“Mjeshtër i madh”, titull i merituar për Muharrem Gjokën

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”, zotin Muharrem Gjoka, president i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”. Vetë motivacioni që mban dekorata: “Në vlerësim të veprimtarisë dhe mbështetjes së shumanshme në lartësimin e kulturës kombëtare, vlerave atdhetare, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare, veçanërisht asaj dibrane, si dhe të kontributit të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e vendit”, është vlerësimi më objektiv i rolit të këtij personaliteti dibran.…

Lexo më shumë

Personaliteti i Hafiz Xhemal Mullait

Është e bukur që në këto ditë aktiviteti përkujtimor të kujtosh ato vite të bukura mësimi plot nostalgji me mësuesin e nderuar të Kuranit Hafiz Xhemalin. Në vitet e shkollimit në Medresenëë e Tiranës, orët e mësimit më mbresëlënëse ishin ato me mësues Hafiz Xhemal Mullai. Momentet mësimore që kalova më të, kanë qenë e kanë mbetur vazhdimisht pjesë e jetës time, kuptimi i punës dhe i ndjesive të mia, që edhe sot i kujtoj me dashuri, mallëngjim e respekt.…

Lexo më shumë

Hysen Kuka, biri i rrallë i Rremullit të Matit

 

Hysen Kuka është bir i Rremullit të Matit, i njohur për cilësitë tipike të malësorit të kësaj zone me emër, që manifestohen te shpirt-liria, dituria, thjeshtësia, krenaria për gjurmët e djersës së punës, për familjen fisin, për vendlindjen e tij.
Ai u lind më 9 korrik 1942 në Rremull. U edukua nga prindër atdhetarë, pa harruar traditën e fisit që e mëkojmë me bujarinë e shpirtbardhësinë.…

Lexo më shumë

Selim Çerpja vjen me Gonxhe në muzg

Këto ditë sapo doli nga botimi libri me poezi “Gonxhe në muzg”, i autorit Selim Çerpja. Në 76 poezi të këtij vëllimi poetik trajtohen tema të larmishme e në veçanti tema të ditës, fenomene të shoqërisë së sotme. Poezia e tij lexohet rrjedhshëm, ka gjetje artistike, ka muzikalitet me rimë të zgjedhur që tingëllon bukur. Një veçanti e kësaj përmbledhje me poezi është këndvështrimi i autorit mjaft origjinal të ngjarjeve e fenomeneve të jetës së përditshme.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Qemal Kërkuti, mësues i mijëra nxënësve

Qemal Kërkuti u nda nga jeta më 17 qershor 2021. Qemali u nda nga familja, djemtë dhe vajzat dhe nipërit e mbesat, nga miqtë e shokët e tij duke lënë në dëshpërim të thellë gjithë ata që kanë jetuar dhe punuar me të.
Qemal Etem Kërkuti ka qenë mësues nga brezi i vjetër që ka lënë gjurmë në arsim në zonën e Maqellarës, për cilësitë e tij të larta si edukator dhe drejtues i aftë, që për 41 vjet la gjurmë të thella në brezat e nxënësve të tij.…

Lexo më shumë
1 2