Martirët e Dibrës së Madhe


Nga Uran Butka
Tofik Jegeni

Masakra e mesnatës së 26 shkurtit 1951 në Tiranë është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit, një plojë e pashembullt i terrorizmit shtetëror dhe njëherësh akti më antiligjor dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj.
Pse?
Së pari, koha kur u realizua masakra ishte momenti i kalimit nga dominanca e plotë politike jugosllave, në vartësinë e plotë sovjetike të Shqipërisë. Më datën 19 shkrurt, ora 9.00 ishte mbledhur plenimi i KQ të PPSH që sanksiononte dhe rrënjoste kursin Stalinist të Partisë e të shtetit shqiptar. Enver Hoxha, sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe kryeministër, në raportin e tij theksoi:“Politika staliniste e Bashkimit Sovjetik të jëtë fari që do të na ndriçojë në rrugën tonë.Kjo do të jetë epiqendra e gjithë politikës dhe aktivitetit të Partisë dhe qeverisë”.
Pikërisht atë ditë, pra më 19 shkurt, ora 19 e 47 minuta u hodh në oborrin e Ambasadës Sovjetike një një sasi e vogël dinamiti, që shkaktoi një krisje të fortë, theu disa xhama, asgjë tjetër. Në fakt ky ishte një akt i një grupimi ilegal me emrin “Bashkimi Kombëtar”, që nuk kishte synim të vriste njerës, por të rrëfente botërisht qëndrimin kundër politikës staliniste të Partisë dhe qeverisë shqiptare, vasale te politikës sovjetike. Pra, një akt antisovjetik. Ata që e hodhën dinamitin, Qazim Laçi dhe Hysen Llulla, si dhe anëtarët e tjerë të asaj organizate u arrestuan menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, u mbajtën në hetuesi në fshehtësi të plotë dhe u dënuan pas tetë muajsh. Pra diheshin personat që kishin shkaktuar atë incident.
Së dyti, personat që u pushkatuan në mesnatën e 26 shkurtit 1951, ishin krejt të pafajshëm, nuk kishin njohje me njëri tjetrin dhe nuk kishin asnjë lidhje me incidentin në Ambasadën Sovjetike as me ata që e kishin hedhur dinamitin. U zgjodhën nga Sigurimi I Shtetit dhe Byroja Politike intelektualët më në zë nga gjithë hapësira shqiptare, dhe u ekzekutuan për të ngjallur frikë e terror në popull, sidomos tek intelektualët properëndimorë, por edhe për t’i bërë fli në themelet e kthesës politike, personalitete me peshë si Sabiha Kasimati, nga Libohova, shkencëtarja e parë shqiptare; Tefik Shehu, nga Gjakova, tregtar i diplomuar për ekonomi dhe drejtësi në Itali, Niko Lezo, nga Delvina,i diplomuar për kimi në unuversitetin e Tuluzës, themelues i laboratorit të parë kimik, deputet i Parlamentit shqiptar(1923), antifashist i internuar në Ventotene nga italianët; Jonuz Kaceli, tregtar i njohur, nga familja e shquar tiranase Kaceli; Manush Peshkëpia, nga Gjirokastra, intelektual shumëplanësh, poete publicist; Anton Delhysa nga Prizreni, ndertues i ambasadës amerikane dhe i shkollës teknike të Fullsit etj; Haki Kodra, nga Dibra e Madhe, i diplomuar për ekonomi në Universitetin e Zagrebit; Gafur dhe Myftar Jegeni, oficerë të ushtrisë kombëtare nga Dibra e Madhe, , të diplomuar në akademitë ushtarake të Italisë, luftëtarë antifashistë,; Zyhdi Herri, nga Tirana, gazetar; Qemal Kasoruho, nëpunës; Ali Qorraliu, pronar i madh, intelektual me studime të larta juridike në Selanik; Petro Konomi, nga Përmeti, i lauruar në Robetr Kolezh të Stambollit dhe në Akademinë Ushtarake në Itali; Reiz Selfo, nga Gjirokastra, tregtar; Gjon Temali, intelektual nga Shkodra,studiuar në Austri; Pjetër Guraziu, nga Shkodra, i doktoruar për shkencat ekonomike në Itali; Pandeli Nova, intelektual, shtreës e pasur; Thoma Katundi,nga Korça, veprimtar i shqërisë panshqiptare “Vatra” në SHBA; Mehmet Ali Shkupi, shqiptar nga Shkupi, nëpunës; Fadil Dizdari, librar; Hekuran Troka, nga Kuçova, tregtar; Lluka Rashkoviç, bisnezmen nga Mali i Zi.
Së treti, vendimi për të realizuar këtë masakër kolektive, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Seline e KQ të PPSH, në mbledhjen e datës 20 të Byrosë Politike të Partisë-shtet. Urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet me në krye E.Hoxhën dhe me propozim té ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi, të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit, të pushkatoheshin pa gjyq. «Jemi dakord me këto masa» thanë gjithë anëtarët e Byrosë Politike.
Së katërti, arrestimet, që u kryen më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate, vetëm mbi listat e të dyshimtëve apo mbi dëshirën perverse e krerëve të Partisë, sidomos te Enver Hoxhës.
Bie fjala E.Hoxha shënoi emrat e Sabiha Kasimatit, Manush Peshkëpisë, Reiz Selfos, Qemal Kasaruhos, sepse ata e njihnin mire si gjirokastritë Enver Hoxhen, madje disa edhe e kishin ndihmuar, nderkohe qe ai donte t’i fshinte.
Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Lista e parë, e përgatitur nga sektori i parë i Drejtorisë së Sigurimit,, mban titullin tronditës: Personat e arrestuar që propozohen për t’u ….( pika…pika). Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.
Lista e dytë, e përgatitur në sektorin e dytë të Sigurimit, përmbante tetë propozime, nga të cilat u përzgjodhën për t’u pushkatuar, duke u shënjuar me nga një kryq përbri çdo personi që do të ekzekutohej.
