Me 27 qershor 2020 u nda nga jeta Major Dine Xheka, banues në qytetin e Shkodrës, pas një sëmundje të shpejtë e të papritur, që pikëlloi thellë familjen e tij, por edhe të afërmit e farefisin, kolegët si dhe miqtë e shumtë, brenda dhe jashtë vendit.
Dine Xheka lindi më 26 maj 1950 në fshatin Gjoricë të Dibrës, në një familje me tradita të larta atdhetare, ku në vitin 1910 forcat e ushtrisë turke në pamundësi për ta kapur dhe ekzekutuar gjyshin e tij, bashkëluftëtarin e madh të Elez Isufi (Ndreu), pasi ia rrethuan kullën e sulmuan edhe ia dogjën duke e lënë familjen e tij pa strehë.…
Lexo më shumë