Jo thjesht një letër malli nga Nazmi Koçi…


Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: “Dibra e Shkodra janë një vëlla”. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri. Kjo nuk është sakrificë, por asgjësim i plotë i Dibrës.

Ajo që ke thënë për Skavicën është një ide e madhe. Do jetë aktuale në shekuj dhe brezat do ta vlerësojnë. Një ditë lexoja një shkrim historik që thoshte: “Si u sakrifikua Dibra dhe Gjakova për të shpëtuar Shkodrën”, u kushtohej pazarllëqeve të viti 1913 kur është bërë ndarja e kufijve. Me mbeti në mendje mbyllja e artikullit që ishte afërsisht kështu: Dibra e historisë, Dibra e Skënderbeut, Dibra e kongreseve dhe e arsimit, nuk ia kishte borxh askujt që të përfundonte në një monedhë tregu e të përdorej si mall për shkëmbim, që të ruante të tjerët, ajo ja kishte paguar haraçin historisë.

Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: Dibra e Shkodra janë një vëlla. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri. Kjo nuk është sakrificë, por asgjësim i plotë i Dibrës.

* * *

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

I dashur Abdurahim!
E mora mesazhin tënd, të ngrohtë dhe përvëlues njëkohësisht, pasi në dhuntinë e të shkruarit ke qenë gjithmonë ekspert i klasit të parë.
Me vjen mirë që ndonëse atje ku nuk do të duhej të ishe, ia kalon mirë dhe rron me djersen tënde. Sot këtu janë fabrikuar zanate e mjeshtëri të reja që ne të dy zor se do mund ti bënim.
Në Lure njërit i vrau një cjap djalin kur ky po i binte fyellit majë një shkëmbi (ti ndoshta e din këtë histori para meje), cjapi i futi një të shtyrë me brirë dhe e hodhi në humnerë. Kur fshatarët shkuan ta ngushëllojnë të atin, ai u përgjigj: Më vjen keq dy herë, pasi edhe më vdiq, por edhe shpiku një vdekje të re, ne ishim mësuar të thoshim vdiq nga dita, nga pushka, e vrau kali etj., por  këtë vdekjen nga cjapi e shpiku djali im. Këta  kanë bërë shumë shpikje, fjalën e kam për këta 25 vjet.
Në të vjedhur janë aq ekspertë e novatorë dhe shpikin çdo ditë mënyra të reja me taksa, koncesione e deri te vjedhjet fizike të thesarit e të bankave. Një dite im bir më tha se do ta pësojmë si gomari i Nastradinit, të cilit i zoti i kufizoi ushqimin dhe kur ia ndaloi fare, gomari ngordhi e ai tha: Po ky ç’ pati, dhe ngordhi tani që u mësua pa ngrënë.
Por një zanat i ri është ai që më thoshe në shkrimin tënd. Mosmirënjohja dhe mos vlerësimi i të tjerëve për punën që kanë bërë e bëjnë, mos vlerësimi i vlerave, i historisë. Këtu shumica (jo vetëm ajo elektorale), mendojnë se historia ka filluar me ta, ndoshta mendojnë se edhe do të përfundojë me ta.
Ajo qe tregoje më ka ndodhur edhe mua kur doja të dërgoj djalin në shkolle të lartë. Ai fitoi në mjekësi, kurse unë doja ta dërgoj ne stomatologji ku mendoja se mund ta përgatis më mirë. I kërkova ndihmë një politikani që ishte dhe gazetar dhe e kishim pasur mik uni dhe vëllai im Xhemali që më ka vdekur. Më ndihmo ti ndryshoj degën djalit i thashë. Nuk mundet më tha se ne kemi ndihmuar X person me qe ai ka kandiduar për deputet në PD dhe mos na keqkuptohet. Po mirë more i thashë, po unë a thua jam fajtor se nuk kandidova për deputet në PD që të përfitoja nga ndihma juaj. Lavdi zotit djali u bë mjek aty ku deshëm ne, por më mbeti një shije jo e mirë. Tani dëgjoj të thuhet se socialistet e para viti 2005 nuk bëjnë. Ata pas vitit 2005, po. Prandaj as nuk çuditem dhe nuk pres ndonjë trajtim tjetër, pasi e di veten, jam i viti 1973, ama kam po  atë emër e mbiemër që me kanë vënë të paret e mi. Edhe ju keni po atë emër e mbiemër që keni patur. Keni bërë edhe male me libra e shkrime aq sa duhen disa politikanë bashkë për ti vene në kandarë për tu barazuar me peshën e tyre. Por pesha e atyre shkrimeve është shumë herë me e rendë, është edhe shumë me jetëgjatë se afati i një apo disa legjislaturave së bashku. Kur të kemi ikur nga kjo botë, kur mbi varre të ketë barë e të kullosin lopët e gomarët, kur shumë nga këta figura të jenë bërë anonime, librat do të jenë aty dhe do të lexohen e vlerësohen nga brezat dhe sigurisht autori i tyre do të jetë aty, i pavdekshëm. Kjo më ngushëllon dhe mua dhe ulem e shkruaj ( kryesisht për problemet e profesionit).
Ajo që ke thënë për Skavicën është një ide e madhe. Do jetë aktuale në shekuj dhe brezat do ta vlerësojnë. Një ditë lexoja një shkrim historik që thoshte : “Si u sakrifikua Dibra dhe Gjakova për të shpëtuar Shkodrën”, u kushtohej pazarllëqeve të viti 1913 kur është bërë ndarja e kufijve. Me mbeti në mendje mbyllja e artikullit që ishte afërsisht kështu: Dibra e historisë, Dibra e Skënderbeut, Dibra e kongreseve dhe e arsimit, nuk ia kishte borxh askujt që të përfundonte në një monedhë tregu e të përdorej si mall për shkëmbim, që të ruante të tjerët, ajo ja kishte paguar haraçin historisë.
Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: Dibra e Shkodra janë një vëlla. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri. Kjo nuk është sakrificë, por asgjësim i plotë i Dibrës.
Do ta lexoj librin tënd dhe me siguri do të jem më i armatosur për të debatuar me këdo. Që të debatosh duhet të jesh i mirinformuar, nuk mjafton vetëm patriotizmi. Puna e sjell që kushdo të jetë ambasador i vendit të vet dhe duhet te dijë ta bëjë mirë punën e tij. Këtë u thosha gjithnjë shqiptareve në Itali. Atje ku futemi ne s’ka shqiptar të tjerë,prandaj ti je ambasadori i vendit tënd dhe duhet ta bësh mirë këtë detyrë kudo qofsh. Disa edhe më dëgjonin.
Miku im më vjen keq që nuk të kam afër, të takohemi e pimë kafe shpesh siç bëj me disa shokë të tjerë këtu. Jam mu në qendër dhe nuk ka nevojë për autobus. Më në fund po të them atë që u them shumë dibraneve këtu në Tiranë. Ne ishim miq edhe në Dibër, por këtu jemi nja dy breza më afër se vetëm njeri tjetrin kemi prej nga kemi ardhur. Edhe bashkë jemi shumë më afër dhe kjo për shumë arsye.
Po të dërgoj edhe numrin e telefonit dhe në çdo rast kur të vish më kërko të çmallemi, megjithëse kemi shumë për të thënë dhe nuk dihet a na mjafton koha. Sidoqoftë pak është më mirë se hiç.
Të përqafoj me shumë mall. Bëji të fala dhe Natashës. Pandeliun kur ta takosh ma përqafo.
Miku yt Nazmi Koçi
Tiranë, 24 shkurt 2016