Hasmëria Murrja-Hasa dhe zbatimi në perfeksion i kanunit

I -PROLOG

Një ndër hasmëritë e shumta në Dibër ka qenë edhe ajo e fisit Murrja me fisin Hasa në fshatin Hotesh në Luzni. Hasmëria midis tyre kujtohet si një nga konfliktet më të ashpra të kohës. Gjendja e “luftës” ndërmjet familjeve të përfshira në konflikt ka zgjatur më shumë se një dekadë.

Hasmëria midis fiseve Murrja e Hasa është pjesa e katërt e studimit “Kronologjia e fisit Murrja në Hotesh të Dibrës”.

Lexo më shumë

Jam i lumtur kur kanë të tjerët

Në qershor të këtij viti u mbushën plot njëzet vjet ku banorët e Sllatinës festojnë festën e tyre të bukur të bjeshkës. Nisi fare rastësisht si një vullnet e dëshirë e madhe e djemve të këtij fshati që janë prej vitesh në mërgim, por ja që ajo llavë e ndezur njëzet vjet ma parë ende nuk shuhet, por flaka e saj ndriçon në të gjithë zonën e Ujemujës.

Lexo më shumë

Përcjellje për artin e Jahe Delisë

Duke lexuar materialet e këtij vëllimi, që nga reportazhet, studimet, portretet e deri te mendimet e të tjerëve për shkrimet e autorit, pa ndrojtje mund ta ndajmë në dy pjesë: shkrimet e autorit për vendlindjen me njerëzit dhe natyrën e saj, ku dominon ndjenja e dashurisë për ta, e në vijim me portretet e të tjerëve. Pra, na paraqitet Unë (Jahja) dhe Tjetri (të tjerët rreth apo më larg tij).

Lexo më shumë

Veli Torba, fermeri që nuk di të ndalet

Ai nuk arriti te shkojë më shumë se shkollimi i mesëm, ndonëse dëshirat i kishte të mëdha. Bile dhe atë e mbaroi, pa shkëputje nga puna, pasi duhej të ndihmonte familjen e tij të varfër, siç ishin të gjitha familjet e asaj kohe. Linte pas fshatin e tij të bukur malor e derdhej fushave poshtë me një çantë të thjeshtë në sqetull, me pak libra e fletore në të, por me shumë dëshira e ambicie për të ardhmen.

Lexo më shumë
1 2 3