“Lirinë e gjeta këtu”


Nga Valdrin Vlesha

Në datën 2 dhe 3 mars 2020, në hollin e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli “ Dibër, u hap ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu”. Kjo ekspozitë përmbante piktura, dorëshkrime, libra, revista etj, kushtuar jetës dhe historisë së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbej.
Rrugëtimi i kësaj ekspozite ka nisur fillimish në datën 17 janar 2018 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” me rastin e vitit mbarëkombëtarë “Skendërbej”, dhe nga Prishtina ka marrë rrugën për në qytete të tjera të Kosovës, e më pas është ekspozuar në Ulqin dhe Kroaci.
Bashkëpunimi midis Bibliotekës Universitare të Zagrabit dhe asaj te Kosovës arritën ti shtojnë kësaj ekspozite dy vepra te autorit Marin Barletit. Botimi i vitit 1533 në gjermanisht i Ausburgut dhe botimi në latinisht i vitit 1473 i shtypur në Zagreb në shtypshkronjën e shquar të Mbretërisë së Kroacisë nga Gjon Pagëzuesi.
Kjo ekspozitë përmbante rreth 358 njësi bibliografike, nga të cilat 158 janë libra monografikë dhe pjesa tjetër janë shkrime të ndryshme.
Ekspozita u bë e mundur falë bashkëpunimit të Muzeut të Kastriotëve dhe Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Budi” Kosovë. Vlen për tu theksuar se kjo ekspozite ka karakter ndërkombëtar dhe për të parën herë mbahet në vendlindjen e heroit tonë, në Dibër.
Personi përgjegjës nga Biblioteka e Kosovës, znj. Zaide Krapi bashkë me stafin e saj prej 7 vetash, u pritën nga Valdrin Vlesha, njëkohësisht organizator dhe cicëron në Muzeun e Kastriotëve, në praninë e tre studiuesve dibranë. Ai ju bëri një guidë në vendet ku mbajnë toponiminë me emrat e familjes së Kastriotëve. Miqtë u njohën dhe me shumë legjenda dhe mësuan rreth fushës së Torviollit, ku u zhvillua beteja e parë mes Skënderbeut dhe Sulltanit. Vizitë emocionuese për miqtë ishte në Muzeun e Kastriotëve.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin autoritet më të larta të rrethit të Dibrës. Të gjithë këto të pranishëm përshëndetën këtë ekspozitë madhështore, ku emocionet shfaqeshin dukshëm te çdo pjesëmarrës. Të pranishmit patën mundësinë që të shohin nga afër libra, piktura, gravura dorëshkrime që u ekspozuan në hollin e Pallatit të Kulturës.
Biblioteka Kombëtarë e Kosovës dhuroi 200 tituj nga autor të ndryshëm për pasurimin e Bibliotekës së Qytetit të Peshkopisë, ku dhe ndërmjet të dy institucioneve u bë e mundur binjakëzimi dhe një bashkëpunim 3 vjeçar me të drejtë rinovimi midis tyre.