Lista e tretë e parapërgatitur në sektorin III të Sigurimit ka titullin vrasës: Lista e elementit që propozohet për t’u dënuar me vdekje.
Sigurimi i shtetit ishte vendosur mbi organet e drejtësisë, të cilat kishin mbetur formale dhe zbatonin verbërisht urdhërat e vendimet e Ministrisë së Brendshme. Një shtet policor, më kriminali në gjithë vendet komuniste të Lindjes.
Së pesti, akuza e Prokurorit ushtarak Siri çarçani, mban datën 25.2.1951 dhe përmban absurditete: “Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste; janë bërë anëtarë të një organizate terroriste. Kanë propoganduar rrëzimin me dhunë të Pushtetit popullor dhe kanë hedhur parrulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve amerikano – anglezë e satelitëve të tyre”.
Është një akuzë kolektive për terrorizëm, e pa mbështetur në asnjë provë.
Më pas, Siri Çarçani dëshmon: “Unë kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimi të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë process verbalet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo nuk e di. Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjygj ndaj këtyre të pandehurve.”
Së gjashti, nuk u bë ndaj të arrestuarve as hetuesi, as gjyq, as apelim, pra u shkelën dhe u anashkaluan të gjithë etapat e kodit civil e penal dhe viktimat u pushkatuan fshehtas në mesnatë në breg të lumit të Erzenit, që të zhdukej çdo gjurmë, siç ishte në kodin e sektit partiak dhe të shtetit komunist. Drejtori i Sigurimit té Shtetit, Rasim Dedja, déshmonte: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk éshté bërë gjyq dhe kété e them, sepse nga zyrat e Ministrisé sé brendshme ata jané çuar direkt né vendin e pushkatimit”
Së shtati, ndaj të arrestuarve, le t’i quajmë « të pandehur », u ushtrua një dhunë dhe terror i paligjshëm, që binte ndesh me dispozitar e kushtetuese të ligjit 372 datë12.12.1956 si edhe me konvetat ndërkombëtare të nënshkruara nga qeveria shqiptare. Le të përmendim vetëm një rast : Jonuz Kacelin e torturuan për vdeje në qelitë e Sigurimit të Shtetit. E vranë gjatë torturave dhe e kufomën e tij e hodhën nga dritarja, duke thënë se kishte bërë vetvrasje!
Së teti, meqenëse pushkatimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë vendit, nga që lidhej me incidentin në Ambasadën Sovjetike, Gjykata e Lartë, hartoi pas pushkatimit disa procesverbale fiktive, sikur ishte zhvilluar gjyqi, mirëpo këto procesverbale të falsifikuara kishin pasaktësi të dukshme dhe nuk u firmosën nga dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Hydai Beja dhe Nonda Papuli, të cilët refuzuan të nënshkruanin pasi gjyqi nuk ishte zhvilluar. Pra, kemi të bëjmë edhe me një falsifikim të dokumenteve gjyqësore, për një gjyq inekzistent.
Procesverbalet e falsifikuara u firmosën nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Shuaip Panariti dhe anëtari i gjykatës së Lartë Ushtarake Vangjel Kocani, i cili dëshmon:
“E kujtoj mirë se në vitin 1951 ka ndodhur një ngjarje në Tiranë dhe konkretisht u fol se ishte hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike…Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike, sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuarit , 22 veta janë pushkatuar pa u bërë gjyq, prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqësor penal formal , pasi gjyq nuk mund të bëjmë, se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjyq personat… Shuaipi më tha se vendimi i gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit dhe në atë kohë kryeministër ishte Enver Hoxha. Shuaipi më tha: “Ti, Vangjel mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe ne në fakt nuk gjykojmë njeri”. Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv, “duhet të mbyllësh gojën e të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror”. Pas kësaj kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme..Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilografuar dhe unë e kam firmosur. Kur ma dha vendimin për ta firmosur , Shuaipi nuk më ka treguar ndonjë dosje hetimore , nuk kam parë asnjë lloj materiali hetimor”.
Së nënti, meqenëse kjo ngjarje kriminale dhe absurd bëri doli zbuluar para opinionit publik të brendshëm e sidomos të jashtëm,, shteti shqiptar, duke nisur nga Ministria e Brendshme dhe deri te presidenti i Republikës, Omer Nishani, hartuan dhe firmosën një dektet, dekreti i zi, të huazuar nga përvoja sovjetike
Ky dekret i datës 26.shkurt 1951, i paprecedent në legjislacionin shqiptar dhe të huaj – që siguronte e përligjte arrestimet dhe vrasjet e paligjshme, shmangte etapat e proçedurës penale, pérbénte njé mohim té ploté té principeve té drejtésisé, njé shkelje té pérbindshme té té drejtave dhe lirive té njeriut, njé pérdhosje té ligjeve té asaj kohe si edhe kartén e OKB té firmosur nga qeveria shqiptare.
Mbi bazën e këtij dekreti, u hartua edhe një procesverbal tjetër i falsifikuar, që mban datën 27.2.51, pa numër vendimi e pa numër protokolli, nuk ka as firmat e trupit gjykues në fund të proçesverbalit.
Së dhjeti, u bë një operacion masiv dhe represiv i Sigurimit të Shtetit për dëbimin dhe internimin e dhunshëm e të paligjshëm të familjeve të tyre në kampe pune dhe përqëndrimi, si në kampin famëkeq tq Tepelenës, etj ku provuan poshtërimin, punët më të rënda sa për të nxjerrë bukën e gojës, siç shkruhet në vendimin e internimit, banimin nëpër baranga dërrase disa familje bashkë në një kthinë, izolimin e plotë, moslejimin e shkollimit, të lëvizjes së lirë dhe dënimet e rënda. Përveç këtyre , viktimave dhe familjeve të tyre, iu sekestruan shtëpitë, pronat, pasuritë e luajtshme, madje edhe librat. Zonja e Tofik Shehut, nga Gjakova,që kishte kryer studimet për skulpturë, dhe ishte shtatzënë, nuk e lejuan të lindte në maternitet, po lindi në shkallët e maternitetit të Vlorës, Hysenin, që e kemi sot këtu, një viktimë e gjallë e atij sistemi kriminal. Sabiha Kasimatit, përveçse i morën jetën në lulen e rinisë, i sekuestruan edhe librin në dorëshkrim « Peshqit në Shqipëri » dhe e botuan me emrin e një një rusi Anatoli Koljakov . Ndërsa bibliotekat e pasura të të gjithë këtyrëintelektualëve i morën pushtetmbajtësit, duke filluar nga prokurori Siri Çarçani, që mori gjithë bibliotekën e pasur të Manush Peshkëpisë.
