Hoxhë Kalla

Nga Shaqir Skarra

Edhe në ato vite kur veprimtaria e tij arriti kulmin e sot që ka më shumë se 80 vjet që ka vdekur, gjithmonë në popull është njohur si Hoxhë Kalla. Shumë pak e dinë emrin e tij të vërtetë. Emri i tij tek ne si nëpërmjet legjendës. Ai ishte dhe mbeti Hoxhë Kalla. Kanë shkruar për të shumë në Dibër si: Ismail Strazimi, Haki Stërmilli, Xhafer Martini, por përciptazi me emrin e njohur në popull si Hoxhë Kalla.…

Lexo më shumë

Hoxhë Bajram Buci (Mullà Bajrami), teologu, ideologu, luftëtari dhe martiri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Nga Qazim SHEHU

Të shkruash për paraardhësit e tu, edhe kur ata kanë qenë njerëz të zakonshëm, është obligim moral e shpirtëror, por të shkruash për ata paraardhës të cilët kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën e fisit, por në historinë kombëtare, ky është obligim mbi obligim, që kthehet në detyrë të shenjtë kombëtare, morale dhe njerëzore, sepse për figura të tilla të gjithë kemi nevojë të lexojmë e të dimë.…

Lexo më shumë

JAKUP CANI I SOFRAÇANIT 

Nga Azis Keta

Pak kohë më parë doli libri “JAKUP CANI I SOFRAÇANIT”,me autor Zabit LLESHI dhe botuar nga M&B.

Në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivin Qendror të Shtetit, po të pyesësh punonjëset e shërbimit, të tregojnë tavolinën e punës të Zabit Lleshit, ku salla e studimit është bërë për të shtëpia e tij e dytë. Duke qenë brenda profesionit të tij të ngushtë: histori- gjeografi, autori Zabit Lleshi, mbi 30 vjet mësues i kësaj fushe, disa vite drejtor i Muzeut në Dibër, i angazhuar gjithnjë me shkrime në shtyp dhe kumtesa në aktivitete të ndryshme, tek: “Jakup Cani i Sofraçanit”, ai vjen natyrshëm, me një cilësi thellësisht të re dhe një libër të mirëfilltë historie të paqortueshëm.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Shpëtim Hiqmet Bunguri

Me datë 9 maj 2021, rreth orës 18 sipas orës tonë, në një spital të New Yorkut, mbylli sytë përgjithnjë dhe fluturoi n’amshim, Shpëtimi ynë i shtrenjtë. Kishte shkuar në spital për një shqetësim lidhur me veshkat, dhe mjekët menjëherë e kishin hospitalizuar. Pas përmirësimit, kur të gjithë prisnin daljen e tij nga spitali, kishte pësuar një attack në zemër, që mjekët e kishin cilësuar si “arrest cardiac”.…

Lexo më shumë

Lamtumirë për Ilirian Strazimirin

Ndarja nga jeta e Ilirian Strazimirit ishte njw nga lajmet mw tw hidhura pwr komunitetin dibran nw Tiranw. Ikja e tij e parakohshme nga pandemia e covidit, e një prej përfaqësuesve më të nderuar dhe të një prej familjeve të spikatura të komunitetit dibran në Tiranë.
Iliri, siç njihej nga miqtë dhe kolegët e tij, vinte nga dy familje te nderuar të Dibrës së madhe, Strazimiri nga i ati dhe nga e ëma, familja Saraçi, të cilët emigruan pas eksodit masiv të muhaxhirëve dibran, si pasojë e agresionit dhe genocidit sllavo-malazes të fillim shek.…

Lexo më shumë

Dimensioni i dukshëm kulturor i një libri

Prof. dr. Fatmir Terziu

Kultura, në tërësinë e librit të 18-të të Halil Ramës mbetet në thelb emri i të gjitha gjërave dhe ngjarjeve të veçanta për speciet njerëzore

“Kultura tek prurja e re narrative e Halil Ramës, nuk ekziston vetëm në mendje, sipas atyre formave që dihen, apo dhe sipas tekstit të argumentuar në libër, ajo përbëhet nga gjëra dhe ngjarje të vëzhgueshme në botën e jashtme për të tjerët.…

Lexo më shumë

Udhëtim te Guva e Kojzakut

Nga Valdrin Vlesha

Në këtë shkëmb na paraqitën të skalitura, diku rreth 47 figura: 29 kryqe të thjeshta, 11 rozeta, 4 katrorë, një romb me figura të brendashkruara (e ngjashme me figure antropomorfe), si dhe dy figura të skematizuara.
Kjo Guvë, sipas prof. Adem Bungurit, përfaqëson një vend kulti pagan prehistorik të banorëve të kësaj zone. Rozetat simbolizojnë diellin, ndërsa kryqet yjet e kupolës qiellore.

Lexo më shumë

Guva e vizatuar e Reçit

Nga Prof. Adem Bunguri

Një faqe mjaft interesante e jetës kultike dhe shpirtërore të banorëve të epokës së bronzit, është përjetësuar në shkëmbin e Kojzakut, që ndodhet midis fshatrave Gjur-Reç, Tharkë dhe Arat e Poshtme të zonës së Reçit1. Në anën perëndimore të guvës, hapet një tarracë e gjërë, e përshtatshme për banim, e njohur me emrin “Kalishte”, ku ruhen gjurmët e një vendbanimi prehistorik dhe antik ose antik të vonë2.…

Lexo më shumë
1 2