Dimensioni i dukshëm kulturor i një libri


Prof. dr. Fatmir Terziu

Kultura, në tërësinë e librit të 18-të të Halil Ramës mbetet në thelb emri i të gjitha gjërave dhe ngjarjeve të veçanta për speciet njerëzore

“Kultura tek prurja e re narrative e Halil Ramës, nuk ekziston vetëm në mendje, sipas atyre formave që dihen, apo dhe sipas tekstit të argumentuar në libër, ajo përbëhet nga gjëra dhe ngjarje të vëzhgueshme në botën e jashtme për të tjerët. Kështu duke lexuar “Dibra dhe dibranët në panteologjinë e vlerave”, natyrshëm ndalesh me laps në dorë tek shkrime të tilla, si “Në vendorigjinën e Kastriotëve”; “Fluturon shqipja mbi Korab”; “Mirënjohje Çamërie për Dibrën dhe dibranët” apo dhe “Na ishte dikur… miniera e mermerit, “Guri i Kuq”, Muhurr.”, e mjaft të tjera që të ndërtohet një koncept më i gjerë i kësaj pike me thelbin që mëton, se kultura përbëhet nga ide, por ato janë të ndara në bazë të pyetjeve rreth vendndodhjes së tyre, në një farë mënyre ata janë në mendjet e personazheve dhe fakteve e faktorëve të studiuar, e jo thjesht në mendjet e lodhura”.
Halil Rama, “Mjeshtër i Madh” ka konsideruar botimin e një libri të ri. Dhe ky konsiderim ka përkuar me dritën e materialeve të shumta që vijnë nën titullin domethënës “Fluturon shqipja mbi Korab” në sytë dhe vëmendjen e lexuesit të tij. Në këtë konsideratë thuajse të gjithë materialet e përmbledhura të këtij autori tashmë kanë një thelb kontekstual kulturor, me të cilin leximi i detajuar i konsideron të mirëqenë, pa dyshim, në një kontekst tashmë të qartë ku kultura është koncepti themelor dhe qendror i qasjes së tyre. Brenda tërë strukturës, asaj që përbën thelbin e saj, që në kopertinën e përkujdesur, deri tek materiali i fundit ekziston një ligjësi e marrëveshjes, se çfarë nënkuptojnë me këtë term, pra të qasjes kulturore në thelbin e saj, jo thjesht të siglës së patriotizmit, apo identitetit patriotik e kulturologjik krahinor. Për të ardhur me faktet që na sjell autori dhe libri i tij me reportazhe, portrete dhe kritikë letrare, vetë kultura në këtë libër shumë të detajuar dhe mjaft përfshirës është sjellje e mësuar nga qasja, tradita, anavancimi në njohjen e gjerë të veprave të marra në konsideratë, po ashtu dhe të figurave që autori i ridimensionon me thjeshtësisnë e bukurinë e fjalës shqipe. Për të shkuar më tej autori na rrëfen me tekstin e tij se nuk është aspak sjellje, por një sjellje didakte me një filozofi të thekur, e mbështetur në fakte e realitet, jo tek thelbi i gabuar “çfarëdo qoftë ajo”. Ndoshta në këtë kontekst sëpatat prej guri dhe tasat e qeramikës janë kulturë për disa antropologë, por asnjë objekt material nuk mund të jetë kulturë për të tjerët, nëse nuk e bën këtë koordinatë të plotë e të detajuar, nëse atë nuk e thjeshtëzon për të gjithë kastën lexuese, e për të bërë atë të domosdoshme në nivele të tjera të domosdoshme e të munguara të kulturologjisë shqiptare.
