Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” në 10-vjetorin e krijimit


Dhjetë vjet jetë kulturore artistike në aktivitet të pandërprerë, finalizuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare, e kanë ngjitur Ansamblin Artistitik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” në Panteonin e Vlerave. Për nga mosha mund të duket një ansambël i ri, por drejtuesit e tij, organizatorët, krijuesit dhe interpretuesit, pra stafi i tij ka një përvojë të vyer artistike, krijuese, ekzekutuese shumë vjeçare.
Nëse dhjetë vjet më parë (29 shtator 2010) Ansambli u krijua në traditën e shkëlqyer të Ansamblit “Kuvendi” të Zall Dardhës, një vit më parë ndjeva krenari legjitime, kur me propozimin tim trupa e tij u pagëzua me emrin “Hazis Ndreu”, – ikonë e artit e kulturës kombëtare që para tre muajsh do të merrte nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Në repertorin e tij numërohen me dhjetëra valle, këngë e interpretime të tjera krijuese, me të cila ky Ansambël ka “pushtuar” hapësirat mbarëkombëtare e ato ndërkombëtare si në: Turqi, Rumani, Bullgari, Itali, Kosovë, Maqedoni etj. Ansambli ka performuar në disa televizione ndërkombëtare e kombëtare si: Rai Uno, Tv Romania, TRT Turk, RTK Kosovë, RTV Koha Tetovë, Top Channel, Vizon Plus, Tv Klan, TVSH, etj ku ka spikatur edhe në koncertet e mëdha festive, e ato të Vitit të Ri, duke kulmuar në momentin kur akrepat trokasin për ndrrimin e Vitit.
Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – ‘Nderi i Kombit’ ka marrë pjesë në realizimin e disa videoklipeve me këngëtarë të njohur si: Arif Vladi, Zef Beka, Lek Pecnikaj, Elizabeta Marku, Paro, Nertila Vreto, Visar Peja, Vera Laçi, Lirim Hoxha, Gentjana Gjergji, Edi Furra, Abedin Zenuni, Haxhi Maqellara e dhjetëra këngëtarë të tjerë të njohur në rang kombëtar.
Ky Ansambël është vlerësuar me çmime kombëtare në dhjetëra festivale artistike folklorike mbarëkombëtare si: -Me kupën fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Gjimnastradës, me rastin e 100 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë, mes 32 grupeve pjesëmarrëse; me Certifikatë në Festivalin Kombëtar për fëmijët jetimë si dhe “Performanca më e mirë e Festivalit” në Festivalin Mbarëkombëtar në Rahovec, Kosovë .
Është vlerësuar dy vite radhas në Festivalin Mbarëkombëtar “Sofra Dardane”, (Çmim të Dytë në 2018 dhe me Çmim të Parë në 2019. Në kurorën e çmimeve të këtij festivali janë edhe: Çmimi “Dasma Shqiptare” në Festivalin mbarëkombëtar “Këngë Jeho”, Strugë; Çmimi i Dytë në Festivalin Mbarëkombëtar “Na bashkon Kënga dhe Vallja Shqipe”, Plavë e Guci -Mal i Zi; Çmim i Tretë në Festivalin Mbarëkombëtar të Talenteve të Reja në Pukë; Çmim i parë në Festivalin Mbarëkombëtar “Ruaj Traditën, Festo Ship”; Çmimi ‘Begatia e Festivalit’ në Festivalin Mbarëkombëtar “Burimet e Sharrit”, Tetovë; Kupa në Festivalin Kombëtar të organizuar nga bashkia e Tiranës etj. Në vitin 2015 Bashkia Kamëz e ka vlerësuar këtë Ansambël me Titullin “Artisti i Vitit”, ndërkohë që gjatë një dekade jetë artistike është vlerësuar me shumë e shumë çmime e diploma në festivale e veprimtari të ndryshme.
