Edi Rama, për Skavicën pyet dibranët, jo partiakët e sharlatanët…

Pamje nga lugina e Drinit të Zi, Fushë-Çidhën. Foto: Hajredin Toca

Dibranët nga ndërtimi i liqenit artificial të Dibrës, dhe hidrocentralit të Shpilesë nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pas humbjes së rreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane. Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën”.

Lexo më shumë

Reagimet PRO dhe KUNDËR ndërtimit të HEC të Skavicës:

Skavica krijon rezerva ujore për gjithë hidrocentralet e vendosur pas saj: Fierza, Komani e Vau i Dejës duke optimizuar tërë funksionimin e kaskadës së Drinit.

Një përmbledhje e argumenteve “Pro”:

Përveç specialistëve të energjisë, zyrtarëve të KESH, firmave që duan ta ndërtojnë, edhe një pjesë e banorëve janë për ndërtimin e hidrocentralit. Por shumë prej tyre nuk janë në gjendje të argumentojnë idetë e tyre.
Agim Kasa, ish përgjegjës i statistikës në Dibër në vitet 1985-1992, në një shkrim në “Rruga e Arbërit”, mars 2010, rreshton argumentet ekonomikë që bëjnë të domosdoshme ndërtimin e hidrocentralit.…

Lexo më shumë

Skavica, projektet në vite

Ideja për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës fillon që në vitet 1960. Pas studimesh për rreth dy dekada, rreth viteve 1980 filloi të flitej publikisht për të. Sipas projektit të asaj kohe, hidrocentrali do të ndërtohej në grykën e Skavicës, ku shtrati i Drinit të Zi ngushtohet deri në 40 metra në një gjatësi 5-6 kilometra. Që në atë kohë studimi kishte paraparë dy zgjidhje te cilat në vetvete përbënin dy projekte të ndryshme.…

Lexo më shumë
1 2 3