Skavica dhe Katundi i Ri, dy hidrocentralet e reja në Dibër?!

Qeveria prezanton dy verisone të hidrocentralit të Skavicës, por nëse ajo do të vendosë për “Variantin A”, atëherë mbetet në fuqi edhe ndërtimi i hidrocentralit tjetër mbi Drin, në Katund të Ri me fuqi 50 MW

Propozimi i WBIF: Hidrocentrali i Skavicës parashikohet të kushtojë 247 milionë e 500 mijë euro. Nga të cilat 40 milionë euro do të jetë financimi i qeverisë shqiptare dhe 206 milionë euro do të sigurohen përmes një kredie të BERZH.

Lexo më shumë

Kryeministri: Ndërtojmë Skavicën me 100% financim shtetëror

Rama: “Është e padyshimtë që kjo vepër do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për atë zonë, me Rrugën e Arbrit dhe me Skavicën, verilindja e vendit hyn në një fazë tërësisht të re në aspektin ekonomik dhe social”.

.

Beci: “Ne jemi të ndërgjegjshëm se alternativa më e madhe përmbyt një sipërfaqe të madhe, por një proces konsultimi, shpronësimi dhe bashkëpunimi mund ti japë një opurtinitet më të madh zonës”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi të mërkurën, 3 qershor 2020, studimin e fizibilitetit të kryer nga një kompani franceze në lidhje më ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.…

Lexo më shumë

Edi Rama, për Skavicën pyet dibranët, jo partiakët e sharlatanët…

Pamje nga lugina e Drinit të Zi, Fushë-Çidhën. Foto: Hajredin Toca

Dibranët nga ndërtimi i liqenit artificial të Dibrës, dhe hidrocentralit të Shpilesë nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pas humbjes së rreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane. Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën”.

Lexo më shumë

Reagimet PRO dhe KUNDËR ndërtimit të HEC të Skavicës:

Skavica krijon rezerva ujore për gjithë hidrocentralet e vendosur pas saj: Fierza, Komani e Vau i Dejës duke optimizuar tërë funksionimin e kaskadës së Drinit.

Një përmbledhje e argumenteve “Pro”:

Përveç specialistëve të energjisë, zyrtarëve të KESH, firmave që duan ta ndërtojnë, edhe një pjesë e banorëve janë për ndërtimin e hidrocentralit. Por shumë prej tyre nuk janë në gjendje të argumentojnë idetë e tyre.
Agim Kasa, ish përgjegjës i statistikës në Dibër në vitet 1985-1992, në një shkrim në “Rruga e Arbërit”, mars 2010, rreshton argumentet ekonomikë që bëjnë të domosdoshme ndërtimin e hidrocentralit.…

Lexo më shumë

Skavica, projektet në vite

Ideja për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës fillon që në vitet 1960. Pas studimesh për rreth dy dekada, rreth viteve 1980 filloi të flitej publikisht për të. Sipas projektit të asaj kohe, hidrocentrali do të ndërtohej në grykën e Skavicës, ku shtrati i Drinit të Zi ngushtohet deri në 40 metra në një gjatësi 5-6 kilometra. Që në atë kohë studimi kishte paraparë dy zgjidhje te cilat në vetvete përbënin dy projekte të ndryshme.…

Lexo më shumë