Një grusht lotësh, pikë- pikë mbledhur në shpirtin tim…


Nga Abdurahim Ashiku

Ike mik, ike…
Të kisha mik, më kishe mik…
Ike Murat Koltraka…
Ike…
Pse kështu mik?
Burrë i Dibrës…
Mik i të gjithëve,
Mik i maleve
Sa lind e perëndon?
Kalorës i artit,
kulturës,
sportit,
arsimit,
fjalës së urtë,
kuvendit,
batutës… ?
Pse mik?
Pse ike?
Pse kaq shumë,
dhimbje më solle?-
Oh medet!!!
Medet për ty,
për fëmijët e tu,
për shokët,
miqtë…
sa shumë shokë,
sa shumë miq,
për ty qajnë,
për ty vajtojnë…
Grushtet mbushin,
Me lot që vlon,
prush që djeg
Oh sa u dhemb!
Oh sa më dhemb!
Ike mik, ike,
Si mal me borë,
Si fushë me lule,
Si tallaz Drini,
Dallgë e shpirtit.
Kush do ta mbajë
amanetin tënd:
LËRENI LUGINËN E DRINIT,
TË BUKUR…
SIÇ E KA DHËNË ZOTI?
Kush?
Kush?
Kush?
Eh!!!
Sa do na mungojë,
Zëri yt,
fjala jote,
e shkruar,
e thirrur,
e bërtitur…
JO SKAVICËS!
PO DIBRËS!
Jo shkatërrimit të Setës,
Bukuri e bukurive…
Vikamë që jehon,
thirrje që gjëmon,
rrufe që shurdhon…
Sot,
më shumë se kurrë,
I duheshe Dibrës,
Ti vëmë shpatullat,
krahët ti hapim,
zërin lart,
Në qiell ta çojmë…
TI, “QYTETAR NDERI”,
“MJESHTËR I MADH”,
Pa diplomë…
Më fisniku,
DIBRAN!