Molla Vebi Ferati, enciklopedist i rrallë, figurë popullore


Molla Vebia mbetet një shkencëtar dhe dijepërhapës i tyre, enciklopedist i rrallë, që edhe sot, pas 70 vjetësh nuk është përsëritur, duke mbetur një figurë e përmasave kombëtare, që rrallë dalin. Jeta e tij është një mësim që ka vazhduar për një gjysmë shekulli me urtësinë e tij, për të mbetur dijetar dhe mësues i vendosur, enciklopedist i rrallë, figurë e dashur popullore.

Nga Dr.Fejzulla GJABRI

Molla Vebi Ferati i njohur si Hoxhë Çernjeva apo Hoxha i Madh, personalitet që bashkon Rilindjen Kombëtare me kohët moderne
Molla Vebia ishte dhe mbetet ndër figurat kryesore fetare dhe më tej këtyre figurave më të njohura e më të përmendura të viseve veriore dhe të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Edhe në ditët e sotme, megjithëse kanë kaluar 70 vjet nga ndarja e tij nga jeta, thuhet: “Ka thënë Molla Vebia”. Ata që e kanë njohur, jo vetëm nxënësit e tij, por gjithë ata që e njohën e dëgjuan fjalët e tij, (ndër të cilët edhe Abaz Zaimi) flisnin me respekt dhe e quanin “gojëbilbili ynë”.

Koha

Në rrafshin historik, jeta e Molla Vebi Feratit, përkon me periudhën kur populli shqiptar kërkonte të shkëputej nga Perandoria Osmane, jo vetëm si shtet më vete, por edhe si mentalitet tashmë me vetëdije kombëtare.
Në këto kushte ndihej nevoja e emancipimit shkencor dhe qytetar europian, ndonëse ende nuk ishte e aftë shoqëria e asaj kohe ta kapërdinte dhe udhëheqësia ta drejtonte në atë rrugë. Në anët tona, me Dibër, Lumë e më tej, me Kosovë e vise tjera shqiptare, popullit iu desh që së pari të përballohej agresioni i fqinjëve, nga Veriu në Jug.
Pikërisht në këto vite jetoi dhe punoi Molla Vebi Ferati. Ai jeto dhe u shkollua në kohën e Turqisë e më pas provoi kohën e zisë së Nemces, luftoi kundër serbve e krahas përballimit të vështirësive, ndihmoi në zhvillimin kulturor në kohën e Mbretërisë, duke kaluar Luftën e Dytë Botërore, për të provuar dhe vitet e para të komunizmit, deri në kërcënim të jetës, pasi parashikoi sundimin komunist: “O katërdhjetë ditë, o katërdhjetë vjet do i kemi në shpinë këta”.
Vebi Ferati, lindi në Cernjevë më 1886 dhe u rsimua në Stamboll për drejtues (imam), jurispondencë islame dhe mjekësi. Njihet ndër imamët më aftë, më të diturit dhe më të urtët në Kala të Dodës dhe në fshatrat përreth. Kudo që punoi ai ka lënë emër të mirë në ligjërimin që jepte. Pranë xhamisë me emrin e tij në Çernjevës, për disa vite ka funksionuar mejtepi – shkollë katër klasëshe, e drejtuar nga Molla Vebia. Vepra e tij emancipuese ka qenë në konflikt me formimin dituror dhe mjedisin e kohës, veçanërisht pas vitit 1944. Disa herë deshën ta dënonin. Ndërroi jetë në vitin 1949.

