Dhjetë pyetje kandidatëve për deputetë


Nga Selman Mëziu

1- A do ta çojnë tokën bujqësore, pyllin, kullotën tek i zoti? (Format, reforma, mënyrat, koha e realizimit.)
2- A do të mundin ta ndalojnë hemorragjinë e rinisë dibrane drejt kurbetit?
3- A do të ndalohet/lejohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës që përmbyt gjysmën e sipërfaqes së tokës të Dibrës së poshtme bashkë me historinë e pasuritë e saj? Nëse po, si do të zhvendosen fshatrat, varrezat etj.?
4- Kur do të asfaltohen rrugët drejt Lurës, Selishtës e qendrave të fshatrave më të populluara të Dibrës?
5- Kur do të nisin punimet që do të bashkojnë Rrugën e Arbrit me Qytetin e Peshkopisë? Ku do të gjenden investimet, afatet e fillimit e të mbarimit?
6- Cilat do të jenë investimet në bujqësi, në pemëtari, blegtori etj. Sa do të jenë këto, si do të organizohen prodhimi, tregtimi, mekanizimi etj.?
7- Si do të nxirret nga bataku i mjerueshëm miniera e Bulqizës? Organizimi, shpërndarja e fitimeve, kushtet e minatorëve, problemet e banorëve të qytetit të Bulqizës. Si do të luftohet korrupsioni në administrimin, tregtimin e mineralit të kromit?
8- Cilat do të jenë përpjekjet për rihapjen e Minierës së Mermerit Muhur?
9- A do të hapet miniera e gjipseve? Si do të realizohet?
10- A do të mundin të hapin një muze bashkëkohor mbi Gjergj Kastriotin në Kastriot të Dibrës, ku të bëjë pjesë edhe internati i Kastriotit, si pjesë e historisë së arsimit shqiptar?