Dibra apo Skavica?

Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…

Lexo më shumë

Iku Qerim Sula, një mal që mbolli e rriti lisa

Po, po, një MAL, jo vetëm i Dardhës ku lindi 69 vite të shkuara, por i gjithë Dibrës, i Luginës së Drinit të Zi dhe i Nëntë Maleve.

Një LIS, nga ata lisa që i kanë rrënjë thellë në tokë, aq thellë sa nga lartësitë e malit pinë ujë në Drin…

Kam bërë njëherë një reportazh, një udhëtim ulur në vendin e parë të “Skodës” së tij, të përpjetës nga Shënlleshe në Soricë e Qan…
Asokohe shkruaja…

“Këtu kishte trojet e vjetra Eles  Isufi, “Gjenerali me Shajak“ e këtu e kishte kaluar fëmijërinë Hazis Ndreu i këngës dhe i valles popullore dibrane.

Lexo më shumë

Qerim Sula: zëri i lavdisë shekullore dibrane

Dibra, e vendosur në pjesën e brendshme të truallit arbëror, nëpër shekuj luajti rolin vendimtar si qendër politiko-administrative, strategjike dhe ekonomike të trevave shqiptare. Jo rastësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në dhjetor të vitit 1912, Dibra u bë objekt debati midis përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, të cilat për fat të keq e ndanë atë më dysh. Përballjet e panumërta historike dhe përplasjet e egra me armiqtë shekullor, e mësuan popullsinë dibrane të përshtaste forma organizative-shoqërore që edhe në kushtet më të egra të pushtimit, të mbijetonte e papërkulur në lirinë e vet.…

Lexo më shumë

Katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet tona

Më poshtë po ju paraqesim një intervistë të tij dhënë dy vite më parë gazetarit Bashkim Koçi, përgatur për botim nga Abdurahim Ashiku, në shenjë nderi dhe respekti për Haki Kolën që iku pa e vënë në zbatim ëndrrën për një pylltari të kohës në të gjithë hapësirën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Intervistoi: Bashkim Koçi, dhjetor 2018 

Inxhinier! Si është sipas jush gjendja, mund të jepni një informacion të shkurtër  rreth situatës që përjetojnë pyjet në vendin tonë?

Lexo më shumë

Nga Veriu në Jug, Gjenerale Manushaqe Shehu e  angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare

Gjenerale Shehu duke shperndare ndihma

Në datat 11-12 maj ajo ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në prefekturën e Dibrës, ku pushtetit lokal iu dorëzuan 1200 pako ushqimore për familjet në nevojë. Strukturat e Prefekturës dhe të bashkisë Dibër kanë shprehur mirënjohjen për këtë kontribut në ndihmë të familjeve dibrane në nevojë.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, pothuajse gjatë gjithë muajit maj 2020 ishte e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar  nga COVID-19.…

Lexo më shumë

Heroi i kujt ka lindur më 6 maj?

A kemi nevojë që vorbullës së gënjeshtrave që na vërtiten dita ditës t’i shtojmë edhe ditëlindjen e Skënderbeut? A ia vlen që shprehjes së përditshme të padijes dhe krenarisë për të qënin të paditur t’i shtojmë edhe një dëshmi tjetër? A nxjerrim ndonjë dobi duke i shtuar fakteve të shumta për mungesën e kulturës dhe etikës, për mosnjohjen e parimeve më të thjeshta morale të të drejtës dhe të vërtetës, edhe një mashtrim tjetër?…

Lexo më shumë

Katër këngë që frymëzojnë me dashuri dhe atdhedashuri

Periudha e pandemisë krijoji një atmosferë jo të zakonshme në shtëpitë tona, për të cilën pati shumë përpjekje për ta harruar apo për ta kaluar sa më lehtë. Njëra prej këtyre mënyrave ishte edhe krijimi i këngëve të reja, por edhe rikrijimi e riinterpretimi i këngëve të njohura, përmes mënyrave bashkëkohore të komunikimit, disa herë jo të realizuara artistikisht, por gjithmonë me një kënaqësi që buronte prej shpirtit të lirë e artistik të krijuesve.…

Lexo më shumë

Fluturon shqipja mbi Korab

Kompozitori Edmond Zhulali bashkon zërat dibranë: Kapexhiu, Methasani e Ismail Keta në këngën himn “Kjo është Dibra maja-maja” së bashku me zërat e këngëtarëve Altin Sulku, Muharem Borova dhe Lundrim Paçuku

Televizioni News 24 prezantoi  para disa ditësh një kompozim në një mënyrë ndryshe të këngës “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të kompozitorit Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh”. Vetë Zhulali pohoi se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë, ishte e gazetarit Dëfrim Methasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.

Lexo më shumë

Orteku i punëve të mira

Allajbegia është një nga 22 fshatrat e Maqëllarës, por nga vlerat dhe historiku i kalon përmasat e një fshati të zakonshëm. Nëse do ti referoheshim historisë, të paktën do të dallojmë tre kulme, që i japin pikërisht ato vlera dhe atë të veçantë.

Allajbegia është një vendbanim gjashtë mijë vjeçar, ndër më të vjetrit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.…

Lexo më shumë
1 2