Të gjitha këto shkelje juridike dhe ekzekutive, ndonëse konspirative, nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe nuk e mbuluan dot fytyrën kriminale të shtetit komunist. Dhe asnjeri prej urdheruesve dhe zbatuesve te Masakres nuk u ndeshkua, as pergjate tranzicionit demokratik, megjithese mjaft prej tyre jetuan pa iu hyre gjemb ne kembë
Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe në fshejhtësi u hodhën né njé gropë të madhe té pérbashkét 4.30x3x1.50 m, té lidhur me njëri tjetrin me tela me gjemba. Bashkë me 22 të gjallët, ndodhej edhe një i vdekur, Jonuz kaceli, i vrarë në hetuesi. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gëdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur.
Një fshatar nga Mëniku,xha Kadriu, rrëfen : « Më vonë, kur ai vend filloi të shpyllëzohej, një traktoristi që po punonte atje, i ra të fikët, tek pa që traktori po tërhiqte zvarrë një kufomë gruaje, të cilën e mbuloi sërish. Ishte trupi i patretur i Sabiha Kasimatit.

Martirët e Dibrës së Madhe
GAFUR JEGENI

Një nga përfaqësuesit e shquar të familjes Jegeni të Dibrës së Madhe, është padyshim Gafur Jegeni, i cili e çoi më tej traditën atdhetare të familjes dhe të trevës së Dibrës. Kulmi i veprimtarive kombëtare të dibranëve në shek. XIX shënohet në kohën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, me kuvendet e Dibrës në nëntor 1878, në tetor të vitit 1880 dhe në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Më pas, në Kuvendin e Dibrës të vitit 1899, mori pjesë aktive si drejtues edhe Shaqir beg Jegeni.
Në Kongresin e Dibrës të vitit 1909, ku u shtruan për zgjidhje edhe një herë kërkesat e Lidhjes së Prizrenit, por edhe ato që kishin të bënin me ndërgjegjësimin kombëtar e kulturor, morën pjesë Shaqir beg Jegeni, Tefk beg Jegeni dhe Riza beg Jegeni, të cilët, duke qenë pjesë e rëndësishme e parisë së Dibrës, u shquan si organizatorë të këtij kongresi dhe si veprimtarë të çështjes sonë kombëtare.
Riza beg Jegeni ishte një ndër përfaqësuesit e Dibrës, përkrah Myfti Vehbi Dibrës, në shpalljen e Pavarësisë, ndërsa Shaqir beg Jegeni ishte një nga anëtarët e Komitetit të Dibrës të vitit 1913, me në krye Irfan beg Ohrin, që organizoi luftën kundër Serbisë në mbrojtje të viseve shqiptare të pushtuara prej saj dhe të ndara padrejtësisht nga trungu shqiptar prej Konferencës së Londrës.
Tefk Jegeni, i ati i Gafurit, u bë një fgurë e rëndësishme e rezistencës antisllave. Shtëpia e tij u shndërrua në vatër të atdhetarizmit. Edhe bashkëshorten e kishte nga një familje të shquar, bijën e Nasuf bej Maqellarës. Me këtë frymë i ushqyen dhe djemtë: Feridin, Isain, Gafurin dhe Musain. Tefku u zgjodh në tri legjislatura resht deputet nga populli patriot i trevës së Dibrës dhe qëndroi i papërkulur në mbrojtje të të drejtëve njerëzore e kombëtare të tij. Ky fakt i bëri pushtuesit serbo-maqedonas që ta helmonin këtë intelektual dhe politikan shqiptar nëpërmjet mjekut ushtarak të qytetit.
Djali i madh i Tefkut, Ferid Jegeni, mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën qytetëse në Manastir, ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll për matematikë. Kur u kthye në atdhe, krahas punës shtetërore të krahinarit në Maqellarë dhe në Gollobordë, u mësonte fëmijëve dhe të rinjve shqipen e shkruar dhe përhapte literaturën kombëtare. Me përpjekjen e tij u çelën shtatë shkolla shqipe në fshatrat Trebisht, Ostren i Vogël, Borovë, Klenjë, Stërblevë, Lejcan dhe Lladomiricë. Si drejtues i shkollave dhe mandej si funksionar në Ministrinë e Arsimit, ai ndihmoi për një arsim kombëtar shqiptar mbi baza shkencore e pedagogjike. Ferid Jegeni ishte tanimë një personalitet në fushën e arsimit. Me përkrahjen e tij, shumë vajza dhe djem të trevës së Dibrës u arsimuan në shkollat brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe u bënë intelektualë të njohur.
