Fanfara e Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli”

1. Një shërbim jashtë profilit

Ishte aty pas mesit të majit 1970. Shefi i seksionit të arsim-kulturës të rrethit më komunikoi se do të shoqëroja, ose siç përdorej në atë kohë, do të isha përgjegjës i orkestrës frymore të shtëpisë së kulturës së rrethit në takimin zonal, që do të zhvillohej më 21-24 maj në Lezhë. Dhe që t’i dilte përpara kundërshtimit nga ana ime, pasi unë aso kohe isha specialist për matematikën në seksion, shefi Shemsi Manjani solli një sërë argumentesh pse 2-3 specialistë dhe 4 metodistët e kulturës nuk do ta kryenin këtë shërbim.…

Lexo më shumë

“Zenel Sadiku i Muralikajve”

Nga Mevlud BUCI

Edhe para se të lexoja librin kisha dëgjuar për matjanin e fisnikërisë, birin e Muralikajve, prejardhja e hershme e të cilit është nga Mazhica e Dibrës, të paharruarin, Zenel Sadik Murati. Pasi e rilexova, na emocionoi fakti se ky libër është shkruar thjeshtë, kuptueshëm, me kujtime e mbresa, ku secila të ngjall dashuri e krenari, secila flet për gjurmët e jetës, nderimin për birin e Shëlliut të Matit, ku pasqyrohet jeta në plotësi, gjurmët e përkushtimit, në luftë e në punë, nderimi për familjen e fisin, lidhjet e ngushta me fëmijtë, shokët e miqtë.…

Lexo më shumë

Martirët e Dibrës së Madhe

Nga Uran Butka
Tofik Jegeni

Masakra e mesnatës së 26 shkurtit 1951 në Tiranë është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit, një plojë e pashembullt i terrorizmit shtetëror dhe njëherësh akti më antiligjor dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj.
Pse?
Së pari, koha kur u realizua masakra ishte momenti i kalimit nga dominanca e plotë politike jugosllave, në vartësinë e plotë sovjetike të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Aqif Ymeri, nëpër dritë e mirësi…

Në fillimars, pas një sëmundje të rëndë, që e mundoi nëpër vite, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, Aqif Ymeri: mësues i talentuar i matematikës, studjues në fusha të ndryshme të dijes dhe pasionant i vlerave trashëgimore të krahinës së Matit, veçanërisht zonës së Klosit, dëshmuar kjo në disa vepra studimore.
Po kush ishte Aqif Ymeri? U lind në kullën trekatëshe të Ymerajve në lagjen Tanushë të fshatit-Fshat të Klosit, i cili shtrihet në shpatet verilindore të malit, ku prej qindra vitesh qëndron kështjella e Petralbës, një fortesë e qëndresës dhe rezidencë familjare e Gjon dhe Gjergj Kastriotit.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta prof. Hiqmet Gonxhja, veterani i Inxhinierisë Shqiptare

Prof. Hiqmet Gonxhja, veteran i Inxhinierisë Shqiptare, pedagogu më i moshuar i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran në Tiranë, nuk jeton më.
Prof. Hiqmet Gonxhja u nda nga kjo jetë në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një kontribut të madh në fushën e shkencave inxhinierike, publicistike dhe traktateve shkencore. Nga dora e tij janë kryer me qindra studime teknike, të kërkimit dhe zbulimit gjeologjike e gjeofizike, në terrenet më të vështira malore të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Nuk mund të mbulojë harresa Rustem Devën

Blija karamele zana në dyqanin e Hysen Devës, kur isha cullak. Ndërsa Llan Devën trupmadh, veshur me tirqe të bardha e me gjetana të zes, xhamadan leshi, brez të kuq mbështjellë për mesi me kësulën e bardhë si borë bjeshke. Ndërsa Rustemin e ri, trupgjatë, fytyrëhequr, bardhosh, paksa të zgjatur, veshur pastër, elegant, hijshëm, siç i kishin hije një mësuesi. E më vonë funksionar partie në Peshkopi e fshatra të ndryshme të Dibrës së Poshtme.…

Lexo më shumë
1 2