet përqark nesh kanë qenë të shumta. Kuptohet të gjymtuara në kohëra e hapësira. Trualli u përgjërua. Murrane të ftohta u përplasën egërsueshëm. Ato ngrinë e thanë gjithçka. Por nga grimcat biologjike të tokës një bimëz mbiu. Nga thellësia ajo mori forca energji për të përshëndetur diellin. E gegnisht e emnuan beri. Po, ai që han delet.…

Lexo më shumë

Musa Lala, ikja pa kthim e një ikone
Shuhet një tjetër protagonist i historisë së futbollit dibran

Nga Defrim Methasani

Një e nga një duket se ish-ët e dikurshëm të futbollit dibran po ikin dhe se historia nis të zbehet nga dëshmitarët e gjallë të saj.
Pas Shemsi Manjanit, nga të fundit është edhe Musa Lala, ish futbollisti i Korabit që në moshën 80 vjeçare iku nga kjo botë, duke lënë pas emrin e mirë të fiksuar në një histori që kurrë s’do të venitet, veçmas ajo kohë e artë, kur skuadra e Korabit në futboll doli për herë të parë në kategorinë e parë, pra bëhet fjalë në vitet 1962-1963.…

Lexo më shumë

Dilemat e Shpendit
Nga Osman Xhili

 

Ashtu si shpendët që nuk ndalen në fluturimin e tyre, ashtu dhe Shpendi Qoku, djaloshi nga Kllopçishti i Maqellarës, nuk di të ndalet në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Pasi mbaroi shkollën e mesme, si të gjithë të rinjtë e tjerë, ai qe larguar drejt Italisë, në kërkim të një jete më të mirë. Punoi plot 15 vjet, kryesisht në zonën e Bolzanos, aq të njohur për kultivimin e mollës.…

Lexo më shumë

Në Vranjt, aty ku rrezaton drita e diturisë
Nga Mevlud Buci

 

Sapo të kalosh Kubenin e të kthehesh djathtas në sfond, të shfaqet Vranjti i Kastriotit. Fshat me plot bukuri natyrore, peizazhe të blerta mbi cilën qëndron kurora e maleve. Deshati dhe zona minerale e gipsit u japin Vranjtit e Limjanit një bukuri të rrallë. Kalaja e Volës është dëshmia e lashtësisë, qëndresës shekullore e brezave në kohërat e Bizantit, të Skënderbeut e deri në kohët e vona.…

Lexo më shumë

Për misionin e Enver Kaloshit, arketipin Llan Kaloshi dhe Irfanin – një Kalosh
PROF. DR. BAJRAM XHAFA

Enver Mehmet Kaloshi ka marrë përsipër një mision: Atë risk që për shkaqe politike fati i rëndë i rezervoi jetës së tij dhe gjithë sojit të tij gjatë komunizmit deri në krijimin e “Sagës së Kaloshëve”, siç e artikuloi me të drejtë shtypi pluralist, po e fikson në libra të dobishëm me vlerë që i kalojnë caqet e interesave personale, të familjes apo fisit.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla
Marrë nga libri “Toponimia e Çidhnës” i autorëve Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri, Botimet M&B, Tiranë, 2016.

Fjalë të rralla

K
►kallçaj / kaɫʧaj / kállçȃj-t’: Çorape grash, të shkurtër, prej leshit të deles, të cilët visheshin mbi çorapet e gjatë. Kallçajtë, sot bëhen me penjë të linjtë dhe quhen sporta: hoqi opingat dhe ecte veç në kallçaj. E njëjtë me kalcinj e kalcunja, nga it. calze, çorape.
►kërlup / kəɾlup / kërlūp-i: Tamahqar, i babëzitur, që han shumë: hajde kërlup, hajde; ai është kërlup i madh, s’e llȃ (ngop) asgja.…

Lexo më shumë
1 2