Vëllai tjetër, Gafur Jegeni, është një fgurë tepër interesante dhe e rëndësishme e kësaj familjeje, por edhe e trevës së Dibrës. Lindi më 15 gusht 1910 në qytetin e Dibrës (Shehër). Prindërit e tij, Tefku dhe Shyqeria, u kujdesën për arsimimin e fëmijëve. Në mënyrë të veçantë nëna, e cila kishte një intuitë të habitshme për të përcaktuar drejtimin e tyre. Ndoshta, edhe nga që Tefku mungonte shpesh, tek shkonte në Bukuresht, Manastir, Shkup e gjetkë i angazhuar për çështjen kombëtare. Pas mbarimit të shkollës qytetëse në vendlindje, ai vazhdoi shkollën qytetëse të Kastriotit. Mandej, kreu shkollën ushtarake në Tiranë me rezultate të larta. I doli bursa për studime të larta ushtarake në Itali, në Akademinë e Rojës së Kufrit. U kthye në atdhe dhe karrierën ushtarake e zhvilloi në armën e kufrit. Fillimisht shërbeu në kufrin bregdetar të Durrësit, nga grykëderdhja e Matit e gjer në grykëderdhjen e Shkumbinit. Nga viti 1935 deri në vitin 1937 kryen detyrën e komandantit të kufrit jugor, nga Qafë-Tana deri në Bilisht. Në vitin 1937 emërohet komandant i rojës së kufrit për prefekturën e Vlorës.
Martohet me Shyqyrie Shijakun, nga Reka e Dibrës, bijë e Islam Shijakut, personalitet shoqëror në trevën e Dibrës.
Gafuri ishte një ushtarak model, atdhetar dhe profesionist i përkryer, trim dhe i sakrifcës. Në ditët e zeza të prillit 1939, ai kreu detyrën si ushtarak dhe patriot..
Sipas kujtimeve të veteranit Abaz Kallarati, kapiten Gafuri organizoi rezistencën antiitaliane në Vlorë: “Ne na mblodhi në Skelë komandanti i Rojës së Kufrit Gafur Jegeni, i cili sapo ishte kthyer nga Tirana dhe na tha se Italia Fashiste kishte qëllim të pushtonte vendin tonë. Italia ka një bazë për të zbarkuar në Vlorë.

Ne duhet me u organizue për me i qëndrue armikut”. Patriotët dhe luftëtarët vlonjatë, mallakastriotë, kurveleshas etj. rrëmbyen armët dhe zunë vend në Bestrovë, nën komandën e Hysni Lepenicës. Kapiten Jegeni organizoi një pritë në Ujin e Ftohtë me të rinj vlonjatë e kaninjotë, aty ku ishte një mol i vogël, ku mund të zbarkonin italianët. Së bashku me efektivin e Rojës së Kufrit ishin 123 luftëtarë në Skelë.
Veterani Faik Bedini rrëfen për këtë luftë: “Pashë kur flloi zbarkimi, herët në mëngjes. Nga anijet zbrisnin pa pushim ushtarë italianë. Ndërkohë pashë kapiten Jegenin që dha urdhër për zjarr.
Ranë përtokë disa ushtarë italianë dhe vala e parë u zmbraps. Pranë kapiten Jegenit ka qenë dhe nëntoger Mark Pjetër Doçi. Nuk vonoi Gafur Jegeni dhe u panë të tjerë motoskafë, prej të cilëve nisën të gjuanin parreshtur, duke krijuar një perde zjarri. Kapiten Jegeni si i çartur u kishte thirrur italisht: “Ku shkoni, ky vatan ka zot!” dhe kishte qëlluar kundër tyre…”
Po ashtu, në Bestrovë, forcat luftarake vlonjate bënë një betejë heroike dyditore kundër pushtuesve italianë. Guzzoni, ish-komandant i trupave italiane në Shqipëri, shkruan: “Rezistencën më të madhe në Shqipëri, forcat e mia ushtarake e gjetën në Bestrovë të Vlorës, ku m’u vranë dhjetëra ushtarë prej forcave mbrojtëse vullnetare shqiptare”. Rezistenca shqiptare në Vlorë pati në ballë të saj, ushtarakun Gafur Jegeni, ashtu siç pati edhe qëndresa në Durrës ushtarakun tjetër nga kjo familje, Myftar Jegenin. Gafur Jegeni u arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje.
Më pas fashistët e internuan në kampet e përqendrimit në Itali, në Gaeta dhe Ventotene, ku u syrgjynosën atdhetarët dhe luftëtarët e parë antifashistë, midis tyre edhe kushëriri i tij, Ahmet Jegeni.
Atje Gafuri mbajti qëndrim burrëror, ndaj edhe u mbajt më gjatë se të tjerët, deri në shtator të vitit 1943, kur u lirua nga divizionet anglo-amerikane. Në Shqipëri, nuk pranoi të shërbente më në ushtri dhe u tërhoq në jetën private deri në shkurt të vitit 1951, kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe u pushkatua pa gjyq në mesnatën e datës 26.02.1951, bashkë me 22 intelektualë të tjerë, me pretekstin e “bombës” në Legatën Sovjetike, ngjarje me të cilën nuk kishte asnjë lidhje.
Gafur Jegeni nuk i pranoi akuzat e pathemelta për pjesëmarrje në organizata terroriste, për veprimtari armiqësore kundër shtetit e popullit dhe vënie në shërbim të çdo armiku, akuza të përgjithshme e absurde për një atdhetar që kishte luftuar kundër pushtuesve fashistë dhe ishte internuar prej tyre për mëse tre vjet. Ai pranoi se kishte qenë ofcer i ushtrisë shqiptare dhe se nuk kishte vepruar në dëm të popullit.
Bashkë me të u pushkatua edhe Myftar Jegeni dhe e pësoi padrejtësisht edhe krejt familja Jegeni.
Hajri Jegeni, artiljer, akademist, organizator i krijimit të artilerisë shqiptare, u arrestua me pretekstin e “bombës” në Legatën Sovjetike dhe u dënua me 15 vjet burg nga regjimi komunist; Isa Jegeni, intelektual, u dënua me burg në vitin 1953.
Ivzi Jegeni, akademist ushtarak, u internua në vitin 1973.
Ahmet Jegeni, akademist ushtarak studiuar në Modena, drejtues i lëvizjes partizane të trevës së Dibrës, u dergj dhe vdiq në burgjet komuniste në vitin 1975.