Shkollimi

Molla Vebi Ferati në rininë e tij, mori mësimet e para kryesisht fetare në vendlindje, ku dallohej për dhunti në interesin e dijeve. Për dhuntitë e ligjërimit dhe të interesit për dije, çka tregonte se me shkollim, do ishte më vonë një intelektual e dijetar i shquar. Mësuesit a atyre viteve (se në Radomirë kishte shkollë katër klasëshe nga viti 1900), panë te Vebiu i ri shkëndija të një dijetari të ardhshëm dhe kërkuan që familja ta dërgonte në shkollë. Dimë se në Radomirë kishte një shkollë që hap në vitin 1902 (1318), me mësues Hafuz Nexhipin, me arsim teologjik. Në ketë shkollë mësohej dije fetare, kryesisht nga Kurani. Pas vitit 1909 në ketë shkollë jepeshin disa lëndë, si Abetare arabisht, lexim Kurani, dije fetare, gramatikë (për mësimin e Kuranit), histori osmane, njohuri gjeografie, aritmetikë elementare, ortografi dhe bukurshkrim. Aty nisi dijet Vebi Ferati, për ta njohë edhe shkolla në Stamboll, edhe Kalaja e Dodës, Luma, Dibra, Shkodra e më tej, për të dhënë kontribut edhe në Komunitetin Mysliman Shqiptar, si një nga juristët më të përgatitur.
Mësuesit e asaj kohe, Vebiun e kishin mes nxënësve të grupit të pare pra ndër më të mirët, prandaj i sugjeruan familjes që të vazhdonte shkollën më tej. Më 1886 nis shkollën Ruzhdije në Stamboll dhe pas katër vitesh kryen arsimin e lartë po në Stamboll për drejtues (imam) dhe jurispondencë islame. Krahas këtyre degëve, kreu dhe fakultetin e Mjekësisë. Pra, mori përgatitje të shumanshme. Megjithëse u përgatit si imam, ai studioi më së shumti jurispundencë. Përveç gjuhës amtare, ai zotëronte edhe disa gjuhë të huaja si turqisht, arabisht, persisht dhe frëngjisht dhe ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore.