Kultura tek prurja e re narrative e Halil Ramës, nuk ekziston vetëm në mendje, sipas atyre formave që dihen, apo dhe sipas tekstit të argumentuar në libër, ajo përbëhet nga gjëra dhe ngjarje të vëzhgueshme në botën e jashtme për të tjerët. Kështu duke lexuar “Dibra dhe dibranët në panteologjinë e vlerave”, natyrshëm ndalesh me laps në dorë tek shkrime të tilla, si “Në vendorigjinën e Kastriotëve”; “Fluturon shqipja mbi Korab”; “Mirënjohje Çamërie për Dibrën dhe dibranët” apo dhe “Na ishte dikur… miniera e mermerit, “Guri i Kuq”, Muhurr.”, e mjaft të tjera që të ndërtohet një koncept më i gjerë i kësaj pike me thelbin që mëton, se kultura përbëhet nga ide, por ato janë të ndara në bazë të pyetjeve rreth vendndodhjes së tyre, në një farë mënyre ata janë në mendjet e personazheve dhe fakteve e faktorëve të studiuar, e jo thjesht në mendjet e lodhura.
Ne vazhdojmë të lexojmë librin “Fluturon shqipja mbi Korab” dhe pajtohemi gjithnjë e më shumë me faktin se kultura është një mekanizëm i mbrojtjes tipologjike të arritjeve, dhe po ashtu nënkuptojme se kultura përbëhet nga sinjale të ndryshme shoqërore të ndërlidhura me përgjigje të ndryshme, sikurse janë vetë rrjedhat e një shoqërie të tillë, me të cilën autori ndërton kapitullin “Personalitet që na nderojnë” (profile të gjeneral Rrahman Parllakut, gjeneral Dali Ndreut, kolonel Myfit Guxhollit, dr. Ilir Peposhit etj) dhe kështu me radhë, me narrativën e tij bën atë që duhet për të eleminuar çdo gjë të ndodhur për konfuzion dhe hutim. Dhe në thelb me këtë kuptojmë se sa më shumë konceptime dhe sa më të ndryshme të energjisë intelektuale paraqiten, aq më shumë merr kuptimin e mirëfilltë libri me titullin e tij domethënës “Fluturon shqipja mbi Korab”.
Më tej, brenda kontekstit ka dhe një shkallë të lartë të uniformitetit të të kuptuarit dhe të përdorimit të termit kulturë. Gjatë kapërcimit të faqeve ndjejmë edhe thelbin e kësaj lidhjeje me uniformitetin e të kuptuarit. Në këtë uniformitet kultura bëhet një tërësi komplekse që përfshin njohurinë, besimin, artin, moralin, ligjin, zakonin, dhe çdo aftësi dhe shprehi tjetër të fituar nga njeriu si anëtar i shoqërisë, të kësaj shoqërie që për autorin vjen nga veprat, nga faktet dhe jo thjesht nga propaganda. Duke u ndalur tek kritka letrare, marrja në konsideratë e mjaft veprave të disa autorëve (Besnik Mustafajit, Ahmet Prençit, Shefki Karadakut, Shpendi Topollajit, Shefqet Mekos etj) , Halil Rama, e bën të qartë këtë pohim se kultura është zotërimi i veçantë i njeriut. Kjo nënkuptohet në mjaft shkrime të avancuara në nivel, të vlerësuar nga të tjerët, ku ai e bën të qartë dhe madje mjaft të qartë këtë pikë duke e larguar tërësisht hendekun e madh të ndodhurës dhe të realizuarës.
Kultura, në tërësinë e këtij libri mbetet në thelb emri i të gjitha gjërave dhe ngjarjeve të veçanta për speciet njerëzore. Në mënyrë të veçantë, ndjejmë besime, zakone, objekte, shtizë, çekiç, daltë, e kështu me radhë – dhe teknikën copëtim e përpunim druri, jetë malësorësh dibranë, lojë me forma të ndryshme dhe shtizë, elemntë jete dhe zjarri jetik etj. Ky është ripunimi i kulluar narrativ dhe artistik i librave që autori ka marrë në konsideratë për kritikën e tij letrare dhe artistike, gjë të cilën tashmë e bën me efikasitet dhe cilësi të konsiderueshme Halil Rama “Mjeshtër i Madh”.