Hysen Jegeni, pedagog në shkollën ushtarake dhe Jusuf Jegeni, ish-partizan i plagosur në luftë, u internuan bashkë me familjet e tyre në vitin 1976 nga presidenti Haxhi Lleshi, për shkak se ishin vëllezërit e gruas së tij, Haxhire Jegenit (Lleshi). Stalinisti i përbetuar Haxhi Lleshi, promotori i luftës së përbindshme të klasave dha shembullin klasik sesi bëhej kjo luftë antinjerëzore edhe brenda familjes, duke internuar pas mëse 40 vjetësh martese gruan e tij, Haxhirenë bashkë me të birin, Rushitin, në Mollas të Elbasanit!
Haxhi Lleshi, të parët e të cilit ishin të lidhur ngushtë me serbin, e vazhdoi rrugën e tyre kur u shërbeu interesave jugosllave në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës II Botërore, që autorizoi ofcerët e OZNA-s të vrisnin kosovarët në territorin e Shqipërisë gjatë marshimit për në Tivar (1945), që vrau dhe asgjësoi atdhetarët e nacionalistët e Dibrës gjatë e pas luftës, ndërmjet tyre edhe Jegenët, të cilët historikisht kanë qenë atdhetarë dhe kanë luftuar për Shqipërinë kundër pushtuesve turq, serbë dhe fashistë. Ky është paradoksi më i madh i asaj kohe të nëmur!
Familja e ngushtë e Gafurit, gruaja, djali katërvjeçar, Adhurimi dhe dy vajzat: Jeta dhe Medihaja, nëntë dhe dymbëdhjetë vjeç, u internuan bashkë me familjet e Tefk Shehut, Haki Kodrës, Gjon Temalit dhe Zyhdi Herrit në periferi të Vlorës, për 13 vjet në skëterrë. Nëna e tre fëmijëve, iu nënshtrua fatit të keq dhe punoi si punëtore krahu në ndërtim, në punët më të vështira për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve dhe nën një poshtërim të padurueshëm.
Lufta e klasave i ndoqi këmba-këmbës nënën, që vdiq para kohe nga vuajtja, dy vajzat e familjet e tyre dhe Adhurimin, i cili, ndonëse ishte punëtor i palodhur dhe duarartë, provoi padrejtësisht diskriminimin politik dhe njerëzor. U internua për herë të dytë në vitin 1976, në fshatin Shetaj të Ishmit, kur sapo kishte krijuar familjen, duke e lënë gruan shtatzënë në mjerim. Ishte sërish dora kriminale e Haxhi Lleshit dhe e Sigurimit të Shtetit, që godiste pa asnjë faj dhe pa asnjë mëshirë Jegenët. Këtë herë Adhurimin, me motivin se ishte i biri i kushëririt të dytë të gruas së syrgjynosur, Haxhire Jegenit (Lleshit)!
Në fund të viteve ’90. kur shpërtheu eksodi i madh, Adhurimi u largua nga vendi i tij, si mijëra shqiptarë të tjerë dhe emigroi në Perëndim. Shërbeu deri sa vdiq si ofcer i forcave NATO-s në Kosovë, duke e vazhduar përpjekjen e Jegenëve për Kosovën e çështjen kombëtare.

MYFTAR JEGENI

Myftari i përket njërës prej familjeve më të vjetra e më të njohura të Dibrës. Ajo është shquar për atdhetari, urtësi dhe burrëri.
Figurat e shquara të kësaj familjeje Shaqir beg Jegeni, Tefk beg Jegeni dhe Riza beg Jegeni u bënë nismëtarë e veprimtarë të Kuvendit të Dibrës të vitit 1909 dhe të luftës për pavarësi 1911-1912. Sakip Jegeni, babai i Myftarit, ishte një ndër themeluesit e klubit shqiptar “Bashkimi dibran”.
Vëllezërit Jegeni ishin luftëtarë të rezistencës kundër vandalizmave serbo-maqedonase gjatë viteve 1912-1913 si edhe dëshmitarë të ngjarjes tragjike të ndarjes së Dibrës së Madhe nga trungu shqiptar. Dibra si edhe Kosova u bënë vatra të shqiptarizmit dhe të bashkimit kombëtar. Këto ngjarje, si edhe bisedat e këngët në dhomat dibrane, ndikuan edhe në formimin e Myftar Jegenit.
Lindi në Dibër në vitin 1915. Shkollën fllore e kreu në Dibrën e Madhe, ndërsa shkollën qytetëse e mbaroi në Peshkopi, në internatin e Kastriotit. Mandej shkoi në Tiranë për të vazhduar studimet. Shteti shqiptar u mundësoi qindra ta rinjve nga Dibra e Kosova të shkolloheshin në shkollat e Shqipërisë, duke u bërë intelektualët e parë për këto treva.
Myftari hyri në gjimnazin ushtarak, të cilin e kreu me rezultate të shkëlqyera; kështu, ai përftoi bursën e shtetit për në Kolegjin Ushtarak të Napolit dhe më pas në Akademinë Ushtarake në Modena, që e përfundoi me sukses. Ofceri i ri akademist u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1937 u emërua komandant i gjndërmarisë në nënprefekturën e Lezhës. Në fund të vitit 1938 u transferua në komandën e xhandarmarisë në Tiranë, ku shërbeu deri në prill të vitit 1939. Gjatë kësaj kohe, ai u shqua për devotshmëri e profesionalizëm në konsolidimin e shtetit dhe të armës së gjindërmarisë.
Në ditët e para të prillit 1939 u organizuan demonstrata të rinisë studentore dhe të qytetarëve të Tiranës, të drejtuara nga drejtori i gjimnazit të Tiranës, Safet Butka, kundër pushtimit Italian të Shipërisë. Më 7 prill nisi zbarkimi i trupave italiane nën gjëmimin e altilerisë dhe të aviacionit. Forcat shqiptare të xhandarmarisë të komanduara nga Abaz Kupi i pritën me pushkë italianët në Durrës. Rezistenca shqiptare u shfaq dukshëm në Durrës, Sarandë, Vlorë dhe Shëngjin. Por në Durrës ajo qe e rreptë dhe u shkaktoi humbje italianëve, që u tërhoqën disa herë drejt anijeve. Në këtë betejë u dallua kapiteni Myftar Jegeni dhe ofceri artiljer Gaqo Mosko, si edhe kapteri Mujo Ulqinaku, i cili ra në fushën e luftës për liri.