Mësues, filozof dhe shkencëtar

Dituritë e tij ishin të gjithanshme, ndër të cilat, dhe si shkoqitës i dukurive dhe fenomeneve natyrore e shoqërore. Pas formimit si hoxhë me dije dhe kulturë islame lindore, molla Vebiu i shtriu interesat e tij për dije shkencore. Studimet në mjekësi dhe jurispundencë ndikuan në mbi formimin me dijet dhe shkencat perëndimore europiane. Studioi në shkencat e natyrës dhe ato shoqërore, pa lënë aspak pas dore studimet në lëndët fetare. Më vonë, sipas bashkëkohësve, do thoshte vetë në ligjërimet e tij, “se ato (shkenca dhe feja) janë të lidhura fort me njëra tjetrën). Nxënësit e tij, thonë, se na fliste për dijetarë e shkencëtarë të botës (të Islamit dhe të feve të tjera), ndër të cilët dhe për një shqiptar nga Çamëria, që, kur i përpërmendte emrin, i thonte ‘dijetari ynë i madh’ Hoxha Tasin. Njëri nga nxënësit e tij që më vonë kreu Medresen në Tiranë thotë se “Molla Vebia kishte disa libra të Hoxha Tahsinit, nga ku citonte fjalë nga veprat e tij, si “Historia e qenies, ose e krijimit”, “Sekretet e ujit dhe të ajrit”, pjesë nga “Psikologjia” e tij, nga dijeve filozofike, shkencave të natyrës, matematikës, astronomisë etj.” Kur u njoftua se njeriu zbriti në hanë (në vitet 1960), e pyetën ‘se a asht e mundur’ ai kishte argumentuar mundësitë jo vetëm të këtij zhvillimi, por edhe për zbulime të tjera shkencore.
Dituritë dhe fjala e tij emancipuese ka qenë në konflikt me formimin dituror dhe mjedisin e vendit ku shërbeu dhe jetoi. Ai njihej si Hoxha i Madh, pasi kishte edhe të tjerë imamë që drejtonin xhamitë e mësonin fëmijët ndër mejtepe.
Jeta e këtij hoxhe nuk është veçse një mësim që ka vazhduar për një gjysmë shekulli; ai e kaloi gjithë jetën duke lexuar dhe duke mësuar të tjerët. Përpjekjet dhe dëshira e tij e zjarrtë përqendroheshin në dy gjëra: E para, dëshironte t’i shtonte njohuritë që kishte fituar, duke hedhur përherë e më shumë nga një hap përpara, për t’iu afruar “së vërtetës”.
Duke përmendur e cituar njerëz të dijes si Hoxha Tahsinin, me fjalën e tij të ëmbël, tërhiqte shumë njerëz të krahinës, mes tyre dhe me tituj të lartë fetarësi hafizë e krahinarë me detyra drejtuese të kohës. Molla Vebia me dituritë e tij, mbetet në krye të dijetarëve të Kalasë Dodës e më tej. Rrallë si ai, përveçse, zotëronte dituritë e lëmit fetar, zotëronte dhe dinte të shpjegonte dhe dije nga shkencat e natyrës e ato shoqërore. Për këto të fundit nxënësit e tij transmetonin pjesë nga ligjëratat e tij. Molla Xhemali, edhe pse thonte se “nuk di”, kur vinte fjala për Molla Vebinë, përmendte një pjesë nga thëniet e tij, si “Mbarë njerëzimin, të cilin e shikojmë dhe e njohim, Molla Vebia thojte se janë si një familje e përbashkët. Të gjithë njerëzit i shikonte si vëllezër të një gjaku. Molla Vebia mërzitej kur dëgjonte grindje ndërmjet njerëzve apo kur shihte fukarenj. Thonte se “njerëzimi në ka shumë nevojë për përmirësime të gjendjes së tij dhe për zhvillim”.
Molla Vebia mbetet një shkencëtar dhe dijepërhapës i tyre, enciklopedist i rrallë, që edhe sot, pas 70 vjetësh nuk është përsëritur, duke mbetur një figurë e përmasave kombëtare, që rrallë dalin. Themi figurë e përmasave kombëtare, pasi kaloi pothuajse në çdo rreth të Shqipërisë në shërbim të Komunitetit Mysliman Shqiptar, anëtar i të cilit ishte. Për shumë vite ndihmoi për zgjidhjen e problemeve mes fshatrave apo rretheve, duke i trajtuar problemet juridikisht. Kur vendoste Molla Vebia, të gjithë heshtnin.
Jeta e këtij hoxhe nuk është veçse një mësim që ka vazhduar për një gjysmë shekulli. Ai e kaloi gjithë jetën duke lexuar dhe duke mësuar të tjerët me dije gjithënjerëzore.
Duke përmendur e cituar njerëz të dijes si Hoxha Tahsinin, me fjalën e tij të ëmbël, tërhiqte shumë njerëz të krahinës, mes tyre dhe me tituj të lartë fetarë, si hafizë e krahinarë me detyra drejtuese të kohës. Molla Vebia me dituritë e tij, mbetet në krye të dijetarëve të Kalasë Dodës e më tej. Rrallë.si ai, përveçse zotëronte dituritë e lëmit fetar, zotëronte dhe dinte të shpjegonte dhe dije nga shkencat e natyrës e ato shoqërore. Për këto të fundit nxënësit e tij i transmetonin pjesë nga ligjëratat e tij. Njëri nga ata, Molla Xhemali, edhe pse thoshte se “nuk di”, kur vinte fjala për Molla Vebinë, përmendte një pjesë nga thëniet e tij, si: “Mbarë njerëzimin, të cilin e shikojmë dhe e njohim, Molla Vebia thojte se janë si një familje e përbashkët. Të gjithë njerëzit i shikonte si vëllezër të një gjaku. Molla Vebia mërzitej kur dëgjonte grindje ndërmjet njerëzve apo kur shihte fukarenj. Thonte se se “njerëzimi në ka shumë nevojë për përmirësime të gjendjes së tij dhe për zhvillim”.
Molla Vebia mbetet një shkencëtar dhe dijepërhapës i tyre, enciklopedist i rrallë, që edhe sot, pas 70 vjetësh nuk është përsëritur, duke mbetur një figurë e përmasave kombëtare, që rrallë dalin. Jeta e tij është një mësim që ka vazhduar për një gjysmë shekulli me urtësinë e tij, për të mbetur dijetar dhe mësues i vendosur, enciklopedist i rrallë, figurë e dashur popullore.