‘Nënë Tereza: Shënjtorja dhe Kombi i Saj’

23 Korrik 2020 /

  • Njoftim per mediat nga Universiteti i Birminghamit për librin

Nëpërmjet një komunikate për mediat më 23 korrik, Zyra e Komunikimit pranë Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se libri i ri i Gëzim Alpion ‘Mother Teresa: The Saint and Her Nation’ (‘Nënë Tereza: Shënjtorja dhe Kombi i Saj’) do të botohet më 31 korrik.

Lexo më shumë

Skavica, hidrocentrali që po trazon jetën e banorëve luginës së Drinit

Në foto: Fshati Fushë-Alie i cili mbulohet nga uji edhe në versionin e Skavicës 388 metra. Foto: B.Karoshi, qershor 2020

Banorët kundërshtojnë planet e qeverisë: Nuk ka Skavicë pa bisedime me njerëzit në terren. Planet e paqarta të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me forcat tona ngjallin pasiguri për të ardhmen e banorëve që jetojnë në fshatrat përgjatë luginës së Drinit të Zi nga Gjorica, në kufi me Maqedoninë e Veriut, deri në Zall-Reç.

“Skavica, një kërcënim real për banorët e pellgut të Drinit.

Lexo më shumë

Argumentet pse kundërshtoj ndërtimin e HEC-it të Skavicës!

“Kodra e qytetit” (Zall-Sinë), një vendbanim eneolitik. Foto: A.Bunguri.

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshishë kujtesën e tij historike. Shkatëroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harroj se çfarë është dhe çfarë qe!”.

Lexo më shumë

Fjalë zemre nga kompozitorë, këngëtarë, bashkëpunëtorë, miq e të njohur të kompozitorit të madh Përparim Tomçini

ILIR SHAQIRI, këngëtar: 

Komuniteti i artit muzikor kombëtar sot ka ulur flamurin në gjysmështizë. Është ndarë nga jeta (në moshën 65 vjeçare) kompozitori i papërsëritshëm shqiptar, Përparim Tomçini…

I frymëzuar nga krijimtaria alegorike e Dibrës, nga gurra e pashtershme e folklorit dibran, ai ngriti në skenat artistike perla të muzikës shqiptare; vepra që shtrihen në gjini të ndryshme, si: Rapsodi për kor, Rapsodi për solist dhe orkestër, Suitë simfonike, Poemë simfonike, Elegji korale, Balada vokale, Këngë lirike dhe epike, deri të Tablotë koreografike.

Lexo më shumë

Kush ishte Përparim Tomçini?

Përparim TOMÇINI u lindur në vitin 1955, në Peshkopi. Në vitet 1970-1974 ka kryer Liceun Artistik “ Jordan Misja” Tiranë në degën Teori Muzike. Në vitet 1975-1979 ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në degën “Kompozicion” me udhëheqës  kompozitorin e njohur Feim Ibrahimi.

  • Nga viti 1976-1979 ka qenë bashkëkrijues dhe anëtar i rregullt i grupit muzikor “Na bashkoi kënga popullore” .
Lexo më shumë

Ne mburreshim me ty!

Unë jam mburrur me ty pa të njohur, miku im. Njohje përmes ekranit hera e parë. Ka qenë mesi i viteve shtatëdhjetë, kur me gëzim pamë që në ansamblin “Na bashkoi kënga popullore”  bënte pjesë edhe një dibran. Rim Tomçini. Një djalosh i qeshur, me trup të vogël, por, siç dëshmoi më vonë jeta, me shpirt shumë të madh.

Rimi, tani që ti nuk je më, njerëzve që të njohën në jetë  u vjen ndërmend përmes kujtimeve.

Lexo më shumë

Një Korab – Kompozitor

U hap fjala e u drodh Runja

Valët Drini seç i ngriti,

I nis vajet nënë Ajkuna

U nda nga jeta Rim Tomçini.

 

Kullë e fis me gen hyjnori

Dritë e këngës-hov vigani,

Kurorë bjeshke kompozitori

Përparim Tomçini,bir dibrani.

 

Vëllezërit Sula e Seit burrnia

Si tan Dibra me lot në sy,

Jo,s`vdes vepra e mençuria

Ndrit në mote e histori….

Lexo më shumë

“Më preve në besë, o Qerim Sula”

 Më preve në besë, o Qerim Sula, më preve në besë si burra… Kisha vendosur disa herë se do të shkruaja për jetën dhe veprën tënde artistike ndër vite. Kishim biseduar bashkë disa herë, kishim biseduar edhe kur vije në lokal “Bar Kinostudio”, i shoqëruar së bashku me Razien, pas një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë që kalove në zemër. Ishte jo vetëm një kënaqësi të shkruaja për ju, por edhe një përgjegjësi e madhe, por gjithmonë modestia jua më kishte stepur, ma kishte prerë hovin.

Lexo më shumë

Për Qerim Sulën – Mjeshtrin e madh 

Një lajm i hidhur u përhap me shpejtësi gojë më gojë, në media mëngjesin e datës 31 maj 2020. Një bir i vyer i Dardhës, një xhevahir për shokët, një prind shembullor, një bashkëshort model, nuk është më në jetë.

Qerim Sula u rrëmbye nga një sëmundje e rëndë. Në fillim askush nuk donte ta besonte, askujt nuk i thotë zemra që një kob i zi kishte ndodhur, një tronditje shpirtërore është e fortë dhe e përbashkët.

Lexo më shumë

Për dy BURRA që ikën duke lënë dhembje e mall pas…

Si ikin burrat e Dibrës, 

kur pema e tyre rëndon 

nga frytet?

Vërtet si ikin burrat e mëdhenj të Dibrës kur pemën e tyre e kanë mbushë me fryte?

Si iku Qerim Sula, dy metër burrë që mbushte skenën me hijeshinë e maleve të Dibrës tek këndonte trimëritë shekullore të dibranëve…

Oh, medet Qerim për ty!

Si iku Përparim Tomçini, nota më e lartë në pentagramin e këngës dibrane?

Lexo më shumë
1 2 3