Gjatë okupacionit, Shqipërisë iu bashkuan trevat shqiptare nën Jugosllavi. Myftar Jegeni, si atdhetar shkoi atje dhe shërbeu si ofcer karriere fllimisht në Tetovë, ku mbajti lidhje me Muharrem Bajraktarin e Fiqri Dinen. Mandej si komandant i xhandarmarisë shqiptare të qarkut të Prishtinës dhe të Gjakovës. Atje u njoh dhe u martua me gjakovaren Shyrete Shehdula, arsimtare, bijë e një familjeje atdhetare.
Në Kosovë Myftari u lidh me forcat e rezistencës antifashiste dhe, për t’i shpëtuar arrestimit nga gjermanët, u largua për në Dibër. Atje bashkohet me forcat nacionalçlirimtare dhe caktohet shef i shtabit të Brigadës IV. Me këtë brigadë ai marshoi nga Dibra në Zagreb, duke luftuar kundër gjermanëve.
Pas luftës ai u emërua komandant i komandës ushtarake të Tetovës, por shpejt u zhgënjye nga politika antishqiptare e PKJ dhe e veglave të tyre në qeverinë shqiptare. Ushtria serbomaqedonase nisi mësymjet dhe masakrat kundër nacionalistëve
e popullsisë shqiptare në Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë etj. Myftarin e tronditi veçanërisht masakra e Tivarit, ku u vranë me mijëra të rinj kosovarë prej ofcerëve të OZNA-s, në bashkëpunim me qeverinë komuniste shqiptare.
I indinjuar nga masakrat kundër shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi, Myftar Jegeni ngriti zërin, por u arrestua nga OZNA dhe, mbas tetë muajsh hetuesie e torturash me kërcënimin e pushkatimit, u dërgua në Shqipëri për t’u dënuar. Pas prishjes me Jugosllavinë dhe ekzekutimit të Koçi Xoxes, u lirua nga burgu dhe u thirr të vishej ofcer. Nuk pranoi. Tashmë e njihte mirë se ç’ishte regjimi komunist, të cilin e urrente, ndaj edhe nuk donte t’i shërbente.
I dhanë një punë të rëndomtë sa për të mbajtur frymën gjallë si llogaritar në ndërmarrjen e ndërtimit “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Megjithatë, punonte me korrektësi, por e ndjente veten të survejuar nga Sigurimi i Shtetit. Nuk vonoi shumë dhe më 21 shkurt 1951 arrestuan Myftar Jegenin, Gafur Jegenin dhe Hajri Jegenin, të tre nga një fs me emër, të tre akademistë që kishin kontribuar për konsolidimin e shtetit shqiptar dhe kishin luftuar për lirinë e popullit të tyre.
Ai nuk i pranoi akuzat absurde, pranoi vetëm se i kishte shërbyer regjimit të Zogut si ofcer i ushtrisë kombëtare dhe se pushtetin komunist e urrente.
E pushkatuan pa gjyq në mesnatën e 26 shkurtit 1951. Familjen e Myftarit: gruan, Shyreten, vajzën trevjeçare, Shpresën dhe djalin motak, Sakipin, i internuan më 3.02,1951, pasi ua konfskuan shtëpinë dhe pasurinë e luajtshme e të paluajtshme, pa asnjë vendim. I nxorën nga shtëpia veç me plaçkat e trupit. Pasi udhëtuan në shi me një kamion të zbuluar, e gdhinë natën në një han në kalanë e Beratit. Të nesërmen, nënë Shyretja nisi punën në zallin e Osumit, duke shoshitur zhavorr. Mandej i zhvendosën në Kavajë, ku ajo punoi në ndërtim dhe në thurjen e rrogozëve. Një internim i kobshëm që nisi në vitin 1951 dhe përfundoi në vitin 1991, plot 40 vjet!
HAKI KODRA

Haki Kodra lindi në Dibër të Madhe në vitin 1917. Rrjedh nga një familje e kamur atdhetare dhe intelektuale dibrane. I ati, Rexhep Kodra, patriot dhe tregtar i njohur, ishte martuar me Asbien nga familja Sela, një familje e madhe dhe fsnike me katër djem: Sulejmanin, Elezin, Faikun, Eqremin dhe vajzën Asbie, nënën e Hakiut.
Hakiu kreu studimet e larta ekonomike në Universitetin e Zagrebit të Kroacisë. Pas studimeve u kthye në Dibër dhe ngriti një biznes të madh. U martua me Asbien, vajzën e Seit Myftarit, në atë kohë prefekt i Dibrës së Madhe. Djali i tij, Mexhit Miftari, kishte studiuar në Gjermani dhe kishte marrë doktoraturën për jurisprudencë. Hakiu ishte njeri me kulturë, përdorte me lehtësi gjashtë gjuhë të huaja dhe ishte njëkohësisht një ekonomist i spikatur. Mirëpo luftohej nga regjimi serb, prandaj në vitin 1940 u largua për në Tiranë. Edhe në Shqipëri e zhvilloi biznesin, por nuk e shkëputi lidhjen me krahinën e tij.
