“Me rrugën e Arbrit, Dibra është pjesë e kryeqytetit”

“Ju jeni ndër shqiptarët që kanë udhëtuar më shumë brenda vendit, dreqi e mori, sepse ju është dashur ta merrni aq shumë herë këtë rrugë që, më besoni, sa herë më është dashur të nisem, ka qenë një stres. Do kisha ardhur në Dibër 100 herë më tepër për gjithë këto bukuri që janë në gjithë këtë zonë, sikur të mos ishte ai stres, por një stres që tani po merr fund për të gjithë ju”

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës te Ura e Fshatit, Klos.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit nuk ka lidhje me votat…

Bujar Karoshi

Po turren “socialistët” e facebook-ut të shajnë dibranët që nuk i dhanë mandatin e tretë PS, për shkak se Edi Rama po ndërton Rrugën e Arbrit.
Merreni më avash! Mos nxitoni të bëni me faj popullin se pse orekset tuaja nuk kanë të sosur. Se, p.sh., nuk e kemi parë të njëjtin zell për sharje, për elbasanllinjtë, korçarët, librazhdasit, pogradecarët etj.,…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, punimet deri në Klos mbyllen brenda verës

Në foto: Punimet pranë Urës së re të Vashës, Klos. Prill, 2021

Rreth 150-200 makina në ditë shfrytëzuan fushatën elektorale për të bërë më të afërt Tiranën me Dibrën, por në fillim të majit rruga është e mbyllur plotësisht për kalimin e makinave

Punimet vazhdojnë normalisht që nga Xibri deri në Klos dhe parashikohet që brenda muajit korrik ky aks të bëhet i kalueshëm, përmes by-passit.

Rruga e Arbrit pati një hapje të lehtë të trafikut që shoqëroi edhe fushatën elektorale, por tashmë rruga është e mbyllur plotësisht.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit është ëndërr e dibranëve të rinj

Rruga e Arbrit është ëndërr e dibranëve të rinj, e atyre që i kemi mes nesh, që para 26 vitesh e sollën këtë nismë, që për shumëkënd atëherë – sidomos ata që kishin pak pushtet – ishte një ëndërr e një të çmenduri.

“Kanë 100 vjet që e presin” – tha kryeministri Rama gjatë një vizite në kanierin e Rrugës së Arbrit, duke justifikuar padurimin e dibranëve për të ecur në këtë rrugë…
Ndërkohë, historianë, politikanë e megallomanë kanë thënë e thonë për Rrugën e Arbrit se ka qenë aty prej mijëra vjetësh…
Mendoj se po afron ora e së vërtetës: rruga e Arbrit është ëndërr e dibranëve të rinj, e atyre që i kemi mes nesh, që para 26 vitesh e sollën këtë nismë, që për shumëkënd atëherë – sidomos ata që kishin pak pushtet – ishte një ëndërr e një të çmenduri.…

Lexo më shumë

Universitet në krahinë shkretë

Nga Abdurahim Ashiku

Zoti Lulzim Basha ishte në Peshkopi.
Ishte mes daullesh e tamtamesh tashmë të njohura në udhëtimet e tij në tërë Shqipërinë.
Më tërhoqi titulli i një kronike nga më të gjatat që janë përcjellë nga media e shkruar dhe ajo pamore:
“VIJ ME PRIORITETE REALE. DO RIHAPIM FILIALIN UNIVERSITAR TË DIBRËS”
Bashkohem me të.
Edhe unë jam për ta rihapur.…

Lexo më shumë

Po kullën e Murre ku do ta çosh zoti Rama?

Nga Abdurahim Ashiku

“Unë dheun nuk e shes me pare, prandaj merrni mbrapsht dhe çoni ku të doni”- deklaronte Eles Murrja…
Kryeministri ynë u pa dje në stadiumin e futbollit të Peshkopisë, stadium i ndërtuan me punën vullnetare të qytetarëve: burra, gra, nxënës të shkollave të mesme, fëmijë të tetëvjeçares diku 6-7 dekada më parë, stadium ka mbetur po me të njëjtën pamje në tridhjetë vjet të “demokracisë”.…

Lexo më shumë

Kulla e Murrës

Kjo kullë është e ndërtuar mbi 300 e ca vjet përpara. Vetë pozicioni i saj me themele në shkëmb, në grykën e Drinit në veri të fshatit Hotesh, të bind se ka shërbyer në të kaluarën si mbrojtje për fshatin dhe tërë krahinën e Luznisë. Në këtë kullë të moçme malësorët luznakë me Elez Murrën mblidheshin, bashkërendonin veprimet në atë kohë, kur armiqtë e huaj donin të sulmonin fshati dhe krahinën.…

Lexo më shumë

PD merr tre deputetë në Dibër me 278 vota më shumë se PS

Partia Demokratike arriti të marrë mandatin e tretë në Dibër me vetëm 278 vota diferencë. Sipas rezultateve paraprake të bërë publike nga KQZ, Partia Demokratike mori në qarkun e Dibrës 29020 vota (45.13%), ndërsa Partia Socialiste 28742 vota (44.7%). Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4445 vota (6.91%), duke e mos e marrë dot 1 vend në parlament. Ndërsa kandidati i pavarur mori 580 vota, shumë pak nga ajo që pritej.…

Lexo më shumë

Lufta e vetmuar e grave të dhunuara për të mbijetuar

Nga: Hysen Likdisha

Bashkitë në qarkun e Dibrës nuk ndajnë buxhet të veçantë për t’iu ardhur në ndihmë grave dhe vajzave viktima të dhunës, të cilat përballen me vështirësi për t’iu larguar keqtrajtimit të bashkëshortëve dhe për të siguruar jetesën për familjet e tyre.

Dritës iu deshën shumë vite përpara se ta denonconte bashkëshortin e saj për dhunë. Nëna e katër fëmijë nga Bulqiza, kujton se dhuna e bashkëshortit, kryesisht për shkak të konsumimit të alkoolit, por edhe të varfërisë në familje, u përshkallëzua pas 2014-tës, vit kur lindi dhe vajza e saj e vogël.…

Lexo më shumë

Vëllimi poetik “Imoralisti” merr çmimin “Bukinist 2020” në fushën e poezisë

Vëllimi poetik “Imoralisti” i shkruar nga Artan Gjyzel Hasani dhe i botuar nga botimet M&B, u shpall vëllimi më i mirë poetik nga platforma online Bukinist.al, botuar gjatë vitit 2020.
Votimi ishte i hapur gjatë Festivalit të Librit Bukinist 2021, që u zhvillua onlinë gjatë muajit mars-prill 2021. Në këtë festival pati një takime të ndryshme me poetë, shkrimtarë, përkthyes, botues të cilët sollën botimet më të reja, krahas problematikave që shoqërojnë librin vitet e fundit.…

Lexo më shumë
1 2 3