Gratë shqiptare që mbledhin krom përballen me shfrytëzim

Vjollca Gjelleshi mbylli një kapitull të vështirë gjashtë vjet më parë kur vendosi ta ndërronte çekiçin e saj për një biznes të vogël në të cilin ajo shet këpucë të përdorura.
Gjelleshi kishte kaluar 14 vjet duke punuar në minierat e qytetit të saj të lindjes, Bulqizë, në verilindje të Shqipërisë, gjysmën e kësaj kohe duke ndarë kromin nga guri dhe duke e ngarkuar atë në kova.…

Lexo më shumë

Braktisja e Dibrës nuk duhet të ndodhë

Nga Bujar Karoshi

Është koha që banorët të bëhen bashkë jo vetëm për ta kundërshtuar, por edhe për të kërkuar më shumë investime në të gjitha fushat e ekonomisë, në mënyrë që edhe nëse vendoset të ndërtohet, banorët nuk duhet të shpërngulen. Ata duhet ta ringrenë jetën e tyre rreth asaj toke dhe në ato troje. Është koha të maksimalizojmë kërkesat dhe interesat tona, me qëllim që shpërngulja të mos ndodhë, për asnjë çmim.

Lexo më shumë

Rafting në Dri, një risi e turizmit në Dibër plot surpriza dhe adrenalinë

Djemtë e “Black Drin Adventure” ofrojnë edhe destinacione të tjera turistike në Dibër, që përfshijnë edhe udhëtime në mal, duke bërë të mundur vizita në më shumë se 23 vende turistike dhe më shumë se 34 destinacione.

Veprimtaritë me rafting në lumin Drin i Zi janë një mundësi e mirë për të mbështetur të rinjtë e Dibrës t’i përkushtohen dhe të shfrytëzojnë zhvillimin e qëndrueshëm që të ofron bukuria e zonës.

Lexo më shumë

Prezantohet nisma “Rruga Lidhja e Prizrenit”,

Rruga e Rinisë” shpejt do të tretet në fundin e ujërave të ujëmbledhësit të HC-Skavica, ndaj ne po kërkojmë ta ringjallim atë, si një rrugë të standardeve bashkëkohore, përmes projekt-idesë “Rruga Lidhja e Prizrenit.

“Rruga e Arbërit tashmë është realitet me dalje në Luginën e Drinit të Zi. Gjithashtu, Rruga e Kombit është një realitet tjetër në veri të Luginës së Drinit të Zi, ku bashkohen dy Drinat.

Lexo më shumë

Qeveria ecën përpara me projektin e Skavicës, firmos me ‘Bechtel’ fazën e parë të ndërtimit

Balluku: “Faza e parë përfshin kryesisht të gjithë punën përgatitore për sa i përket të gjitha studimeve që do të bëhen, duke nisur nga studimi ambiental, ai gjeologjik, ai teknik, social që është shumë i rëndësishëm dhe deri në përfundimin e kësaj faze, duke kaluar pastaj në fazën e dytë”.

Qeveria shqiptare ka nisur fazën e parë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, “një projekt me rëndësi të veçantë në sektorin elektro-energjetik shqiptar”, siç e konsideron ajo.…

Lexo më shumë

Kush ishte Sami Gonxhja, autori i muzikës “Marshi i djelmënisë dibrane”

Sami Gonxhe lindi në vitin 1893 në qytetin e Dibrës së Madhe. Babai tij, Hafëz Raif Gonxhja, ka qenë një hoxhë erudit, ndërsa nëna e tij, Habibja, ishte bijë e latifondistit Ismail Kurt Aga Dovolani (Dagleri).
Sami Gonxhja kreu në vitin 1910 shkollën e mesme të përgjithshme në qytetin e Manastirit. Ashtu si edhe babai i tij zotëronte plotësisht gjuhën turke, arabe dhe persiane.…

Lexo më shumë

Jeta dhe puna e familjes Keshi në Majtarë të Maqellarës, një shembull për të gjithë

Fisi Keshi në Majtarë është nga më të mëdhenjtë e këtij fshati. Ata kanë qenë historikisht të lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë, duke fituar admirimin dhe respektin e shokëve e miqve. Por, jo vetëm kaq, por të paktën tre drejtorë shkollash janë prej këtij fisi, pa përmendur mësues të shumtë, në degë të ndryshme të dijes e shkencës. Ndoshta do të shkruajmë më shumë për këto gjëra, kur të mendohet një historik për fisin, apo fshatin e sot do të ndalemi te njëra nga këto familje.…

Lexo më shumë

“Vera në Dibër”, veprimtari që synojnë të mbajnë gjallë dashurinë për vendin

Pas një viti të mbyllur tërësisht për dibranët jashtë Dibrës së Madhe, ky vit pritet të ketë një rikthim të tyre në vendlindje, pas lehtësimit të masave anti-covid.
Me këtë rast, Shoqata Atdhetare “Dibra” në New York, në bashkëpunim me Komunën Dibër e Madhe dhe Klubin Bjeshktar & Çiklist “Dibra”, kanë hartuar një kalendar veprimtarishë të përbashkëta gjatë sezonit veror 2021.…

Lexo më shumë

Resorti “Beça” në Podgorcë, një biznes që rritet pak nga pak në shërbim të turizmit

Shaban Beça nga Potgorca, buzë Drinit, gati po mbush 70 vjet, ku 50 prej tyre i ka punë. Kështu ishte gjithë jeta e tij, energjike, e vrullshme, dinamike, si një përrua malor, i mbushur plot nga reshjet pranverore.
Në vitin e largët 1972 mbaroi teknikumin e minierave, por nuk rendi në kërkim mineralesh. Arsye të ndryshme e detyruan të shkojë pranë familjes dhe punoi për një dekadë në S.M.T…

Lexo më shumë

Mendja dhe dora e dibranit gjallonte në çdo lëndinë…

Më 21.06.2021, për arsye pune, udhëtova për herë të parë për në Dibër e ky ishte një udhëtim që me të vërtetë e hetova vetëm në vend, që u kishte munguar udhëtimeve të mia nëpër atdhe.
Pavarësisht shokëve dhe miqve të shumtë që i kam nga Dibra, nga dje e pashë se prej tyre nuk kisha pasë marrë asnjë gjë prej gjërave, për ta krijuar përshtypjen time të konsoliduar, sikurse e krijova në një ditë udhëtimi për në atë qytet, i cili dukej që nuk ishte lëshuar dore, por e ruante finesën e vet të patjetërsuar e të “pakaçumitur” nga kaçubeti i tranzicionit shqiptar.…

Lexo më shumë
1 2 3