Pas luftës punoi pak kohë si nëpunës, ndërkohë që ndihmonte familjet e të arratisurve politikë dhe qytetarët e varfër të Tiranës. I shpëtoi represionit serb, po nuk i shpëtoi persekutimit komunist në Shqipëri. U arrestua më 20 shkurt 1951, me pretekstin “bombës” në Legatën Sovjetike. Por ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe as me personat që e kishin hedhur dinamitin. Hakiu ishte njeri paqësor, demokrat dhe patriot dhe as që bëhej falë për pjesëmarrje në grupe apo akte terroriste. Ai ishte ekonomist, natyrisht për ekonominë e tregut të lirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, ai ishte tregtar e pronar dhe e shihte zhvillimin e vendit të vet në rrugën e zhvillimit të pronës, të tregtisë, të bashkimit kombëtar etj, Ai e ndiente që s’kishte bërë asnjë faj dhe mbajti qëndrim burrëror në hetuesi e në burgun e Sigurimit të Shtetit. Nuk e pranoi akuzën, kur deklaroi: “Nuk pranoj fare të kem qenë armik. S’kam bërë asnjë faj, më kanë arrestuar kot”.
Më datë 20. 02.1951, rreth orës 1.30 të natës, një togë policësh shkuan në shtëpinë e Haki Kodrës, kur njerëzit ishin në gjumë.
Arrestuan Hakiun dhe nxorën jashtë shtëpisë të shoqen me katër fëmijët: Teftën, Violetën, Rexhepin dhe Lulzimin e vogël që s’kishte bërë vitin. Policët e mbyllën dhe dyllosën shtëpinë, duke i lënë jashtë, pa strehë e në mëshirën e fatit familjen Kodra. Shtëpia dhe malli u sekuestruan pa asnjë vendim dhe asnjë dokument.
Më 1 mars, e shoqja e Hakiut, Asbia i kërkoi ndihmë një komshie për ta shoqëruar gjer te burgu, për t’i çuar të shoqit disa tesha dhe ushqime. Ajo nuk e dinte se ai dhe intelektualët e tjerë të arrestuar ishin pushkatuar në fshehtësi dhe pa gjyq.
Në atë moment, mbërriti një kamion i ngarkuar me familjet e Tefk Shehut, Gafur Jegenit, Zyhdi Herrit dhe Gjon Temalit, që po internoheshin. Policët i ngritën dhe i hodhën ne kamion pa i njoftuar më parë dhe me dhunë njerëzit e familjes Kodra.
Kur kamioni me pesë familjet dhe katër policët shoqërues mori
rrugën e internimit, në Vorë policët bënë apelin e të internuarve dhe rezultoi që mungonte një person: Lulzim Kodra, fëmija 17 muajsh i Asbijes. Atëherë, ajo e mblodhi veten dhe u lebetit për djalin: “Luli është djali im, që e lamë lënë në djep, te shtëpia e Agim Krajkës!”. Në të vërtetë, kur familjen Kodra e kishin nxjerrë nga shtëpia, iu gjend asaj familja e kompozitorit Agim Krajka, nga Dibra e madhe, duke e marrë foshnjën në shtëpi dhe duke i gjetur një djep, për ta qetësuar.
Kamioni u kthye në Tiranë dhe e mori me vete të internuarin foshnjë, i cili u rrit e vuajti në internim për 42 vjet me radhë. Kamioni i degdisi në Vlorë, në një magazinë qymyri te Degës së Punëve të Brendshme në rrethinat e Vlorës. Magazina kishte vetëm një dritare, të mbyllur me hekura dhe brenda një mjedis të zi, që të zinte frymën. Atje qëndruan 10 ditë. Pesë familje me 22 veta, më të shumtët fëmijë, të mbyllur brenda ne nje magazinë qymyri! Më pas, me një vendim të Kryeministrisë, që i dërgohej Komitetit Ekzekutiv te Vlorës, theksohej se familjet e dëbuara nga Tirana të disa reaksionarëve të pushkatuar kohët e fundit për aktivitet terrorist kundër pushtetit popullor, të sistemohen në ndërtesë dhe t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës. I dërguan në një bodrum të Karabashit, lagje e Vlorës, të pesa familjet bashkë. Atje vegjetuan deri në fllim të vitit 1959, më pas u transferuan në kampe të ndryshme internimi. Familjes Kodra i takoi ta vazhdonte internimin në Otllak të Beratit deri më 28 nëntor 1992, pra plot 42 vite në kampet e internimit e të punës së detyruar.
Për të mbijetuar, bënë punët më të rënda dhe trajtoheshin si kafshë pune.
Ofendimet dhe denigrimet e përditshme, ua nxinin jetën. Nënë Azbia dhe dy vajzat, Tefta e Violeta, pësuan goditje të rënda. Ato ishin të rritura, nga një familje e pasur, me kulturë dhe edukatë të shëndoshë morale dhe kombëtare, që e përjetuan keq internimin dhe trajtimin kafshëror të regjimit komunist, sa që përfunduan të sëmura psikiatrike dhe ishin paciente të rregullta të spitalit psikiatrik në Tiranë dhe Elbasan. Këto trajtime psikike bëheshin me lejen dhe shoqërimin e Degës së Brendshme, pasi pa lejen e Degës ato nuk mund të lëviznin nga vendinternimi. Dy fëmijët më të mitur, Rexhepi dhe Lulzimi, përjetuan një persekutim te dyfshtë, krahasuar me moshatarët e tyre ne kamp. Në këto kushte, me ndërmjetësimin e një të afërmi të familjes, Faik Myftari, u mundësua vajtja e tyre nën kujdes tek të afërmit në Dibër, përkatësisht Rexhepi në Homesh tek halla e Hakiut, Razie Dema, kurse Lulzimi në Çerenec tek dajallarët e tij, ku qëndruan deri sa mbaruan shkollën 7-vjeçare, duke i rikthyer më pas, sërish të internuar në Otllak.
Lulzim Kodra e kaloi jetën në internim, gati për një gjysmë shekulli: shkoi një vjeç dhe u kthye 41. Ai rrëfen: “Në Otllak të Beratit na strehuan në një depo plehu kimik me përmasat 1.90 metra me 4 metra, ku lagështia arrinte në një metër lartësi dhe tullat e thërmuara kullonin ujë. Atje banuam gjashtë veta. Bashkë me ne, prunë me dhunë edhe motrën, Teutën me djalin e saj të vogël, pavarësisht se ishte martuar me Ismail Ramën dhe jetonte në shtëpinë e tij. Pretekst për këtë dhunim në familjen e saj ishte fakti që dy të rinjtë nuk kishin bërë ende celebrimin, mbasi Teuta nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç.