Ky bilanc mjaftë pozitiv është pasqyruar gjerësisht ne reportazhet e gazetarëve të mirënjohur Halil Rama e Sakip Cami, ku kanë spikatur edhe vlerësimet e Prof.Bujar Kapexhiut – Nderi i Kombit e të moderatorit të shumë talentuar Defrim Methasani.
Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – Nderi i Kombit ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze vlerat më të mira të folklorit, etnografisë e kulturës shqiptare në dhjetëra festivale ndërkombërate në mbarë Europën, ku vlerësimi ka qenë maksimal nga organizatorët e këtyre festivaleve. Pothuajse në të gjitha rastet Ansambli është vlerësuar me trofe e çmime, si në Turqi, Rumani, Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Poloni, Itali etj.
Megjithëse 2020-ta ishte vit i trishtë si rrjedhojë e pandemisë Covid-19, Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – “Nderi i Kombit” ka marrë pjesë në tri festivale virtuale ndërkombëtare: në Stamboll në prill, maj dhe Nëntor, të organizuara për grupmosha të ndryshme dhe në të tri festivalet artistët tanë janë vlerësuar nga juritë ndërkombëtare të përbëra nga 17 anëtarë nga e gjithë bota, me çmim të parë dhe çmimin e madh “Grand Prix”. Në këto festivale pati vlerësim dhe për koreografin e ansamblit z.Avni Ndreu, që ishte pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare (pa të drejte vote për Shqipërinë). Gjithashtu Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – “Nderi i Kombit” ishte i ftuar nga Ansambli ‘Federico Angelica’ Aviano, Itali për të përshëndetur virtualisht në ceremonitë festive me rastin e krijimit të këtij Ansambli.
Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – “Nderi i Kombit” ka qenë prezent në ceremoni zyrtare, organizuar për ngjarje, personalitete të shquara historike e shoqërore, në raste vlerësimi personalitetesh e kjo ka bërë që të ndjehemi të vlerësuar nga organizatorët kryesorë të këtyre veprimtarive.
Ansambli Artistik “Haziz Ndreu” – “Nderi i Kombit” është një Ansambël grupesh zinxhir (akademi) të organizuar në grupe nga mosha 5 vjeç e larte. Janë me mijëra artistë që kanë kalur në përvojën e këtij Ansambli në këto 10-vjet, duke mbushur skenat dhe sheshet e Tiranës, Kamzës, Ulqinit, Dibrës e mbarë Shqipërisë. Në shfaqjet e organizuara herë pas here nga ky ansambël kanë performuar artistët: Arif Vladi – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Qerim Sula – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut (pas vdekjes), Liri Rasha – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Vera Laçi – Mjeshtër i Madh, Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Dardan Pepkola, Zaim Tollja si dhe këngëtarja dhe valltarja Erida Stana, valltaret: Adem Kurti, Fabjon Isufaj, Fatjona Ismailukaj, Eralda Jaurri, Serxho Rriçku, Ergys Doçi, Kristjan Kavalli, Marsida Zhgjuni, Orinda Prenci, Rexhina Qerimi, Livia Bushpepa, Ledion Zhgjuni, Jugers Muça, Sara Ndreu e tjere. Krijmtaria e këtij ansambli, e ardhur nga ajka e kompozitorëve si: Përparim Tomçini – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Edmond Zhulali – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Kol Susaj – Mjeshtër i Madh, dhe udhëheqja artistike nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Xhelil Ymeraj dhe mjeshtrit të koreografisë Avni Ndreu ja kanë rritur vlerat dhe përmasat këtij ansambli duke i dhënë statusin e një ansambli kombëtar profesionist.
Krenarë për arritjet e këtij ansambli ndjehet edhe koreografja e valltarja e talentuar Earta Ndreu, edhe për faktin që Ansambli mban emrin e gjyshit të saj, Hazis Ndreu – këngëtar, koreograf, valltar, studiues dhe shkrimtar i përmasave mbarëkombëtare…