Artan Gjyzel Hasani, çelësi për të hyrë në nëntekstet e vargjeve: lexojini poezitë sikur t’i kishit shkruajtur vetë

Nga Albert Gjoka | Bukinist.al

Përpara se të fillojmë intervistë, do të doja të bëja një prezantim të shkurtër të të gjithë vëllimeve me poezi, romaneve që ka shkruar Artan Gjyzel Hasani. Pjesa më e madhe e të cilave sigurisht janë në platformën “Bukinist”, të botuara nga botimet “M&B”, ku botuesin Bujar Karoshi, dua ta përshëndes përzemërsisht dhe t’ju sjell në mendje të gjithë korpusin poetik dhe letrar të Artan Gjyzel Hasanit, të cilin e kemi të ftuar sot.…

Lexo më shumë

Shkrimtar apo çmimtar?

Nga Artan Gj. Hasani

Sapo mësova që libri im “IMORALISTI” është shpallur nga Bukinist.al si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2020. Një konkurim i librave më të lexuar ku fituesin nuk e shpall një juri, por votat e lexuesve.
Falenderoj me mirenjohje botuesin tim Bujar Karoshi, organizatorët e festivalit poetik “Bukinist 2020” dhe lexuesit që përzgjodhën “Imoralistin” si librin më të mirë në zhanrin poezi.…

Lexo më shumë

Kullat në Dibër tërheqin turistët, por jo investimet shtetërore

“Banesa e Sul Hupit”, Monument Kulture i Kategorisë I (të parë). Foto: Geri Emiri, Media Amfora
Buzë një kodre në fshatin Dushaj të Bulqizës është ngritur prej dekadash një kullë tre katëshe. Me rëndimin nga vitet një prej kateve është shembur, duke i ndryshuar pamjen, por jo madhështinë monumentit prej guri.
“Banesa e Sul Hupit” statusin e ka të lartë, por përkujdesjen të pakët.…

Lexo më shumë

Dibra dhe Drini – një përqasje “organike” natyrore dhe historike

Nga prof. Bajram XHAFA

1. “Drini” – forma më shqip e ujit
Nga njësitë gjeografike, mali dhe lumi më së shumti mistifikohen në figura legjendash dhe personifikohen me një simbolikë impresionuese për të nxitur e stimuluar vullnetin dhe moralin njerëzor. Nga gjeografia botërore Nili është ndër shembujt më tipikë. Rëndësia e madhe që pati ky lumë për Egjiptin ishte e tillë sa që, të shumtë janë ata që thonë, dhe me të drejtë, se Nili krijoi Egjiptin.…

Lexo më shumë

“Zjarr e fllad” në kurorën e maleve

Nga Mevlud Buci

Një miku im i shtrenjtë, Esenini matjan, Basir Bushkashi, njërin nga librat e parafundit e titulli “Zjarr e fllad”. Ai flet me mjeshtri të rrallë për jetën, njeriun, vlerat, frymëzuar nga ai dhe bazuar në dritën e gjurmëve të njerëzve në maleve, mendova ta titulloj reportazhin “Zjarr e fllad” në kurorën e maleve.

***
Zjarri i zemrave dhe i dashurisë për vendlindjen, flladi i lirisë e i mirësisë, flladi që të sjell puna, mirësisë, flladi që të sjell puna, vëllazërinë, kultura e humanizmi dëshmojnë se toka, trojet, kullat, rrugët, krojet, arat, livadhet dhe vetë kurora nderojnë e sikur blerojnë më fort me bijtë e bijat e saj, me ata që e duan me punë e përkushtim vendin e tyre, trojet e të parëve.…

Lexo më shumë

Nderohen “Nderi i Qarkut” Ismail Shulku dhe Muharrem Gjoka

Nga Halil RAMA

Me propozimin e Kryesisë së Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), Këshilli i Qarkut Dibër ka nderuar me titullin “NDERI I QARKUT DIBËR”, kolonel Ismail Shulkun dhe nënkryetarin e OBVL Muharrem Gjoka. Dy burra të nderuar, dibranë dinjitoz, kontribues dhe të përkushtuar në vite, profesionist të vërtetë në punën e tyre, njëri si ushtarak dhe tjetri si mjeshtër në kantjeret e rrugëve dhe hidrocentraleve, janë nderuar kështu të premten më 17 prill në një ceremoni festive të organizuar në Peshkopi nga këshilli i Qarkut Dibër.…

Lexo më shumë

Ferma e Atli Manit, nga pemëtaria e blegtoria te bimët mjekësore

Nga Osman Xhili

Familja Mani në Pejkë të Dibrës, ka kohë që ka krijuar emrin e saj dhe përpiqet të radhitet te fermerët më të mirë të këtij rrethi. Lidhjet e kësaj familje me bujqësinë dhe blegtorinë datojnë që para viteve nëntëdhjetë. Rustem Mani ishte mjaft i njohur në rrethin shoqëror të kohës. Për shumë vite shërbeu si kryetar i këshillit të bashkuar për Melanin.…

Lexo më shumë

AKADEMIA E SHKENCAVE BOTON NJË FJALOR TË RI TË GJUHËS SHQIPE

Nga HAJRI SHEHU

Ky është Fjalor i gjuhës shqipe. Ai është hartuar nga akademik prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Dhimitër (Miço) Samara, prof. dr. Pavli Haxhillazi, prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Valter Memisha. Redaktor shkencor është akademik prof. dr. Jani Thomai – me një karrierë të spikatur shkencore. Vepra është shtypur në shtypshkronjën “Kristalina-KH”.
Fjalori ka 767 faqe, rreth 35 000 fjalë, rreth 3 000 njësi frazeologjike e mbi 100 000 kuptime.…

Lexo më shumë

Stema e Gropajve në Maqellarë të Dibrës së Epërme

Nga Adem BUNGURI

Stema e gurtë është gjetur në Maqellarë, në vendin e quajtur „Ara e Kazanit„ gjatë punimeve bujqësore në vitin 19701. Është gdhendur në gur gëlqeror të mermerizuar me ngjyrë të bardhë të mbyllur, i njejtë me mermeret e gurores së Banishtit, midis Maqellarës dhe qytetit të Dibrës. Stema ka trajtë rrethore, paksa të shtypur, me diametrat 63.5cm dhe 62cm dhe trashësi të prerjes 8cm.…

Lexo më shumë

Llixhat e Peshkopisë: Ideale për shëndet, pse jo…edhe për turizëm

Nga Zylyftar HOXHA

Ndonëse për shqiptarët ende nuk është masivizuar ky lloj turizmi, ia vlen të mendohesh për të shkuar drejt ujërave termale, jo vetëm nëse vuan nga një sëmundje, por edhe për të pushuar në një mënyrë tjetër, krejt ndryshe nga ajo që masivisht bëhet nga të gjithë gjatë pushimeve të verës.
Dhe mund të thuhet me plot gojën që është një pushim mjaft i shëndetshëm për shkak të vetive kuruese që kanë ujërat termale.…

Lexo më shumë
1 2 3