E morën forcërisht nga familja e burrit dhe e nisën tok me ne në internimin e ri. Ajo qëndroi dy vjet në Otllak, deri sa bëri me vështirësi të mëdha celebrimin. Ishte qëndresa e pathyer e të shoqit, Ismailit, që u qëndroi kërcënimeve dhe presioneve të pushtetit për ta ndarë Teutën dhe për ta prishur familjen e tyre. Ai mundi që ta bënte ribashkimin dhe Teuta me djalin u kthyen në Vlorë.
Në vitin 1956, kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i BS, Nikita Hrushovi, i cili do të vizitonte edhe Beratin, u lajmëruan gjithë banorët e fshatrave të dilnin në rrugën nacionale dhe të përshëndesnin Hrushovin. U njoftuan edhe punëtorët e fermës së Otllakut, që të visheshin bukur si për festë dhe në orën nëntë të gjendeshin buzë rrugës për të duartrokitur mikun e madh të popullit e të partisë. Në kohën që nëna bashkë me Teftën dhe Violetën po visheshin siç ishte dhënë porosia, erdhi operativi i sigurimit dhe u tha se nuk do të dilte askush nga shtëpia, madje e mbylli derën me dryn, duke i lënë brenda, për të qenë më i sigurt. Unë, atëherë 8 vjeç dhe djali i motrës, Beka, dy vjeç, po luanin përjashta dhe nuk morëm vesh gjë. Kur na mori uria, donim të hynim në shtëpi, por dera ishte e mbyllur. Nëna dhe motrat mundoheshin të na qetësonin nëpërmes të çarave të dërrasave të barakës, por ne nisëm të qanim nga që ato i kishin mbyllur brenda dhe nga që po na grinte uria. Erdhi një moment që qanim ne, qanin edhe ato. U deshën 8 orë pritjeje dhe ankthi, gjatë së cilës Hrushovi dhe E. Hoxha të shkonin në Berat dhe të ktheheshin për në Tiranë, që operativi të vinte dhe të çelte derën e barakës dhe ne të liroheshim
Nuk mund të le pa përmendur edhe një kujtim tjetër të hidhur: Kur isha ne klasën e parë fllore, mua më kishin vënë në një bangë më vete, që të mos përzihesha me nxënësit e tjerë.
Ah, ajo banga ime e klasës së parë, i veçuar sikur të kisha ndonjë sëmundje ngjitëse! Edhe në orën e fzkulturës, kur mësuesi na vinte të luanim futboll, megjithëse ishim 12 djem, na ndante 6 me 5, kurse mua nuk më fuste në lojë, por më linte të ruaja rrobat, ndonëse ishte i vetmi rast për të luajtur me shokët.”
Vajza vogël e Hakiut, Violeta, për të siguruar bukën e gojës, iu desh të punonte shumë me ato duart e njoma dhe krahët e saj të hollë, jo vetëm nga njomësia, por dhe nga kequshqyerja dhe goditja morale.
Qysh moshë të vogël asaj nuk iu ndanë punët e rënda të bujqësisë në fermë, punëtore në ndërtim, apo tek magazinat e duhanit.
Rexhepi adoleshent, si djali më i madh i Hakiut, ndiente përgjegjësi për familjen e tij, por si një rrjetë telash me gjemba, i qëndronin hallet dhe barrierat politike. Mendonte për femrat e familjes, mendonte për vëllanë që po rritej. Rexhepi kishte aftësi shumë të mira komunikimi dhe interpretimi. Ai deshi shumë të bëhej një mësues. Mundi të regjistrohej në shkollën pedagogjike, por nuk e lejuan ta vazhdonte atë, si “i padenjë” të edukonte brezin e ri ; “bir armiku!” Kjo qe shumë e rëndë për të. Ndoshta qe e thënë që edhe ai, ashtu si gjyshi dhe i ati, ta mbyllte jetën e tij në moshën më të mirë, jo më shumë se 41 vjeç, nga një hemorragji cerebrale, pa e gëzuar fare jetën.
Dora e diktaturës u zgjat edhe tek familja e Seit Myftarit, veçanërisht tek Skënder Myftari, vëllai i Asbijes. Skënderi ishte i vetmi që u interesua për motrën dhe fëmijët e saj jetimë në kërkim të internimit të tyre. Për këtë kujdes, ai u burgos dhe më pas u internua në kampin me tela me gjemba të Semanit, duke lënë në mjerim dhe pa përkrahje dy fëmijët e tij të vegjël. Uran Butka Në internim e mbylli jetën Skënderi, pa e parë dot dritën e demokracisë dhe pa u bashkuar me fëmijët e tij.
Vetëm më 10.08. 1991, Pleniumi i Gjykatës së Lartë, shpalli pafajësinë e 22 të pushkatuarve, mes tyre edhe të Haki Kodrës.
Do të duhej Lëvizja demokratike dhe ftorja e 22 marsit 1992, të shembej ai sistem totalitar komunist, që edhe familja e Kodra, Lulzimi dhe nipërit e mbesat e Haki Kodrës, të mund të liroheshin nga kampet e internimit dhe të ndihmësonin për ngritjen e sistemit demokratik, por edhe të startonin për rimëkëmbjen e tyre dhe për të treguar fsnikërinë e trashëguar. Bashkë me familjet te tjera, edhe familja Kodra, veçanërisht Lulzimi, arritën të gjenin eshtrat e të 22 të pushkatuare pa gjyq në mesnatën e 26 shkurtit 1951, që i kishin hedhur në një varr të përbashkët afër Urës së Beshirit, buzë Erzenit dhe t’i varrosnin me nderime në një var të përbashkët, pranë Dëshmorëve të Kombit.