Idriz Kukeli – njeri human, drejtues energjik, vizionar dhe burrë kurajoz

Nga Shaqir Çerpja

Një ditë të zakonshme vere, në një kafe në breg të detit në plazhin e Golemit, njëri nga të pranishmit në tavolinë, një tiranas, ndërsa po fliste dhe po tregonte për jetën dhe hallet e tij, ai përmendi edhe emrin e Idriz Kukelit dhe tha se kur familja e tij kishte patur një hall të madh, Idriz Kukeli i ishte ndodhur, e kishte ndihmuar, përkrahur e mbështetur.…

Lexo më shumë

Medalja e Artë e Shqiponjës për dëshmorin e 7 prillit Isak Metalia

Nga Sakip Cami

Me rastin e 7 prillit 1939, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi me 7 prill 2021 , me anë të një ceremonie solemne figura të shquara atdhetare, të cilët luftuan heroikisht kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.
Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” u dekoruan (pas vdekjes) nga Kreu i Shtetit shqiptar Isak Metalia “Për heroizmin e pashoq treguar në ditën e pushtimit fashist të vendit; për rezistencën dhe udhëheqjen e grupit drejt sakrificës sublime, në mbrojtje të lirisë së vendit, duke u bërë njëri nga heronjtë e parë të Luftës së Dytë Botërore.”;…

Lexo më shumë

Eh, mor Xhevat Dani i maleve të Dibrës!

Nga Abdurahim Ashiku

Një lajm i zi, kob që të mblidhet në grykë, frymën ta merr, mend ti vgjer.
Lajm i shkurtër, vetëm tre rreshta…
Profesor! Xhevat Dani vdiq, Varrimi më datë 9 prill ora 15
Nuk e besova, Nuk e besoj.
Nga profili jot erdhi, Kush ma dërgoi? Kush më hidhëroi? Anonim, pa firmë…
I shkrova…
Më vjen shumë keq, më trondite këtë mbrëmje, larg Dibre.…

Lexo më shumë

Për mësuesin veteran Ramiz Leka

Nga Zabit Lleshi

Më 27 mars u nda nga jeta mësuesi veteran Ramiz Abaz Leka, nga Kovashica e Grykës së Vogël të Dibrës. Lindi në vitin 1934, në një familje me një të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Elmas me Rrahman Lekën luftuan përkrah Merrsim Demës në kryengritjet e mëdha 1910-1912 dhe mbrojtjen e fitoreve të saj 1913-1921. Mbështetën Qeverinë e Lushnjes dhe revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924.…

Lexo më shumë

Rifat Roka, një tel çiftelie u këput

Elegji për një mbret të çiftelisë dibrane, shoqëruar me një kujtim të bukur fotografik fiksuar në Tuz të Malit të Zi më 22 gusht 2009

Kur për të fundit herë i takova
Si Katër Mbretër…
Jo thjesht në sytë e mi,
në pamjet që fiksova…
Mbretër me mbretëri në Dibër,
me emër në Shqipëri…
Shaban Xhajku, Mbret i kurorëzuar i valles Dibrane…
Rifat Roka, Mbret i melodive mbi telat e çiftelisë…
Xhaferr Shini, Mbret mbi dallgët e magjive të fyellit…
Besmir Aga, Mbret i kurorëzuar i valles tipologjike shqiptare…
Njeri më i madh se tjetri…
Njeri më virtuoz se tjetri…
Mbi melodi që mblidhnin dallgët e Drinit…
Mbi hedhje që Korabin kapnin…
I pari, iku Shaban Xhajku…
Unë shkrova me lot në sy:
“Shaban Xhajku iku si MBRET i Valles Dibrane,
si mik i ISOS labe…”
Në vargje përcolla ndjenjat e bukura…
Të atij takimi të paharruar…
…Tuz, Mali i Zi, 22 gusht 2009…
“Na bashkoi isoja dhe çiftelia”…
RIFAT ROKA IKU…
Kështu më shkruan,
plot hidhërim,
plot mall e dashuri…
Një shok, një mik…
Një tel çiftelie u këput…
Rifat Roka,
artist i madh Dibran,
Nuk këndon…
Nuk qesh,
nuk na gëzon…
Një yll ra…
ra si bien yjet mbi planet
Si BURRË Dibre,
Si njeri i madh,
si Mbret…
Mbretër të mëdhenj
ka përcjellë Dibra…
Këto dy vjet…
Të këngës,
të muzikës,
të valles,
të telave mbi çifteli…
Shabanin…
Përparimin…
Qerimin…
Mbretëri mbretërish,
në qiellin e paanë,
Rifat Rokën
pranë e pranë,
e kanë…

Abdurahim Ashiku
Athinë, 23 prill 2021

Lexo më shumë

31 fruta dhe perime

Nga Hajredin Toca*

Brezi im kishte ëndërr të mbaronte një shkollë të lartë, por, të shkoje në universitet për Agronomi, nuk pëlqehej. Edhe unë gëzoja se do të mbaroja shkollën e lartë, por jo për profesionin e agronomit. Pasi mbarova studimet, e kam thënë dhe e them përsëri, isha me fat që kisha studiuar në degën e duhur, me dije të gjithanshme për tokën e për bimët, për kiminë e agrokiminë, për biologjinë e për gjenetikën, etj.…

Lexo më shumë

Udhëtim përmes margaritarësh i një gazetari

Nga dr. Selman Mëziu

A ka mundur ndokush të lidhë me fije Korabin kreshtlartë në lindje me Runjën këmbëlagur në lumin e Murrës e Drinit bashkë? A ka mundur kush të përshkruaj natyrën e luginës së Drinit, të shkruaj për Dibrën që nga prehistoria, luftën kundër perandorisë osmane, serbëve, e deri tani te thirrja për ta mbrojtur luginën nga “gjoli” i Skavicës?…

Lexo më shumë
1 2 3